l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

HOMAZH
LAMTUMIRË SHEVQET VOKSHI!

Nga Bashkim Hisari

U nda nga jeta në moshën 78 vjeçare, anëtar i Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (OVLANÇ) të Kosovës, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-s) dhe qëndrestar i burgjeve Serbe Shefqet Vokshi.


Ai u varros në varrezat e qytetit të Gjakovës. Për të nderuar personalitetin dhe kontributin e veprimtarit Shefqet Vokshi si dhe familjen e tij patriotike që kontribuan me shekuj në çdo etapë të zhvillimit të vendit, morrën pjesë shumë qytetar të Gjakovës dhe nga të gjitha qytetet e Kosovës të cilët vendosën kurora me lule mbi varrin e tij.
Jeta e Shefqet Vokshit ishte një histori e lavdishme dhe e dhimbëshme. Pamposhtur dhe me trimëri jetoi luftën dhe fuqin e tmerrit të regjimit serb.Në Burgun famëkeqë të Dubravës ku të burgosurit shqiptarë përjetuan jo vetëm persekutime sistematike, por edhe vrasje mizore nga forcat policore serbe, në mesin e 150 gjakovarëve i burgosur ishte edhe Shefqet Vokshi bashkë me djalin 17-vjeçar, Adriatikun, në ditëlindjen e tij, Ai tregonte se është vështirë të shkruhet dhe të përshkruhet ajo që ka ndodhur në atë burg famëkeq, ku zemërimin dhe inatin për shkak të sulmeve të NATO-s dhe humbjeve që pësonin edhe nga forcat e UÇK-së, kriminelët serbë e shfrynin mbi të burgosurit shqiptarë. Duke përsëritur se kurrë nuk do të harrojë barbarinë, torturat më mizore e çnjerëzore, poshtërimet dhe provokimet e kriminelëve serbë Shefqeti shpjegonte se në atë burg ka parë se si afrohet vdekja dhe ku njerëzëve edhe hija u ishte vdekje.
Shefqet Vokshi punoi me përkushtim, veproi me urtësi, atdhedashuri,e përkushtim dhe kontribuoi për liri, për të drejtat dhe interesat kombëtare dhe për përparimin e Kosovës në të gjitha fusha. Gjatës jetës së tij kurrë nuk pushoi së punuari për afirmimin e vlerave të luftës antifashiste nacionalçlirimtare. Si i tillë pas vetës la një emër, kujtime e vepra të paharruara që do të kenë vlera në vite dhe do të jentë rrugë frymezimi për brezat e ardhshme.
Në ceremonin mortore folën Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, Akademik Jusuf Bajraktari dhe kryetari i OVLANÇ të Kosovës, Zija Mulhaxha.

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini:
“ Ne sot po përcjellim në amshim një njëri që mund me u quajtë shenjë një njëri që me të vërtet ka qenë shenjë i Gjakovës, në çdo etapë, një njëri që e kemi gjetë gjithkund në çdo etap të zhvillimit të komunës sonë dhe të Kosovës”
Akademik Jusuf Bajraktari:
“Sot Gjakova, Kosova dhe Shqipëria dhe gjithëandej ku jetojnë shqiptarët ndjenjë një dhimbje sa krenare aq mallëngjuese për një burrë, ikja e të cilit po e varfëron Kosovën hallmadhe. Shefqeti Vokshi bënë pjesë ndër bijët e familjes të njohur patriotike në histori dhe padyshim më të spikatur e më të lavdishme në mbarë arealin kombëtar shqiptar, ndaj shqiptarët kudo që janë sot me pikëllim të thellë e përcjellin për në banesën e fundit”.
Kryetari i OVLANÇ të Kosovës, Zija Mulhaxha:.
“Shefqet Vokshi ishte njeri i dashur, shumë i çmuar i cili jetën jetoi i gëzuar dhe i respektuar për ç’arsye emri dhe vepra e tij do jetë i paharruar dhe kurrë nuk do të ndahet prej tyre”.


 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes