l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

PERSONAZH
KUSH ISHTE ATDHETARI HAXHI RRUSTË KABASHI

Xhemal Meçi
Studiues &Mjeshtër i Madh

(vijon nga nr. i kaluar)

Banorët e rinj, kabashët, për ta ndjerë vetën më të fortë, duke u siguruar nga një djalëri më e shumtë e më e gatshme për vetmbrojtje vendore, filluan të pranonin edhe fise të vogla “të mbështetë”, si: QERRET, Dakaj (dakajt fis i fortë e mirënjohës, u shumua sa mori përmasat e një fshati, duke zënë verilindjen e Korishës), Kukaj (kukajt mundet dajtë e Rrustë Kabashit); Qerret, “Bopaj”. Bopaj, duket se u quajtën haxhirrustajt për nofkë, nga që u bënë të fortë me Haxhi Rrustë Kabashin, sado që Haxhirrustajt qen paraqitë me emrin Hasanali. Hasan Alia ishte babëgjyshi i Rrustem Rexhep Balë Hasan Alisë, po me Rrustë Kabashin u bënë të njohur si Haxhirrustaj; por Haxhi Rrusta si vetë si edhe pasardhësit e Tij u treguan gjithnjë dashamirës e të mirëkuptueshëm me të gjithë Kabashasit, të nisur nga fjala e urtë: “ Trimi i mirë me shokë shumë!” Prandaj Kabashi i përgjigjej në çdo kushtrim. Dhe bashkë me te edhe gjithë Përdrina.Tani lind pyetja se nga erdhi aty Rrustem Kabashi, nga ishte vendlindja dhe Vëllazëria e Tij?
Në Pukë, në lagjen Laçaj thuhet ( sidomos Kapllan Ismail Laçi, njohës i mirë i Traditave të Laçajve deri edhe i mbarë Pukës katund, se Haxhi Rrustë Kabashi është Laçaj,me origjinë si edhe ata vetë laçajt, prej vëllazërisë së mirënjohur lushaj, të Lush Lekës së Kabashit. Lushajt ishin në qendër të Kabashit, në dy anët e udhëpukë me një gjatësi mbi 500 m. deri te abacia e Shën Palit mbi Gominë. Pjesa e tyre qendërore formonte një hapësirë që njhet me emrin Lamlushaj, në jug të këtij Lami ishte kisha e Shën Gjonit; kurse aty rreth 300 vjet më parë, më në jugperëndim u ndërtua Xhamia e Kabashit. Rapsodi Prendush Gega,”Artist i Merituar”u ka thurë vargje këtyre dy institucioneve fetare për harmonin shembullore mes komuniteve të tyre fetare: ” Ti n’ Kabash ndoj herë je kanë./ A ke pa ni xhami n’ Lamë?!/ Derë për derë kishë e xhami!/ Turk ( myslimanë) e t’ kshtenë ishin kojshi!” NË mes të Xhamisë e Kishës, Lamlushaj bëheshin kuvendet e shtatëbajrakëve të Pukës dhe Panairi Pranveror i Kabashit , të dielën, një javë para Pashkëve Katolike. Por për Lamlushaj thuhej se aty “ kishin pjesë Dardhçorë e Gazullorë “ si të fisit Kabash. Dihet se Dardha, është katund në verilindje të rrethit të Pukës, krenare që është fis kabashi. Po kështu edhe Gazullorët e Kahnjetit, siç e thonë ata vetë “ janë me origjinë prej fisit kabash të Pukës”. Në Kashnjet shtrihen në dy lagje me emrin: Gjazuj(Gazujt) e Epërm dhe Gjazujt e Poshtëm. Po kështu, edhe dom Nikollë Gazulli shprehet: “Ne gazullorët jemi fis Kabashi”.
Si dardhëçorët, si gazullorët kudo u treguan trima, punëtorë, aq sa Gazullorët e dubrovnikut rreth vitit 1300 morën famë me Gjon Gazullin akademik, sa Mbreti i hungarisë , Matias, e kërkoi për rektor Universiteti në Budapest. Këtij Geni i përkisnin edhe Laçajt me Ismail Laçin e Parë, në një familje të madhe e të fuqishme, që ju bë krah në Pukë Bushatlive aq sa Ismail Laçin e I e emëruan Kajmekam në Kaçanikun problematik, ku I. Laçi tregoi aftësi e zotësi me vendasit duke e kthyer Luginën e Kaçanikut në një udhë të qetë e të sigurtë për udhëtarë, e karvaneve me tregtarë dhe ushtarë. Për këto suksese e lanë me miratimin e tij 12 vjet kajmekam.
Lushajt, që u islamizuen u pranuan prej dizdarit të Pukës në lagjen Laçaj, përballë Qytezës Dukagjini, ku Ai sundonte, që t’i kishte krah. Një prej këtyre si Ismail Isuf Laçi i parë ishte edhe Rrustë Rexhep Balë Hasan Alia, prandaj i quanin HASANALI. Nëna e Tij qe bijë e Isuf Kukës së parë, një familje edhe kjo e varfër. Po edhe në Laçaj toka ishte e pakët dhe pylli i largët, kështu, Rrusta vendosi të largohej familjarisht në Kosovë te “vllaznit” e Tij kabashës. Si njeri praktik dhe punëtor i hyri dëshira për ta shfrytëzuar lumin plot ujë verë e dimër të Malit Iliaz aga, duke e kthyer atë lumë në burim pasurish. Mbi te ndërtoi tre mullinj me ujem 24 orë, me mullixhinj të zot të punës e besnikë. Kështu pasuria e tij erdh në rritje, aq sa bleu edhe troje në qytetin e Prizrenit, gjë për të cilën krenohen edhe sot trashëgimtarët e Tij, ndër ta edhe i nderuari Ferit Kabashi,i cili Shprehet: “ Haxhi Rrustë Kabashi la aq pasuri dhe emër të mirë, sa i gëzojmë edhe ne sot!” Por Rrusta, i mësuar me veqerisjen vendore në Malet e Dukagjinit (në Pukë) nuk e duronte dot shtypjen e shfrytëzimin e vendosur në fushë e qytete, prandaj filloi të rebelohej kundër sundimtarëve osmanë dhe të përkrahte revoltat e kundërshtimet e Përdrinës, aq sa qeveritarët osmanë të Prizrenit kërkuan internimin e Rrustës. As internimet dhe burgosjet ( katër herë i internuar dhe 4 herë i burgosur, nuk e bënë dot zap. Krijimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 1878 e priti me entuziazëm, duke u vënë me tërë djelmninë e Kabashit në mbrotje të Saj. Shpërndarjen e dhunëshme të LIDHJES prej ushtrisë Osmane me vendim të Kongresit famkeq të Berlinit Rrusta me djelmninë e kabashit e priti me rezistencë të armatosur, siç e tregojnë vargjet e këngës përkatëse: “ Sulejmani (S.Vokshi) hypi n’ thep,/ bash si zana po pisket:/ Bini ju Kabash, hej Burra!/ Bini n’thika e n’ kacaturra!”...
Në vazhdim nuk pushuan përndjekjet ndaj Tij, sa u detyrua të vinte në Kryezi, Pukë, ku u prit bujarisht bashkë me pasuesit e Tij në kullën e Mustafë Agë Kryeziut. Si pushoi ca ditë i kërkoi ta përcillte në Laçaj te “të kushrijtë “ e Tij. Mustafë Aga iu përgjegj se: “Në Laçaj nuk mund t’ju çoj, sepse laçajt i kanë kullat fare afer hyqymetit dhe sado kushërijt e tu nuk të lëshojnë pa u shkri krejt, po nuk do të jesh i sigurtë, kurse te kulla ime ke siguri se e kemi malin afër, prej malit dalim në Kunorë Dardhë dhe zbresim në Vadardhë e në Gjakovë a ku don ti.” Sa po u kthye në Kabash, i vunë rrethim të fortë me xhandarmëri të shumtë sa arritën ta kapnin në befasi dhe ta internonin më 1902 në Brusë të Anadollit me tërë familjen e tij. Veç djali i madh, Ademi, i cili kishte krijuar familje më veti, mblodhi afro 800 luftëtarë nga Luma e viset përreth dhe hyri në Prizren, të cilin e futi në një rrethim të fortë, duke zënë pikat kyçe të qytetit. Qeveritarëve osmanë të Prizrenit, u kërkoi lirimin e Rrustës me gjithë familje. Duke e ndjerë veten të pafuqishëm për ballë rrezikut në rritje ndërhynë në Stambollë që t’i lirojnë familëjart bashkë me Rrutë Kabashin. Po ndaj Rrustës, për ta mbajtur sa ma larg politikës antiosmane, e çuan në Mekëgjoja për haxhillek. Rrusta me t’ u kthyer në Prizren përgatiti më 1905 një kryengritje pro amnistisë për lirimin e të dënuarve për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Kryngritja mori përmasa të mëdha deri në Qafë Mali të Pukës në sajë të pjesëmarrjes edhe të Mustafë Agë Kryeziut, prandaj Sulltani dekretoi amnistinë e kërkuar.
Përfundimisht del se Kabashi i Prizrenit është vazhdues i Kabashit të Pukës, ashtu si edhe Haxhi Rrustem Kabashi është një i tillë me prejardhje nga Vëllezëria e Laçajve të Lushajve të Kabashit, duke shprehur gjithë jetën genin vital atdhetar të paraardhësve të Tij bashkë me viset Kosovare. .

SQARIM: Në nr e kaluar të gazetës “Veterani (Nr.5 -407- Maj 2022), faqe 11, kolona e tretë, rreshti i dytë e në vazhdim, duhen lexuar: (brezi) V.Ademi, 1870; VI,Sadriu, 1840; VII.Ademi, 1810; VIII. Sadriu, 1780; IX. Salihi, 1750; X.Ahmeti 1720; XI.Hadri, 1690.
Autori kërkon falje për gabimet e mëparshme.

 

 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes