l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

in memoriam
SULEJMAN ISLAM SALLA-TRIMI QË
RA NË FUSHËBETEJË PËR SHKODRËN

Prof. Asoc. Dr. Zaho GOLEMI

Gjaku i dëshmorëve skaliti lirinë dhe shkroi epope lavdie në Shkodër

Nga Pajova e Peqinit janë tre emra “Sulejman Salla”, emra të njohur që përfaqësojnë tre epoka. Sulejman Islam Salla i parë (1880-1913) ishte dëshmori i parë i oxhakut Salla nga Pajova e Peqinit, që e lau me gjak mbrojtjen e tokës shqiptare në Shkodër në pranverën e vitit 1913. Sulejman Musa Salla i dytë (1820-1944) ishte dëshmori i dytë i oxhakut Salla në Pajovë të Peqinit, që shkroi epope lavdie gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ai ishte nipi i dëshmorit Sulejman Islam Salla që ra për lirinë e Shqipërisë në vitin 1944 (shpallur me titullin e lartë “Dëshmor i Atdheut” me Vendim nr. 34 datë 06.09.1996 të Komisionit Qendror të statusit “Dëshmor i Atdheut” (sipas librit “Dëshmorët e Atdheut” publikuar nga Ministria e Mbrojtjes në kuadrin e 100 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar (2012). Ndërkohë që në jetë si misionar i mbrojtjes së gjakut të dëshmorëve është Sulejman Salla i tretë, kryetari i Organizatës së Dëshmorëve të Peqinit. Një emër i madh në breza e epoka që trashëgoojnë historinë dhe traditën luftarake të shqiptareve, një emër tre epope, që dinë të luftojnë të flijohen për atdhe dhe të mbrpojnë të shkuarën e lavdishme të shqiptarëve. Trimëritë dhe heroizmat që shkruan bijtë e Pajovës e Peqinit bashkë me bijtë e tjerë të Shqipërisë në Shkodër, në Janinë dhe në tërë kufirin administrativ shqiptar janë dëshmi e mbrojtjes së shqiptarizmiës, të mbrojtjes së trashëgimisë së truallit shqiptar, të mbrojtjes së amanetit të të parëve si dhe e trashëgimisë shqiptare. Epopetë, luftrat, trimëritë në roje të truallit arbëror të Shkodrës sonë është skalitur në kujtesën dhe memorien historike të shqiptarëve, janë shkruar në këngë dhe rrënjët i kanë thellë në historinë e mbijetesës shqiptare. Sulejman Islam Salla ishte lindur në pranverë të vitit 1880 në një ambjent të njohur atdhetar në një familje të thjeshtë të Bishqemit në Pajovë të Peqinit. Që në vegjëli u edukua me traditat më të mira të atdhetarisë dhe punës së ndershme. Familja e babait të tij Islamit gëzonte respektin e njerëzve të thjeshtë për traditat, trimërinë dhe punën e ndershme. Një dokument të trashëgimisë kulturore të Elbasanit (i datës 7.10.2005), thuhet që “..në dokumentacionin e dorëzuar si objekt të trashëgimisë kulturore e muzeale, figuron që Sulejman Islam Salla nga Bishqemi i Pajovës së Peqinit është vrarë në Shkodër në vitin 1913”. Këto të dhëna janë marrë nga Fondi dokumentar nr.02, viti i ngjarjeve 1913, në Arkivin e Elbasanit. Fondet dokumentare të Trashëgimisë kulturore të Prefekturës/Bashkisë së Elbasanit. Trimi nga Pajova e Peqinit, Sulejman Islam Salla nuk mundi të kthehej në Pajovën e tij të dashur, sepse gjakun e derdhi në luftë për mbrojtjen e Shkodrës. Biri i tij Musai u rrit pa baba por me nderin dhe krenarinë e babait e jetoi jetën denjësisht. Musai u martua me Hamidenë dhe ëndërrën e të atit që të kishte shumë fëmijë e plotësoi duke sjellë në jetë pesë djem: Sulejmanin, Tasimin, Ismailin, Sabriun, Nazmiun si dhe dy vajzat Zaje dhe Leje Musa Salla, që të gjithë të rritur denjësisht e me punë të ndershme që në radhë të parë kishin mbrojtjen e gjakut dhe krenarisë familjare e krahinore. Gjatë LANÇ-it familja Salla u lidh tërësisht me forcat antifashiste dhe po gjatë kësaj lufte që është krenari e shqiptarëve kemi edhe një dëshmor tjetër Sulejman Musa Salla i dytë (1820-1944) dëshmori i dytë i oxhakut Salla në Pajovë të Peqinit, dëshmor i luftës së madhe Antifashiste Çlirimtare të shqiptarëve. Edhe pse kanë kaluar 110 vite nga ngjarja madhore e luftimeve për mbrojtjen e Shkodrës, historia dhe kujtesa popullore nuk harron të kujtojë, nderojë e respektojë bijtë e vet, të atyre trimave që jetën e bënë fli për lirinë e kombit shqiptar. Njeri prej tyre është padyshim Sulejman Islam Salla që ra heroikisht për të mos u harruar kurrë. Me plotësimin e boshllëkut legjislativ, me daljen e lidhit ligjit nr. 109/2018, “Për statusin e Dëshmorit të Atdheut”, nenit 5, “Kriteret për shpalljen ose njohjen e statusit “Dëshmor i atdheut”, pika “b” që thotë: “Dëshmorë të Atdheut shpallen: “shtetasit shqiptarë e të huaj, të cilët kanë rënë në luftë për mbrojtjen e integritetit territorial, të lirisë e pavarësisë së Shqipërisë, si dhe për arsye të kundërshtimit të pushtimit të trojeve shqiptare nga ushtritë e huaja dhe të qëllimeve shoviniste të tyre, nga data 28 nëntor 1912 deri më 7 prill 1939”.

Bijtë e Peqinit, Elbasanit, Gramshit që ranë në
Shkodër u trupëzuan
përjetë me lirinë

Luftëtarë redifë peqinas, elbasanas, gramshiotë, librazhdas etj., që luftuan trimërisht në Shkodër ishin të shumtë si: Sulejman Islam Salla (1880-1913), Ali Ahmet Peti (1886 Asqok Pajovë- vrarë 1913 në Shkodër). Lista e taborit sipas Genc Gripshi tek “Histori e Peqinit” ka cituar luftëtarët Xhafer Çeka, Muharrem Spahiu, Arif Sufali, Faik Dehima, Hamdi Gripshi, Riza Çeka, Osman Çanaku, Ali Tolli, Dyl Hasa, Seit Belba, Ali Lleshi, Jaho Bici, Misir Xhaja... të evidetuar 84 luftëtarë nga rreth 400 luftëtarë, por që nuk duhet harruar se rreth 20-25% e tyre ranë në fushëbetejë sikurse ra edhe Sulejman Islam Salla nga Pajova e Peqinit.
Populli i përjetësoi në këngë dëshmorin Sulejman Salla: “Nonës haber i kallxuan,/Biri ty t’ka nderur,/Jetën e dha për Atdhe,/për mbrojt Shkodrën si me le,/Sul Islami djal i ri”. Luftëtarët e Peqinit u aktivizuan fillimisht me taburin/batalionin e kapiten Ismail Kadiu, ndërkohë që vepronin dhe çetat, ku të gjithë bashkë shkruan faqe heroizmi, treguan guxim e atdhetari të lartë.
Ishin ata që gatuan “brumin” atdhetar të vijimësisë, u zprovuan në sfidën e madhe të betejave në Shkodër, Tarabosh e në Malsinë e Madhe, treguan vitalitet dhe energji, ndalën pushtimin, deri sa Shkodra ra me tradhëti se nuk kishte asnjë lloj mënyre tjetër të mundshme të rënies, por Fuqitë e Mëdha i detyruan Malazezët që të tërhiqeshin jashtë kufirit shqiptar.
“Lufta për Shkodrën” sipas kujtimeve të Edit Durhamit zonjës së famshme angleze është padyshim një nga librat më të vyer për shqiptarët dhe jo vetëm.
Shenjtëria e mbrojtjes së truallit arbëror bëri që të shkruhej faqe heroizmi në rajonet Shtoj, Bardhaj, Berdicë, Tarabosh, Tepe, Zalli i Kirit dhe në mjaft rajione të tjera nga ana e redifëve dhe vullnetarëve të ardhur nga Peqini, Kavaja, Elbasani, Gramshi, mbarë shqiptaria. Roli i Hasan Riza Pasha ishte deciziv, kur thoshte: “Tashmë Shkodra është një qytet shqiptar që nuk mund të marrë urdhra nga një komandë osmane dhe se qyteti dëshiron të mbrojë pavarësinë e vet, kundër malazezëve”. Shkodra mbrohej nën flamurin e saj shqiptar të Ismail Qemalit. Pashai osman deklaronte: “Shkodra mund të rezistojë edhe për gjashtë muaj të tjerë”. Por gjithçka llogaritej. Vrasja me tradhëti e Hasan Riza Pashës në derën e shtëpisë ishte një tradhëti e pastër, sepse ishte oficeri i kompletuar, inteligjent, komandant i madh i shtabit osman, që e deshi Shqipërinë dhe flamurin e saj deri në frymën e fundit prandaj është dhe dëshmor për Shqipërinë. Para se të ndërronte jetë, u tha oficerëve: “Betohuni se do ta ruani Shkodrën deri në vdekje”. Ministri i Luftës, Mehmet Dërralla për vrasjen e Hasan Riza Pashës tha: “..na e vranë në të pabesë një hero të madh, njeri akademik ushtarak që luftoi për shqiptarët në momentet më kritike”.
Më 2.2.1913, Krajl Nikolla, kërkoi armëpushim, edhe pse lufta e Malit të Zi dhe Serbisë mbi Berdicë dhe Bardhaj, përfundoi në kasaphanë, duke lënë në fushën e betejës mbi 2500 ushtarë.
Më 10.4.1913, kryeministri serb Pashiç urdhëroi forcat serbe të linin rrethimin e Shkodrës. Pas 6 muajsh të një mbrojtjeje heroike të Shkodrës, u tha se “mbaruan ushqimet!” për forcat osmane dhe popullsinë civile, Esat Pasha i kërkoi komandës malazeze për të vendosur kushtet e dorëzimit të kalasë.
Më 23.4.1913, ai nënshkroi marrëveshjen e dorëzimit të Shkodrës, me tradhëti pa marrë parasysh faktorin ushtarak të qëndresës, sepse Mali i Zi e kishte të pamundur pushtimin me armë të Shkodrës përballë shqiptarëve dhe osmanëve superiorë në qëndresën historike, që i mundën armiqtë e tyre, duke lënë mijëra të vrarë në fushëbetejë, një fakt i pranuar dhe nga serbo-malazezët, Shkodranët nuk pranuan që të dorëzohej qyteti i tyre, edhe pse dorëzimi u pasua me rimarrjen e tij.
Gjaku i Sulejman Sallës dhe të rënëve të tjerë shpëtuan Shkodrën dhe bijëve që bien në fushëbetejë në bazë të ligjit nr. 109/2018, “Për statusin e Dëshmorit të Atdheut” nderohen me titullin e lartë “Dëshmorë të Atdheut”.


 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes