l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Diskutimi
Angazhimi ynë për Kompleksin Memorial “Fadil Hoxha” në Çabrat të Gjakovës

Nga Bashkim Hisari

Vërtet kemi punuar dhe vepruar në kushte shumë komplekse dhe të vështira.
Kapacitetet tona kadrovike gjithnjë po zvoglohen, kemi ngel pa disa prej tyre që ishin shumë të çmuar të cilët në çdo kohë kanë treguar gatishmëri të promovojnë vlerat e LANÇ.
Fatëkeqësisht ne nuk po shohim se institucionet tona janë duke u marrë seriozisht me çështje që kanë të bëjnë me veteranët dhe LANÇ, përkundërazi por shohim vetëm individ të cilët po përpiqen të përfitojnë politikisht duke ushtruar performanca populiste, abuzuar dhe manipuluar me vlera e LANÇ, për të mbledhur pikë politike të pamerituara. Të tillit mëshojnë daullave dhe legeneve duke na quajtur everista, titista, leninista...dhe zhvlersuar vlerat e veteranëve të cilët e vendosën themelat e pavarësisë së Kosovës, krijuan kushte të flasim shqip të përdorim flamurin tonë kombëtar themeluan Univerzitetin e Prishtinës, Institutin albanologjik e historik, Radio Televizionin e Prishtinës,,, Kushtetutën e vitit 1974 dhe përkrahën luftën e UÇË-së
Të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve të LANÇ dhe të familjeve të tyre nuk janë të rreguluara me akte ligjore të Kosovës dhe në përputhje me koventat e vendimet e Federatës Botërore të veteranëve. Ata nuk marrin asnjë kompensim financiar. Nuk kanë të drejta të ngjashme që kanë luftëtarët e UÇK-së. Kemi edhe disa dukuri negative që po shfaqen kohëve të fundit siç janë rrënimet dhe dëmtimet të simboleve të LANÇ që janë damkosje dhe thyerje ndaj të drejtave vlerave dhe ndaj kontributit të tyre për liri.
Veteranët e LANÇ të Kosovës nuk po gëzojnë tretmanin e duhur dhe të merituar në mediat vendore.
Perkundër vështirësive dhe sfidave me te cilat u ballafaquam, puna jonë nuk ka qenë boshe. Aarritem që ta mbajme funksional organizatën tonë dhe punuam pa ndërprerje.
Rregullisht mbajtëm takimet e Kryesisë ku ndërmorrëm një sërë veprimesh dhe aktivitetesh për tejkalimin e sfidave. Me respektin e merituar shënuam të gjitha datat e rëndësishme që kanë të bëjnë me veprimetarin tonë dhe afirmuam vlerat e LANÇ. Ato në masë të madhe janë refletuar në radhët e qytetarëve jo vetëm në Kosovë.
Në portalin tone botuam qindëra shkrrime të ndryshme që lexuanë me mija njerëzi.
Në gazetën periodike “VETERANI” të Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Popullit Shqiptar (OBVL), u botuan tekste kushtuar aktiviteteve dhe çështje që kanë të bëjnë me ne dhe Kosovën. Këtu një kontributë të veçan na dha kryeredaktori i gazetës dhe sekretari i Përgjithshëm i OBV të Shqipërisë Halil Rama, mjeshtër i Madhe.
Në bashkëpunim me kolegët tanë nga Shqipëria dhe Radio Televizioni Shqiptar realizuam filmin documentar“FADIL HOXHA-ARKITEKT I KOSOVËS SË LIRË” dhe të njejtin e promovuam në Akademin e Shlencave në Tiranë. Bashkkarisht krijuam edhe Federatën shqiptare të veteranëve të luftërave për liri që ëahtë një arritje e madhe
Maksimalisht po angazhohemi në përfundimin e punimeve në rinovimin e Kompleksit Memorial “Fadil Hoxha” në Çabrat të Gjakovës”. etj.

Diskutimi i Nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Kosovës, Z.Bashkim Hisari mbajtur në Kuvendin Zgjedhor të saj – Prishtinë, më 27 Maj 2022.




 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes