l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Bashkia e Tiranës do të organizojë një sërë aktivitetesh me rastin e 75-vjetorit të Konferencës së Pezës

Vepra e një brezi që u ngrit në
lartësinë e sfidave që i renditi historia


Ata që morën pjesë në këtë Konferencë, 75 vite më parë, para se të ishin nacionalistë apo përfaqësues të feve dhe krahinave të ndryshme, ishin patriotë që e donin vendin. Ishte pikërisht Konferenca e Pezës që arriti të rendiste Shqipërinë krahas vendeve të tjera që luftonin për lirinë dhe mesazhi i saj është në koherencë me të sotmen. Për të arritur progresin që synojmë, është i nevojshëm një bashkim dhe bashkëpunim i çdo force politike drejt një qëllimi të njëjtë për zhvillimin dhe përfshirjen e plotë të Shqipërisë në rrugën drejt familjes së madhe evropiane. Qëllimi ynë për ta integruar vendin plotësisht në Bashkimin Evropian është një amanet që ua kemi borxh pikërisht gjithë përpjekjeve idealiste që janë bërë ndër breza për ta parë Shqipërinë të ndriçuar

Bashkia e Tiranës do të organizojë veprimtari të shumta përkujtimore me rastin e 75-vjetorit të Konferencës së Pezës Qindra veteranë lufte, përfaqësues të ekzekutivit, deputetë e drejtues të pushtetit vendor, do të jenë të pranishëm në takimin jubilar në përkujtimin e 75-vjetorit të Konferencës së Pezës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, ku u bënë përpjekje për bashkimin e shqiptarëve kundër pushtuesve nazifashistë. Edhe këtë vit, Bashkia e Tiranës do të organizojë një sërë aktivitetesh në nderim të kësaj dite, si dhe të veprës dhe sakrificës së të gjithë të rinjve e të rejave që iu bashkuan kauzës së luftës për çlirimin e vendit. Në ceremoninë e mbajtur para një viti pranë lapidarit që përkujton këtë ngjarje, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka falenderoi fillimisht të gjithë veteranët, por edhe të rinjtë që u bënë pjesë e këtyre organizimeve. “Është kënaqësi të mirëpresim miq të çdo moshe nga e gjithë Shqipëria, veteranë që mund të kenë qenë dëshmitarë, bashkëkohës të ngjarjeve historike të luftës, apo nipa e mbesa që ende sot ruajnë gjallë rëndësinë e këtij momenti historik për Shqipërinë. Ky vend ka gjithmonë diçka të veçantë, që të imponon respekt dhe përulje për të parët tanë”, tha Veliaj në fjalën e tij përshëndetëse.
Duke iu referuar ngjarjes, kryebashkiaku i Tiranës theksoi se Konferenca e Pezës përcaktoi së pari pozicionimin e Shqipërisë në luftë në anën e aleatëve kundër pushtuesve. “Peza ishte kryeqendra e një përpjekje madhore dhe historike, që vendosi fatin e Shqipërisë duke na përfshirë në radhët e koalicionit që luftonte kundër të keqes më të madhe që kishte njohur ndonjëherë njerëzimi. Burrat më të shquar të kombit, pa dallim krahine, feje e ideje u mblodhën këtu në Pezë për të siguruar lirinë e brezave të ardhshëm dhe Konferenca e Pezës është momenti kur shqiptarët ditën që të jenë në anën e drejtë të historisë.
Ky ishte momenti kur shqiptarët ditën të luftojnë dhe të punojnë për një kauzë që e nderoi brezin e tyre dhe që e kujtojmë edhe ne sot; të atyre që luftuan dhe na bënë të gjithëve krenarë.”, është shprehur Veliaj. Kjo është arsyeja, theksoi kryebashkiaku, që çdo 16 shtator Peza kujton veprën e një brezi që u ngrit në lartësinë e sfidave që i renditi historia. Ai shtoi se sakrifica dhe idealizmi i atyre të rinjve duhet të jetë motivues edhe për shoqërinë tonë për të menduar dhe kontribuar më shumë, se si vendi ynë mund të bëhet më i mirë.
Sipas kryebashkiakut Veliaj, sot nuk kërkohen ato lloj sakrificash, si 75 vite më parë, por prapë kërkohet po aq dashuri, po aq vendosmëri, po aq përkushtim ndaj atdheut tonë të përbashkët, ndaj qytetit tonë, ndaj komunitetit, ndaj njëri-tjetrit. Prandaj, sot më shumë se kurrë kemi nevojë për shembullin dhe për frymëzimin e tyre. Kemi nevojë për shembullin e burrave dhe të grave që prehen këtu pas nesh, të shokëve të tyre veteranë, që sot kanë ardhur këtu nga e gjithë Shqipëria për t’i nderuar, por mbi të gjitha kemi nevojë që shembulli që ata dhanë të kthehet në modelin e këtyre të rinjve që janë me ne sot se ka më shumë gjëra që na bashkojnë përtej partive, përtej të majtës dhe të djathtës, sesa gjërat që na ndajnë për të ndërtuar një Shqipëri evropiane.

 

Vendimi më i rëndësishëm i Konferencës së Pezës, krijimi i Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar

Kalendari i muajit Shtator për ngjarje të rëndësishme historike gjatë Luftës së Dytë Botërore

2 shtator 1945 -Kapitulloi Japonia Fashiste.
9 Shtator 1943 - Thirrje popullit shqiptar për kapitullimin e Italisë Fashiste.
9 shtator 1944 -U formua Brigada XX Sulmuese e UNÇl Shqiptare në fshatin Protopapë të Korçës.
9 shtator 1944 -U çlirua Bullgaria nga Ushtria Sovjetike – Përmbysja e diktaturës fashiste në Bullgari.
12 shtator 1944 - Dita e çlirimit të qytetit të Beratit.
13 shtator 1942 - U formua Çeta e Lumës
14 shtator 1943 - Filloi Lufta e Drashovicës (Vlorë) kundër garnizont armik, nga batalionet partizane “Halim Xhelo” e “Ismail Qemali, si dhe nga 4 batalione të krijuara nga vullnetarët dhe nga i gjithë populli i fshatrave të afërta.
15 shtator 1942 -Dita e çlirimit të Çorovodës.
16 shtator 1942 - Konferenca e Pezës, hapi parë për krijimin në formë organizative të Frontit NÇl, ku morën pjesë PKSH dhe përfaqësuesit e tendencave të ndryshme të nacionalistëve shqiptarë. Konferenca e Pezës në programin e saj politik kishte: luftën e organizuarm të ashpër e pa kompromis kundër okupatorëve dhe tradhëtarëve, me parullën: bashkim pa dallim feje, krahine dhe ideje.
16 shtator 1944 - U formua Brigada XIX Sulmuese e UNÇl Shqiptare.
18 shtator 1944 - U formua Brigada XXII Sulmuese e UNÇl Shqiptare, në Pezë të Tiranës.
18 shtator 1944 - Dita e çlirimit të qtetit të Gjirokastrës.
20 shtator 1943 -U formua në qytetin e çliruar të Beratit batalioni “Margarita Tutulani”.
21 shtator 1944 - U formua Brigada XXIII sulmuese e UNÇl Shqiptare, në Zall-Mner të Tiranës.
22 shtator 1942 -dha jetën Heroi i PopullitNazmi Rushiti.
22 shtator 1943- Forcat partizane të qarkut të Tiranës zhvillojnë luftime të ashpra me gjermanët për mbrojtjen e Krujës.
22 shtator 1944 -Dita e çlirimit të qtetit të Krujës.
26 shtator 1944 -U fomua Brigada XVII Sulmuese e UNÇl Shqiptare, në Gjinar të Elbasanit.






Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes