l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Ish ushtarakë në pension dhe vajza e djem të themeluesve e drejtuesve ftohen të bëhen pjesë të strukturave në qendër dhe në rrethe

Pasardhësit, trashëgimia e vyer e OBVL-së


Nga Halil RAMA

Që në themelimin e saj para 23 vitesh, Organizata e Bashkuar e Veteranëve të LANÇl përcaktoi në dokumentat e saj themeluese, vazhdimësinë nëpërmjet pasardhësve të veteranëve. Në më shumë se dy dekada veprimtari intensive, krahas themeluesve, ish-veteranë të LANÇl, drejtues të spikatur të formacioneve partizane dhe më vonë të ushtrisë shqiptare, si Dr.Ymer Dishnica, gjeneral Rrahman Parllaku - Hero i Popullit dhe nderi i Kombit, Skënder Malindi, Edip Ohri e dhjetra figura të tjera të shquara, pasardhësit e tyre kanë qenë të pranishëm. Dhe jo vetëm si figurantë, apo në sfond, por si pjesë vitale e kësaj organizate me një histori të lavdishme. Jo vetëm përvoja shqiptare, por edhe ajo botërore evidenton domosdoshmërinë e vijueshmërisë së aktivitetit të organizatave të veteranëve të luftës. Është fakt që në veprimtaritë e ndryshme me karakter politik, patriotik e social gjithmonë ka qenë i dukshëm kontributi i madh dhe i përhershëm i veteranëve. Por gjithsesi është e pamundur vijueshmëria e aktivitetit të këtyre organizatave, siç është edhe OBVL, pa e trashëguar traditën tek më të rinjtë. Para një viti, në korrik 2016, në një Konferencë rajonale të organizatave të veteranëve të vendeve të rajonit të Ballkanit, që u mbajt në Zabljak të Malit të Zi, përveç gjeneralit shqiptar 97-vjeçar, Rrahman Parllaku që u prit si Hero Legjendar, si dhe kreut të veteranëve malazezë, Prof. Dr.Ljubomir Sekuliq, si organizator, spikatën edhe dhjetra të rinj, si përfaqësues të organizatave të veteranëve të Kroacisë, Sllovenisë, Serbisë e Bosnje-Hercegovinës. Midis tyre edhe Presidenti i Federatës Botërore të Veteranëve, norvegjezi Dan Vigo Bergtun, i cili ishte rreth 40 vjeç.

Padyshim, fjala e kryetarit të delegacionit shqiptar, legjendës së gjallë të këtij vendi, gjeneralit të pamposhtur 98-vjeçar, këtij kolosi fisnik, që fitoi menjëherë admirimin e të gjithëve të pranishmëve, z. Rrahman Parllaku, u prit me interes të jashtëzakonhëm. Por padashur t’ia rrisë vlerat gjeneral Parllakut, i cili padyshim ngjalli emocione të fuqishme, jo vetëm me prezencën e vitalitetin e tij, por dhe me mesazhet që përcolli, edhe tek përfaqësuesit e delegacione të veteranëve nga Mali i Zi, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Bosnjë- Hercegovina etj, ajo që ra në sy në këtë event të rëndësishëm ishte prania e shumë pasardhësve të veteranëve. Nëse norvegjezi 40-vjeçar Dan Vigo Bergtun, vinte si President i Federatës Botërore të Veteranëve, kryetarja e Org.Veteranëve të Kroacisë ishte një e përafërt me të në moshë, si bija e një gjenerali kroat me emër. Të tillë ishin edhe përfaqësuesit e Serbisë e të Sllovenisë.
I solla këto shembuj për të evidentuar rolin që kanë pasardhësit edhe për vijueshmërinë e OBVL-së. Edhe në veprimtaritë e saj kanë qenë dhe janë prezentë në vijimësi zonjat e nderuara Tatjana Parllaku, Arlinda Keçi, Mirjana Ohri, Marjana Zegali, Natasha Tahiri, si dhe zotërinjtë Ilir Malindi, Dashamir Tahiri e disa të tjerë, vajza e djem të themeluesve e drejtuesve të OBVL-së. Por tashmë, që prindërit sa vijnë e largohen në moshë, është koha që ato të marrin përgjegjësi konkrete në organizimin dhe drejtimin e veprimtarive të kësaj organizate. Për më tepër, kur si pjesë vitale e saj janë bërë herë pas here edhe ikona të artit e kulturës sonë kombëtare, si artistet e popullit Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Rajmonda Bulku, nga pasadhësit e drejtpërdrejtë kërkohet një angazhim më i madh, që ata të trashëgojnë Organizatën e Bashkuar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar (OBVL), historia e së cilës është me të vërtetë një hisori suksesi.
OBVL njihet tashmë si organizata që vlerëson lart kontributin e shquar të popullit shqiptar në Luftën e Dytë Botërore, që dënon krimet e komunizmit, që mbështeti fort Luftën e drejtë të UÇK dhe në tërësi çështjen mbarëkombëtare shqiptare. Këto vlera janë përqafuar e propoganduar nga pasardhësit e denjë të veteranëve, si ish ushtaraku Isa Tare – Mjeshtër i Madh, nga gazetari e shkrimtari i njohure Sakip Cami (ish ushtarak), nga historiani, studjuesi e publicisti Nikolla Sudar ,por janë dhjetra të tjerë, ish ushtarakë të devotshëm, të mirëpritur në radhët e strukturat e OBVL. Ata duhet të ndjekin shembullin e pasardhësve të denjë në degët e OBVL të rretheve Durrës, Kukës e Pukë, respektivisht të piktorëve të mirënjohur Agim Faja e Alajdin Tabaku si dhe të studjuesit me emër, shkrimtarit të përmasave mbarëkombëtare Xhemal Meçi.
Nëse kreu i OBVL, general Rrahman Parllaku nderohet e respektohet dhe i dëgjohet fjala kudo, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Prishtinë, Gjakovë e Prizren, apo edhe në veprimtari promovuese, siç ndodhi kohët e fundit në promovimet e librave të ish ushtarakëve Kujtim Boriçi e Demir Rusi, është koha që ata pa asnjë mëdyshje të bëhen pjesë e kësaj organizate. Ish ushtarakë të shquar, të pranishëm në këto promovime, si gjeneral Dilaver Laçi, Ismail Shulku, Sokol Agolli e të tjerë do të ishin trashëgimia e vyer e kësaj organizate, anëtare e Federatës Botërore të Veteranëve. Ata kanë se ç’të mësojnë nga bilanci i pasur i veprimtarive, jo vetëm produktive, por edhe cilësore të OBVL, të fokusuara në konferenca shkencore e sesione jubilare, por dhe në botime produktive e cilësore.






Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes