l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Mirënjohje për të gjithë ata përfaqësues që lanë dallimet politike dhe idetë e ndryshme dhe u bashkuan për një qëllim të përbashkët dhe madhor për çlirimin e vendit nga pushtuesi


SHQIPËRIA NË ALEANCËN MË TË MADHE TË LIRISË

• Presidenti Meta si dhe dhjetra bashkëluftëtarë, të rinj e të reja, të njohur e të panjohur, shtërngojnë duart dhe përshëndeten përzemërsisht me legjendën e qëndresës gjatë LANÇ e në burgjet e diktaturës, gjeneralin 98 vjeçar Rr.Parllaku, i cili si një enciklopedi e gjallë rrëfen ngjarje dhe episode nga Lufta e lavdishme Nacionalçlirimtare

Plot 75 vjet me parë, në fshatin Pezë të Tiranës, ndodhi kthesa e madhe e historisë politike. Në 16 shtato 1942 u mbajt konferenca e Pezës ku forcat e ndryshme politike u bashkuan në Luftën e lavdishme Nacional çlirimtare kundër okupatorit nazifashist.
Në këtë përvjetor, Presidenti i Republikës, Z.Ilir Meta, kryetari i OBVL-së, gjeneral-lejtënant Rrahman Parllaku, Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit, deputete, drejtues te pushtetit vendor, familjarë të veteranëve të LANÇ bënë homazhe në Varrezat e Dëshmoreve dhe para memorialit të patriotit Myslym Peza. Bashkë me gjeneral Parllakun, në këtë fesët jubilare të 75-vjetorit të Konferencës së Pezës ishin edhe nënkryetarët e OBVL, kol.Myfit Guxholli e Mirjana Ohri dhe Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate, av.msc Halil Rama.


Presidenti Meta si dhe dhjetra bashkëluftëtarë, të rinj e të reja, të njohur e të panjohur shtërnogjnë duart dhe përshëndeten përzemërsisht me legjendën e qëndresës gjatë LANÇ e në burgjet e diktaturës, gjeneralin 98 vjeçar Rr.Parllaku, i cili si një enciklopedi e gjallë rrëfen ngjarje dhe episode nga Lufta e lavdishme Nacionalçlirimtare.
“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme për mua të marr pjesë në këtë përvjetor kaq të rëndësishëm, në 75-vjetorin e Konferencës së Pezës, ngjarje e jashtëzakonshme e cila hodhi themelet e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe e cila bashkoi forcat më pozitive, më patriotike të Shqipërisë në një front të vetëm antifashist, që më pas përgatiti 29 nëntorin e vitit 1944. Ndaj, jemi këtu për të shprehur mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata përfaqësues që lanë dallimet politike dhe idetë e ndryshme dhe u bashkuan këtu në Pezë për një qëllim të përbashkët dhe madhor për çlirimin e vendit nga pushtuesi. Jemi këtu për të shprehur mirënjohjen edhe ndaj popullit të Pezës dhe ndaj patriotit të jashtëzakonshëm Myslym Pezës, i cili falë patriotizmit të tij, burrërisë së tij, besës së tij, ndihmoi që të bashkoheshin këtu forcat më patriotike të kohës, nacionalistët, antifashistët, komunistët me një platformë të vetme dhe një platformë të përbashkët:,-thskeoi Presidenti Meta gjatë fjalës së rastit në ceremoninë festive në Pezë. Kreu i shtetit tha se Peza e pagoi shtrenjtë Konferencën që u mblodh këtu. Kjo sipas tij për faktin se Peza u gjakos dhe u dogj si asnjë krahinë tjetër në Shqipëri sepse ajo sfidoi pushtuesin pikërisht nën hundët e tij. Ajo i hodhi themelet e bashkimit të luftës për liri pikërisht kaq pranë kryeqytetit të vendit dhe mesazhi i saj u shpërnda anembanë Shqipërisë në një kohë shumë të shpejtë. Presidenti I republikës vlerësoi krahinën e Pezës si një krahinë me kontribute të jashtëzakonshme dhe të pakrahasueshme në Luftën Antifashiste Nacional-çlirimtare.


“Sot, pikërisht 75 vjet pas Konferencës së Pezës kemi dhe një koiçidencë kuptimplotë, mblidhen Shefat e Shtabeve e të gjithë vendeve anëtare të NATO-s në Tiranë sepse Konfereca e Pezës e vendosi Shqipërinë në rrugën e duhur dhe në aleancën e duhur, në aleancën e lirisë të asaj kohe. Dhe në atë traditë të mrekullueshme edhe sot Shqipëria është në aleancën më të madhe të lirisë, në Evropë dhe në botë, që është ajo e NATO-s. Pezën jo vetëm ta kujtojmë dhe gjithashtu këtë Konferencë të lavdishme, por mesazhet e saj duhet gjithmonë t’ja përshtasim të tashmes dhe të ardhmes duke gjetur gjithmonë forca dhe vetëdije për t’u bashkuar dhe për të bashkëpunuar për të mirën e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve”,-u shpreh Presidenti i Republikës. Në ceremoninë festive pranë memorialit kushtuar Konferencëssë Pezës që u hap nga administratori i Njësisë Administrative pezë, z.Besmir Kola, përshëndetën gjithashtu kryetari i Komitetit Kombëtar të LANÇ Rustem Peçi, Prefekti i qarkut Tiranë Admir Abrija dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku.
Bashkia e Tiranës kishte organizuar një sërë aktivitetesh për grupmosha te ndryshme, duke e kthyer Pezen në një arenë festive si vendin e takimit për të kujtuar këtë dite historike.





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes