l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

ME PROPOZIMIN E OBVL PRESIDENTI I REPUBLIKËS DEKORON
NJË NGA PERSONALITETET KRYESORE TË LANÇ E USHTRISË SHQIPTARE
Gjeneral Veli Dedi “Nderi i Kombit”

Kolonel Ali DEMUSHI

Me propozimin e Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të LANÇ (OBVL), Presidenti i Republikês, Sh.T.Z.Ilir Meta ka dekoruar Gjeneral Major Veli Dedin, “Hero i Popullit” me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”. Në emër tê Presidentit Meta, dekoratën ia dorëzoi nipit të Tij, Pajazit Dedi, Këshilltari Ushtarak i kreut të shtetit shqiptar, gjeneral Dedë Prenga, në Prishtinë, më 13 maj 2022, nê kuadrin e Takimit Mbarëkombêtarê që u organizua atje me përfaqësues nga të gjitha trevat Shqiptare, ku tema kryesore ishte “Integrimi i shqiptarêve nê rajon”.
Në motivacionin e dekoratës thuhet: “Me mirënjohje ndaj meritave dhe kontributeve të çmuara, të dhëna gjatë luftës së Dytë Botërore, si pjesëtar dhe drejtues i formacioneve ushtarake në tre shtete. Në vlerësim të atdhedashurisë, trimërisë dhe mençurisë së spikatur si në luftë ashtu edhe në paqe, duke mos iu ndarë angazhimeve për edukim, zhvillim e përparim të të gjitha trojeve shqiptare deri në frymën e fundit”.

Po kush ishte Veli Dedi
U lind më 5 prill 1912 në Dediq, lagje e Medvegjës. Filloren e kreu në Medvegjë dhe Gazdar, gjimnazin në Leskoc, kurse Fakultetin e Makinerisë në Beograd..Më 1932 shkoi në Shkup dhe punoi në një firmë me qëllim që të shpërngulej në Turqi, por një shkrim i Bedri Pejanit ndikoi që të shkojë në Shqipëri.
Atje i lind dëshira që të bëhet ushtarak, por për t’u regjistruar në Akademinë ushtarake Italiane duhej ditur gjuhën italiane. E mësoi shumë shpejt dhe u regjistrua. Gjatë qëndrimit në Shqipëri dhe gjatë studimeve ne Itali njihet me shumë patriotë shqiptarë, si Bedri Pejanin, Rexhep Mitrovicën, Emrush Miftarin, Ibrahim Gjakovën, Sali Viçitërrnën, Xhemajl Kadën, Asim Vokshin e tjerë.
Më 1933 bëhet anëtar i Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës. Pasi plas lufta qytetare në Spanjë, merr pjesë në të dhe më 1937 gradohet kapiten, kurse më 1938 dekorohet me Urdhrin e Kavaleristit të Lirisë, “No Paser” si dhe gradohet në detyrën e shefit Operativ të Divizionit të Ebros.
Pas mbarimit të luftës në Spanjë vendoset në një kamp përqendrimi në Francë, gjatë të cilës kohë mësoi rrjedhshëm gjuhën frënge. Si ushtarak i shkëlqyeshëm inkuadrohet në grupet antifashiste dhe shumë shpejt emërohet komandant i Forcave çlirimtare për Departamentin e Marsejës, kurse për zotësinë dhe guximin që kishte e shpallin “Shqiptari trim”(Vaillant Albanias). Ai me njësi të vogla operative nëpër rrugët e Marsejës i thyente njësitë shumë më të mëdha fashiste. Në sajë të aftësisë së tij dorëzohen 37 mijë fashistë, të cilët po luftonin që ta rrënonin tërë Marsejën. Arriti që t’i bindë të dorëzohen në sajë të njohjes së të gjitha konventave ndërkombëtare në mënyrë profesionale e në hollësi dhe te sigurisë që ua kishin garantuar njësitë franceze.
Veli Dedi e dinte edhe anglishten e gjermanishten, kurse për Hasan Prishtinën thoshte: “Në jetë tri herë kam qëndruar gatitu para shpirtit dhe mendjes së tij të ndritur: herën e parë kur kam dëgjuar për vrasjen e Hasan Prishtinës, herën e dytë kur i kam lexuar kujtimet e tij për Kryengritjen Shqiptare në Kosovë më 1912 dhe herën e tretë, më 1977, kur eshtrat e Hasanit u sollën në Shqipëri”.
Po ashtu e ka lënë të shkruar thënien “Kam frikë se po vdiqa pa e çliruar Kosovën, s’do të më tret dheu”.

Në Shqipëri është shpallur Hero i Popullit.
Gjeneralmajor Veli Dedi, vdiq më 3 shkurt 1995 në Tiranë.
Varrimi i gjeneralmajor Veli Dedit, si luftëtar veteran i Spanjës dhe si komandant në operacionet e çlirimit të Departamentit të Marsejit, si ushtarak besnik i kombit shqiptar, si deputet shumëvjeçar i Rrethit të Bajram Currit, u bë me nderime shtetërore. Në ceremoninë e varrimit u lexuan telegramet e Presidentit, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të veteranëve të Shqipërisë.
Në ceremoninë e varrimit përfaqësuesi i Ambasadës së Francës në Tiranë, si atashe ushtarak, ndër të tjera theksoi:”Më vjen keq që një shqiptar që ka luftuar për çlirimin e popullit tim, unë e takoj të vdekur.



 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes