l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

E shpallur zyrtarisht më 17 shkurt 2008, pavarësia e Kosovës është tashmë një realitet i pakthyeshëm
Pavarësia e Kosovës, realitet që s’mund të zhbëhet


Bashkim Hisari

Pavarësia e Kosovës e shpallur zyrtarisht më 17 shkurt 2008 është tashmë një realitet i pakthyeshëm që kurrësesi nuk mund të zhbëhet. Kosova-shtet i pavarur dhe sovran është njohur tashmë ndërkombëtarisht nga SHBA e shumica e vendeve të BE-së. (Deri më 4 shtator 2020, Republika e Kosovës është njohur formalisht prej 116 shtetesh nga 193 shtete anëtare të OKB-së dhe 3 shtete që nuk janë anëtare të OKB. Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian gjithashtu e kanë njohur Kosovën: 23 nga 28).
Po ashtu ajo është njohur edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, me vendimin e saj të datës 22 korrik 2010.
Një dekadë pas këtij vendimi besohej se negociatat Kosovë-Serbi nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian për arritjen e marrëveshjës ligjërishtë të obligueshme do të merrnin formën e duhur. Megjithatë, ato nuk sollën rezultate konkrete të pritura ndonëse ky process, tashmë dy dekada është temë dominuese politike me të cilën po mirret jo vetëm Kosova. Në negociata po mungon vullneti politik për zgjidhje. Në vitin 2021, pati vetëm dy takime të nivelit të lartë në Bruksel.
Procesi i negociatave ka filluar më 8 mars 2011. Që nga fillimi kuptimi dhe forma e këtij procesi ka pësuar ndryshime. Fillimisht quhej dialog teknik e pastaj dialog politik për normalizimin e marrëdhënieve. Gjatë dhjetë viteve të negociatave, të dyja palët, nënshkruan në Bruksel mbi 50 dokumente të ndryshme dhe janë arritur dhjetra marrëveshje. Nuk mund të thuhet se negociatat po zhvillohen në mënyrë transparente dhe në drejtimin e dëshiruar. Më lehtë mund të konkludohet se ato sollën plot sfida të ndërlikuara. Palët vazhdojnë të qëndrojnë në pozita diametralisht të kundërta, po shfaqen polarizime, tensione, kryeneçësi që po krijojnë gjëme të reja dhe nuk po premtojnë zgjidhje. Nuk po promovojnë bashkëpunim siç duhet, përmirësimin e mirëqenjes së qytetarëve, lirinë e lëvizjës së tyre dhe nuk po ndihmojnë të dyja vendet të arrijnë progres në rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane.
Kur vështrohet se si po zhvillohen, ato na përkujtojnë fabulën e Ezopit për dy dhi, që përplasen cila do të hapë udhën dhe të kaloj më pare.
Autoritetet në Serbi nuk tregojnë vullnet, gatishmëri dhe refuzojnë ta njohin Kosovën si shtet. Nuk japin asnjë shenjë për njohjen e pavarësisë. Përkundrazi, Kosovën e trajtojnë si provincën e tyre jugore. Në preambullën e Kushtetutës aktuale të Serbisë, miratuar në vitin 2006, shkruan: “Kosova është pjesë e Serbisë”. Duke paraqitur koncepte politike nën furinë e pasioneve të sjelljeve dhe veprimeve arrogante e nacionaliste me nënçmime e kërcnime, përfshirë edhe provokimet me grumbullimin e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare në kufi me Kosovën, serbët trazojnë sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, bashk me ekspeditën e tij, në vazhdimësi manipulojnë me qytetarët, sidomos me serbët në veri të Kosovës me premtime për Serbinë e Madhe dhe Kosovën nën Serbi.
Ekstremistët serbë këndojnë këngë të vjetra me nota trishtuese, duke përdorur propagandën ndezëse demagogjike me teza fashizoide e çetnike që nxisin plot urretje, trillime dhe tone nënçmuese, fyese e kërcnuese për shqiptarët. Mohojnë krimet e forcave të Serbisë gjatë luftës në Kosovë dhe rehabilitojnë kriminelët nga radhët e forcave ushtarake policore serbe të cilët janë përgjegjës për vrasjet e mbi 13.500 personave, fëmijëve, grave e pleqëve. Në luftën e fundit në qytete e fshatra në Kosovë, janë kryer rreth 400 masakra. Për afro 1.600 persona ende nuk dihet asgjë.
Megjithatë, pala serebe po normalizonë retorikën ekstreme, shpesh ngjajshëm edhe me atë të Hitlerit i cili gjatë sundimit të tij në Gjermani, shpikte emërtime, shqiptonte fjali artificiale dhe deklarata të ndryshme hipokrite. Këtë politikë, ata po e zbatojnë jo vetëm ndaj shqipëtarëve në Kosovë. Ditë më pare, në qytetin shumëkombësh në kufi me Bosnjë Hercegovinë, Priboj, anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë kënduan këngë ultra-nacionaliste duke i bërë lavde gjenocidit të Srebrenicës, shkatërrimit të Novi Pazarit e Vukovarit dhe bënë thirrje për krime të reja ndaj minoriteteve pakicë në Serbi. Më 11 korrik 1995, në Srebrenicë, ushtarët serbë vranë më shumë se 8.100 myslimanë boshnjakë - kryesisht meshkuj. Për gjenocidin në Srebrenicë, Gjykata Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavinë ka shqiptuar dënim me burg të përjetshëm për ish-komandantin serb Ratko Mladiq.


Pas përfundimit të luftës së fundit, për krime lufte në Kosovë, nga gjyqësori vendor, janë akuzuar 116 persona dhe janë dënuar 40 prej tyre. Në vitin 2015, u krijua Departamenti për krimet e luftës në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës me seli në Hagë. Deri tash, Prokuroria e speciales ka ngritur akuza ndaj ish krerëve të UÇK-së, ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, pastaj ndaj ish ushtarit të UÇK-së, Sali Mustafa dhe dy udhëheqësve të shoqatave të dala nga Lufta, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Ndonëse kanë kaluar më shumë se dy dekada nga përfundimi i luftës, Serbia ende nuk ka bërë pothuaj asgjë për identifikimin dhe denimin e kriminelëve për krimet që kanë bërë gjatë luftës në Kosovë. Serbia, nuk i dorëzon kriminelët e luftës dhe, luftën e drejtë të UÇK-s e paraqet në mënyrë të shtrembëruar, Në Serbi janë gjykuar vetëm 17 persona, prej tyre, dy janë shqiptarë. Për krime lufte në Kosovë, janë mbajtur edhe dy procese gjyqësore në Mal të Zi dhe është dënuar një malazez. Në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-jugosllavinë në Hagë, janë dënuar vetëm gjashtë serbë për krime, të cilët kanë pasur pozitat e eprorëve ushtarakë dhe politikë.
Vazhdimi i negociatave, krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe arritja e marrëveshjës gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative që duhet të rezultoj me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, janë sfida në vete për të dy palët në negociata.
Marrëveshja për asociacionin e komunave me shumicë serbe e arritur me 25 gusht 2015 shënon kulmin e mosmarrëveshjeve dhe vazhdonë të jetë temë e hapur në negociata. Parimet e Përgjithshme për krijimin e asociacionit, kanë sjellë shumë kundërthënie. Asociacioni duhej të ishte instrument për integrimin e serbëve të veriut në jurikdisionin e Kosovës dhe të mundëson normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. Mirëpo, ajo në praktikë u shndërrua në një çështje të komplikuar. Subjektet kosovare e refuzojnë Asociacionin të këtij lloji. Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjykoi se asociacioni është në kundërshtim me frymën e Kushtetutës dhe qeveria po hezitonë zbatimin e saj. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thekson se nuk mund të ketë asociacion mbi baza etnike sepse, rrezikon bosnjëzimin e Kosovës dhe negocimin me Serbinë. Shumica e qyteraëve të Kosovës vlersojnë se Kushtetuta e Kosovës ofronë mbrojtje të mjaftueshme për komunitetin serb, ndaj asociacionin e shohin si krijim të një niveli të tretë të qeverisjes, etnikisht homogjen që është i panevojshëm, kundërkushtetues dhe një rrezik që cenon shtetësinë dhe sovranitetin e Kosovës dhe që do të pengojë integrimin e serbëve në Kosovë.
Në anën tjetër serbët e Kosovës të cilët më së paku janë të përfshirë në procesin e negociatave, e konsiderojnë të papranueshëm integrimin e tyre në kuadër të ligjeve të Kosovës. Brengosen se me formimin e asociacionit, Beogradi, do t’i braktisë ata, do të shuhen strukturat paralele, do të humbin kompetencat financiare nga Serbia dhe do të rrezikohet identiteti i tyre në Kosovë.
Marrëveshja gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative ndërmjet dy shteteve që mund të zgjidhin çështjet e hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do të finalizohej me njohje e ndërsjellët nuk ka vdekur por po vonohet në lindje.


Në Luftën e Dytë Botërore, njësitet e UNÇ të Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit me afro 53.000 ushtarë të sistemuar në 9 brigada, u rreshtuan në anën e luftës antifashiste. Bashkë me luftëtarët nga Shqipëria çliruan vendin. Organizuan Konferencën e Bujanit dhe morrën vendime politike për të drejtën e popullit shqiptar për vetëvendosje dhe bashkim kombëtar, bashkimin me Shqiprinë. Kosova u bë subjekt i së drejtës ndërkombëtare dhe kështu, u vendosën bazat e pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Jugosllavia nuk zbatoi obligimin ndërkombëtar.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, bashkë me rezistencën e popullit dhe aleatët e mëdhenj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, çliruan vendin nga Serbia dhe mundësuan që Kuvendi i Kosovës, njëzëri të shpallë Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.
Padyshim, Kosova me tërë kapacitetet e saja duhet të vazhdoj dhe të zhvilloj një politik më proaktive në negociatat me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve bileterale për arritjen e marrëveshjeve finale që është me rëndësi të veçant për sigurimin e paqës dhe stabilitetit afatëgjatë në rajon.



 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes