l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Në Prishtinë zhvilloi me sukses punimet Kuvendi Zgjedhor i Organizatës së Veteranëve
të LANÇ të Kosovës – Lekë Hoxha zgjidhet kryetar i kësaj organizate

Rezultate të pamohueshme në afirmimin e vlerave të LANÇ

Më 27 Maj 2022 u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Kosovës.
Si nga raporti analitik i mbajtur nga Kryetari i kësaj organizate Z.Zija Mulhaxha mbi punën katërvjeçare të Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Kosovës (OVLANÇ), dhe nga diskutimet e zotërinjve Burhan Kavaja, Bashkim Hisari, Afrim Deva, etj, u evidentuan arritjet e kësaj organizate dhe u përcaktuan detyra konkrete për të ardhmen.
Në këtë Kuvend që u moderua mjeshtërisht nga Av.Drita Rexhepi, sekretare e Org.Veteranëve të LANÇ të Kosovës, mori pjesë dhe një delegacion i OBVL-së, i përbërë nga nënkryetari Muharrem Gjoka, Sekretari i Përgjithshëm Halil Rama dhe Sekretari për Marrëdhëniet me Organizatat homologe Sakip Cami.
Në emër të Kryesisë së OBVL delegatët e Kuvendit i përshëndeti Z.Halil Rama.
Në fund Kuvendi zgjodhi Z.Lek Hoxha kryetar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Kosovës, si dhe kryesinë e kësaj organizate për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar.
Më poshtë po botojmë të plotë Raportin e Analizës të mbajtur në këtë Kuvend.

Arritje konkrete përkundër vështirësive dhe sfidave
Që nga fillimi i Luftën së Dytë Botërore, në Kosovës u shfaqën njësit e para të armatosura dhe organet e pushtetit popullor që u angazhuan për të drejta e popullit shqipëtarë. Ende pa u përfunduar lufta plotësisht në Malësin e Gjakovës, në Bujan u mbajtë Konferenca e Parë e Këshillit Krahinor Nacionalçlirimtar ku u morën vendime që shënonim fitoren e forcave dhe ideve përparimtare të inspiruesvë dhe bartësve të njëmend të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës. Kjo konferencë, ishte tejet e vlefshme dhe një nga momentet më të rëndësishme për popullin e Kosovës, sepse krahas luftës kundër fashizmit afirmonte të drejtën për Vetëvendosje. Fryma e Vetëvendosjes nuk u shua kurrë, ajo vazhdoi në lëvizjet kombëtare ilegale e legale, me demonstrata e protesta të shpeshta për të drejtat dhe lirin e popullit shqiptarë, dhe sigurisht, edhe në luftën çlirimtare të UÇK-së që përcaktoi fatin e kombit.
Ato në vazhdimësi ishin në fokusin e angazhimeve, synimeve dhe përpjekjeve të Organizatës dhe anëtarëve tanë. Organizuam mbi 40 takimeve të Kryesisë dhe shumë aktivitete tjera në tërë Kosovë dhe në Republikën e Shqipërisë.
Periudha katërvjeçare do të mbahet në mend për shkak problemeve ekonomike e socijale, paraqitja e elementeve djaftiste dhe neofashiste në disa shtete, injorimit të institucioneve të Kosovës ndaj organizatës sonë, abnormaliteteve, marrëdhënieve të tensionuara me Serbin sidomos shpallja e pandemisë globale nga përhapja e virusit COVID-19, i cili ishte vdekjeprurës, tani edhe lufta në Ukrajinë. Të gjitha këto rezultuan me efekte negative afatgjate në fushën e ekonomisë, në dëmtimin e të gjitha sektorëve e shoqerisë dhe natyrisht dukshëm penguan dhe vështirsuan edhe punën e OVLANÇ. Mirepo, dëmi më i madh ishte humbja e jetës së njerezve. Prej 11 anëtarëve të Kryesisë së OVLANÇ 4 prej tyre u ndanë nga jeta.
Edhe me këtë rast shprehim mirënjohje për punën dhe angazhimin e tyre të cilët tërë jetën punuan me besnikëri dhe ndershmëri për idealet e Luftës Antifashiste, për të drejtat dhe lirin e pavarësin popullit shqiptarë dhe të Kosovës. Jemi krenar që ata i patëm në radhët tona. Do të jenë të paharruar në kujtimet tona.
Perkundër vështirësive dhe sfidave me te cilat u ballafaquam, ne arritem që ta mbajme funksional organizatën tonë dhe arritëm suksese. Rregullisht mbajtëm takimet e Kryesisë. Ndërmorëm një sërë veprimesh dhe aktivitetesh për tejkalimin e sfidave. Me respektin e merituar shënuam të gjitha datat e rëndësishme. Përkujtuam veteranët dhe dëshmorët e lirisë. Pa marrë parasyshë vështirësit me forma të ndryshme të veprimit arritëm rezultate të pamohueshme në afirmimin e vlerave të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Disa prej aktiviteteve të Organizatës dhe Kryesisë gjatë periudhës katër vjeçare
Kemi realizuar bashkëpunim të ngushtë dhe kemi mbështetur degët OVLANÇ të Kosovës, në Gjakovë, Prizren, Viti. Sidomos bashkëpunim të ngusht kemi pasur me Organizatën e Bashkuar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar (OBVL) në Tiranë. Bashkë kemi trajtuar çështje të ndryshme dhe të rëndësishme për funksionimin e organizatave sipas parimeve të shprehura në programin dhe Statutin. Në fokusin tonë ka qenë angazhimi në ruajtjen dhe kultivimin e traditave, përhapjen e idealeve dhe vlerave më të larta, jo vetëm të veteranëve të LANÇ-së, por, edhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Kemi pasur shumë takime dhe biseda për avancimin e aktiviteteve të përbashkëta. Këtu do veçoja pjesmarrjen e heroit të popullit, nderit të Kombit gjeneralit të ndjerë Rrahman Parllaku në shënimi e ditës së çlirimit të qytetit të Gjakovës, në Akademin kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Fadil Hoxhës dhe në Tubimin përkujtimor në Prizren për veteranen Sadete Curri etj. Ish kryetari i OBV Rrahman Parllaku jo vetëm që na evokoi ngjarrjet të rëndësishme nga LANÇ por mesazhet e tija na dhanë impuls dhe mësim se si duhet të punojmë dhe veprojmë për kombin.
Me këtë rast dua të përshëndes dhe fuqishëm të përkrahi inicijativën e përbashkët të veteranëve të Shqipërisë dhe Kosovës për krijimin e FEDERATËS SHQIPËTARE TË VETERANËVE TË LUSTËRAVE PËR LIRI. Marrëvishjën për krijimin e Federatës nënshkruam muajin e kaluar në Tiranë. Jam i bindur se pas nënshkrimit të Marrëveshjën do të krijohen kushte më të mira pët të afirmuar vlerat historike të popullit tone, për të promovuar ngjarjet të rëndësishme nga historia e jonë dhe për të kontribuar më shumë në realzimin e aspiratave tona
Në punën tonë katër vjeçare, rregullisht kemi mbështetur degën e Gjekovës në shënimin e përvjetorëve të çlirimit të qytetit dhe rrethinës nga okupatori nazi-fashist dhe ditës së formimit të Brigadës së VII-të sulmuese kosovare, domicile i së cilës ishte Gjakova. Qytetarët e Gjakovaës dhe të rrethinës ishin ndër të parët që kishin krijuar çetat partizane dhe kishin përqafuar Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Në Luftën e Dytë Botërore, për lirin e vendit kanë ra mbi 120 dëshmor gjakovar dhe rreth 50 kanë qenë viktim të terrorit fashist.Për të rikujtuar këto dy data të rëndësishme historike, OVLANÇ dhe dega e saj në Gjakovë organizuan aktivitete të shumta duke bërë edhe nderime të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës. Në të gjitha këto aktivitete, LANÇ dhe lufta e UÇK u cilësuan si pjesë më të rëndësishme në historin e popullit shqiptar dhe posaqërisht u rikujtua figura e heroit të popullit Fadil Hoxha.
Në komunën e Gjakovës Kryesia inicoi fillimin e ekzekutimit të punëve në rivitalizimin e Eshtnores Përkujtimore në Çabrat ku janë vendosur eshtrat e dëshmorëve shqiptarë nga Gjakova dhe rrethina e saj të rënë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare në Luftën e Dytë Botërore. Sipas vendimit të Kuvendit të komunës së Gjakovës Kompleksi memorijal Eshtnorja e Qabratit do të mbaj emrin e Heroit të Popullit Fadil Hoxha. Së shpejti pritet të bëhet inagurimi i Kompleksit që do ketë një rëndësi të veçant për OVLANÇ
Në periudhën raportuese përkujtuam 104 patriot nga Kosova dhe Shqipëria të cilët forcat gjermane e ekzekutuan në Prishtinë më 23 tetor të vitit 1944. Me këtë rast, antarët e Kryesisë vendosën kurora me lule në pllakën përkujtimore për ta që gjendet në oborrin e kampust të Universitetit të Prishtinës. Poashtu organiyuam edhe një ceremoni përkujtuar për jetën dhe veprën e Xhevdet Hamzës.
Me rastin e 100 vjetorit të lindjës, në Prishtinë përkujtuam edhe figurën dhe veprimtarin e Xhavit Nimani. Poashtu në një tubim rasti, Kryesia organizoi akademi përkujtimore edhe për figurën e atëdhetarit dhe politikanit të shquar Kosovar Veli Deva.
Në Pejë organizuam cerëmoni përkujtimore për dy personalitete të shquar nga LANÇ për Ramiz Sadikun dhe Mehmet Shoshi.
Në bashkëpunim me degën e organizatës në Prizren organizuam Takimin përkujtimor kushtuar veteranes të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, Sedete Curri. Në këtë takim morrën pjesë dhe nderuan figurën e Sadete Currit, heroi i popullit, Nderi i Kombit, gjenerali Rahman Parllaku, kryetar i Organizatës së veteranëve në Republikën e Shqiprisë me bashkëpunëtorë si dhe antarët e Kryesisë së OVLANÇ të Kosovës dhe të degëve nga Prishtina, Gjakova, Mitrovica, Gjilani dhe Vitija, dhe familjarë të dëshmorëve dhe të pjesmarrësve në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare.
Bashkë me degën e organizatës në Viti kemi organizuar aktivitete kushtuar themelimit të aradhave të para partizane. Në Qendrën kulturore të Vitisë është mbajtur manisfestimi, me të cilin është inagiruar pllaka e përkujtimit të themelimit të Aradhës së parë partizane-shqiptare “Zenel Hajdini” dhe 47 dëshmorëve të LANÇ-së.
Në manifestime në Viti rregullisht kanë marrë pjesë personat e njohur nga skena politike, aktivistët të ndyshëm, anëtarët e familjes të Zenel Hajdinit, familjarët e dëshmorëve të LANÇ-së, të shënuar në pllakënpërkujtimore, përfaqësuesit e KFOR-it amerikan, anëtarët e Kryesisë të OVLANÇ të Kosovës, të e degëve në Gjakovës, Prizren dhe të Vitisë, si dhe përfaqësuesit e OVL të UÇK-së nga Vitia.
Në organizimin e manifestimeve në Viti kemi pasur përkrahjen e plotë të kryetarit të komunës.

FILMI DOKUMENTAR “FADIL HOXHA-ARKITEKT I KOSOVËS SË LIRË”

Me të gjitha forca jemi angazhuar dhe materijalisht kemi përkrah realizimin filmit dokumentar “FADIL HOXHA-ARKITEKT I KOSOVËS SË LIRË” i cili i kushtohet veprimtarisë së heroit të popullit Fadil Hoxha në periudhën 1932 deri 2001, si lideri kryesor në historin e re të Kosovës.
Filmi u promovua në Akademin e Shkencave në Tiranë në praninë e shumë personaliteteve akademike e publike nga Tirana e Prishtina si dhe të veteranëve dhe familjarëv të tyre nga Prishtina, Gjakova, Peja dhe Prizreni.
Filmi që jep një përmbledhje të zhvillimeve politike, historike dhe kulturore në Kosovë, duke u fokusuar te kontributi politik dhe patriotik i Fadil Hoxhës në zhvillimin dhe konsolidimin e Pavarësisë së Kosovës realizuar nga regjisori i mirënjohur Llesh Nikolla-Mjeshtër i Madh, bashkëskenaristë Dr.Hajri Mandri dhe Halil Rama-Mjeshtër i Madh e drejtor filmi Bashkim Hisari. Filmi u prit mirë nga publiku sidomos vlersimet e figurave me të shquara kombëtare akademike, historike dhe publicistike si të Akademikëve Rexhep Qosja, Jusuf Bajraktari, Paskal Milo, Nevila Nika, Akif Bajrami, publicistit Veton Surroi, Skender Hoxha, prof. Xhevat Koshi, Burhan Kavaja, etj të cilët pëcaktuan dhe ridimensionuanë figurën dhe rolin e Fadil Hoxhës në historinë e Kosovës.
Vlen të përmenden edhe fjalimet pas promovimit të filmit të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, prof. dr. Bujar Kapexhiut – “Nderi i Kombit”, të Akademik Pëllumb Xhufi si dhe të tjerëve të cilët vlerësuan lartë rolin e figures së Fadil Hoxhës. Reagime positive pati edhe pas emitimit të filmit në programin e televizionit nacional RTV 21, në TV Syri dhe në Televizionin e Prizrenit. Një tjetër film dokumetar për figurën e Fadil Hoxhës realizoi edhe Syri Tv në bashkëpunim me degën në Gjakovë.
Drejtuesit e OVLANÇ të Kosovës u ftuan nga presidenti i Republikës së Shqiërisë Ilir Meta dhe morrën pjesë në ceremonin e pritjës shtetërore që u organizua në Pallatin e Brigadave në Tiranë për nderë të Ditës së flamurit dhe pavarësisë së Republikës së Shqipërisë. Në kuadër të kremtimeve jubilare kombëtare të 75 vjetorit të çlirimit, Akademia e shkencave e Shqipërisë organizoi në Tiranë Konferencë shkencore ndërkombëtare me temën: SHQIPTARËR DHE KOALICIONI ANTIFASHIST NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE. Për të ndriçuar dhe vlersuar të vërtetën për LANÇ me referate u paraqitën 30 shkenctarë të shquar nga Shqipëria, Kosova, SHBA, Britania e Madhe, Zvicra, Italia dhe Maqedonia Veriore. Në këtë Konferencë morri pjesë edhe përfaqësuesi i OVLANÇ të Kosovës.
Me aprovimin e Ligjit për mbrojtjen e veteranëve dhe invalidëve në të gjitha qendrat komunale në Kosovë dhe vendet e tjera ku janë zhvilluar beteja gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare 1941-1945 janë ngritur monumente të LANÇ. Fatëkeqësisht disa prej tyre janë të dëmtuar dhe demoluar kurse nga shumë rrugë, shkolla dhe institucione e organizata publike janë hequr emërtimet me emërat e heronjëve të popullit dhe dësmorëve.
Kryesia e OVLANÇ të Kosovës ka reaguar duke kërkuar mbrojtjen dhe riparimin e tyre, por nuk ka hasur në mirëluptim tek institucionet kompetente qendërore dhe komunale, gjegjësisht të drejtorëve për kulturë dhe kryetarët e komunave. Ndërkoh me mjetet e OVLANÇ të Kosovës është bërë rinovimi i përmendores për aksionin e Aradhës Partizane “Emini Duraku”në Livocë të Epërme të komunës së Gjilanit. Por, nuk kemi arrit të realizojmë rivendosjen e monumenteve në Viti për shkak se nga ana e ish Qeverisë nuk janë alokuar mjetet e parapara për këtë destinim. Nuk periudhën katër vjeçare mjaftë të shprehur kanë qenë angazhimet tona në prezentimin e aktiviteteve në opinion, fatëkeqësisht jo gjithnjë sa duhet dhe si duhet në shumicën e mediave kosovare sidomos në TV nacionale dhe në servisin publik RTK.

BASHKËPUNIM I FRYTSHËM ME OBVL-në E POPULLIT SHQIPTAR
Për gazetën periodike “VETERANI” të Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar (OBVL), kemi përgatitur dhe janë botuar rregullisht artikuj kushtuar aktiviteteve dhe çështjeve që kanë të bëjnë me OVLANÇ të Kosovës si dhe për ngjarrjet tjera të rëndësishme nga Kosova dhe Shqipëria.
Në portalin e faqes të Organizatës janë botuar rregullisht shkrime për të gjitha aktivitetet tona, veç tjerarash edhe këto:
Vlersimi i kryeminstrit të Kosovës Albin Kurti, për rëndësin dhe dimensionet e Konferencës së Bujanit në tryezën e organizuar me rastin e 75 vjetorit të Konferencës së Bujanit. OVLANÇ të Kosovës dhe Organizata e Bashkuar e Veteranëve të Luftrave për liri e pavarësi të popullit shqiptar të parat që e kanë përshëndetur dhe kanë qenë promotore të bashkimit kombëtar.
Konferenca e Mukjës në gusht 1943 shënon një nga pikat më kulmore të marrëdhënieve të forcave politike për krijimin përfundimtar të kampeve politiko-ushtarake shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botëror. Për diskutimet në mbledhjen e Kryesisë së Komisionit Ekzekutiv të Kosovës, ka është kërkuar statusi e Republikës për Kosovën dhe shkëputje nga serbia. Mirartimi e Kushtetutës së KSAK, me ç’rast Kosova shndërrohet në njësi të plotë vetëqeverisëse në ish-Jugosllavi.
Vlersimet e Gjenerallajtënant Rrahman Parrllaku, Hero i Popullit dhe Nderi Kombit për rolin e heroit të popullit Fadil Hoxha në LANÇ dhe meritat e tij kombëtare etj. Janë botuar edhe tekste përkujtimore për Fadil Hoxhen, Rrahman Parllakun, Akademikët Ekrem Murtezai dhe Pajazit Nushi, pastaj për Vehap Shitën, Vahide Hoxhën, kolonel Myfit Guxhollin etj.
Të gjitha shkrimet janë ilustruar me foto adekuate dhe origjinale.
Aktivitetet tona në këto fusha dukshëm kanë kontribuar në afirmimin e vlerave të LANÇ dhe në botimin e librave, të teksteve në gazeta dhe në portale.
Por, gjatë katër viteve të kaluara kemi qenë të ballafaquar edhe me problem të ndrushme që nuk kanë qenë në përputhje me programin për zhvillimin e aktiviteteve dhe planin e paraparë të punës.
Kryesia e OVLANÇ të Kosovës, publikisht ka shpreh shqetësimin dhe ka dënu fuqimisht veprimin vandal të personave të panjohur të cilët kanë vjedhjë bustin e heroit të popullit Emin Duraku e vendosur në oborrin e shkollës së mesme në Gjakovë që mban emrin e këtij heroi. Poashtu ka shpreh shqetësimin dhe ka dënu veprimin vandal të personave të panjohur të cilët kanë dëmtu pjesën ku ruhem eshtrat e dëshmorëve në Eshtnorën Përkujtimore në Çabrat të Gjakovës.
Me komunikata Kryesia ka reaguar për të pavërtetave manipulimet dhe spekulimet që nuk janë në frymën e vlerave të LANÇ
Në periudhën e ardhshme na presun edhe shumë punë. Jam i bindur se nuk do të mungoi interesimi për vlerat e LANÇ-s dhe të UÇK-s. Në shoqërin e re Kosovare ne nuk guxojmë të jemi përjashtim, por duhet të paraprijmë, të jemi faktor aktiv dhe simbol në të gjitha sferat e jetës politike dhe institucionale dhe faktor stabiliteti në rajon.






 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes