l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Akademia e Shkencave të RSH, “MIRËNJOHJE” Astrit Lekës për kontributin në Shqipëri dhe në botën e jashtme

Astrit Leka, “akademiku” që ndërkombëtarizoi Skënderbeun

Prof. dr. Salvatore Bushati

Akademia e Shkencave të RSH ka nderuar z.Astrit Leka me një Medalje “MIRËNJOHJE”. Në takimin ceremonial, Kryetari i Akademisë së Shkencave, Prof.Dr.Gudar Beqiraj, profesorë dhe akademikë shprehën vlerësimin për punën shkencore dhe atdhetare të z.Astrit Leka në Shqipëri dhe në botën e jashtme.
Merrte pjesë gjithashtu Kryetari i OBVL-së, gjeneral Rrahman Parllaku – Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit, sekretari i Përgjithshëm i OBVL-së Halil Rama, si dhe veprimtarët e kësaj organizate, Kolonel Dilaver Goxha e Kolonel Nëvruz Sako.

Kontribut madhor për çështjen tonë kombëtare

Ish luftëtari i paepur gjatë LANÇ, profesori studjuesi Astrit Leka, pas kalvarit që kishte kaluar në regjimin e dikaturës komuniste, familjarisht ai u nis për në emigracion me një vizë amerikane të marrë në Bernë. Në Nju Jork dekani i Fakultetit të Drejtësisë të UNY, pasi pa dokumentet e kualifikimit të profesorit Astritit, edhe pse 65 vjeç, i propozoi vendin e bibliografit poliglot në Fakultet.
Ai pati takime dhe me parlamentarë të Kosovës, me Rugovën e shokë ku mësoi për gjendjen në Kosovë. Këta faktorë Astritin e vunë para përgjegjësisë që këto pak vjet që i kishin mbetur nga jeta, t’ia kushtonte Shqipërisë. Kjo është arsyeja që profesori vendosi ta refuzojë ofertën e universitetit të NY dhe të nisej për në Gjenevën ndërkombëtare, kur pa për më tepër në kanalet televizive të botës emigracionin epic, anijet shqiptare plot e përplot me refugjatë që mësynin Italinë. Megjithatë në Gjenevë ai pati vështirësi të mëdha, pasi qendroi pa kërkuar azil deri në 7 mars 1991.
Në Zvicër ai i vuri vehtes si detyrë të luftojë për pluralizmin dhe demokratizimin e Shqipërisë, çlirimin kombëtar të shqiptarëve në ish Jugosllavi, pa qenë i varur nga asnjë ambasasdë, asnjë grupim politik ose lojë e agjenturave të ndryshme, duke ruajtur integritetin dhe pavarësinë e tij.
Në vitin 1992 krijoi organizatën jo qeveritare Shoqata Ndërkombëtare Solidariteti për Zhvillimin e Vendeve të Lindjes “Solidest”, i ndihmuar nga deputetë të Gjenevës, nga kryetari i qeverisë së kantonit, personalitete të tjera dhe shoqata të rëndësishme jo qeveritare zvicerane e të huaja.
Në kolokiumin ndërkombëtar më 1992 për Europën Juglindore ku të gjitha delegacionet u shprehën për mos shpërbërjen e Jugosllavisë për të parandaluar një Luftë Ballkanike, Astriti deklaroi se në se do të ndodhë kështu, konflikti do mbesë brenda kufijve të Jugosllavisë. Historia i dha të drejtën Astritit dhe ministrit të Kosovës që ishte arritur të futej në këtë mbledhje, të paktën për një ditë. Gjithashtu Astriti mundësoi futjen e qeverisë së Rugovës në Forumin e Krans Montanës, sipas deklaratës së dhënë nga ministri i informacionit të Kosovës; përgatitjen e materialeve për mbrojtjen në OKB për çështjen e burgosjes së Ukshin Hotit, etj.

Përmendoret e Skënderbeut që nga Parisi, Londra, Italia, Estonia, Cekia, Argjentina, Filipinet dhe Australia

Përpjekjet në shumë vite, nga profesori janë ato për ngritjen e bustit të Skenderbeut, figurës kombëtare shqiptare në Gjenevë, për të cilën pati mbështetjen e Konfederatës Zvicerane si dhe të ish kryetarit të OSBE, zviceranit Flavio Kotti. Për ngritjen e bustit në Gjenevë Akademia e Shkencave e Shqipërisë, kryetari i atëhereshëm i saj z. Shaban Demiraj si dhe z. Ylli Popa, i dërgoi mesazh profesorit: “të falenderojmë nxehtësisht për arritjen që pate me vendosjen e bustit të Skëndërbeut në Gjenevë në një moment kur ne i kishim humbur të gjitha shpresat, pas ngjarjeve që ndodhën në vend më 1997….”
Kauza e profesorit dhe me Shoqatën Solidest mundësoi ngritjen e përmendoreve të Skënderbeut që nga Parisi, Londra, Italia, Estonia, Ҫekia, Argjentina, Filipinet, Australia etj. duke bashkëpunuar nga afër me bashkësitë shqiptare në ato vende, se dhe disa personalitete politike të kohës, si presidentin Shirak, kryeministrin Tonny Blair që mbështetën vendosjen e bustit dhe sidomos Papa Franceskun, etj.


Mbas hulumtimeve të profesorit në njohjen e Skënderbeut në botë, ai gjeti se në shekullin XIX poeti kombëtar i Filipineve Baltazar në shkrimet e tij u kishte rekomanduar gjithë bashkëatdhetarëve të ndiqnin shembullin e Gjergj Kastriotit për të fituar në luftën për heqjen e sundimit spanjoll. Si rezultat, në të gjitha ciklet e arsimit, në bashkitë dhe tek veteranët e Filipinëve figura e Skënderbeut ishte e njohur dhe e nderuar. Madje, ata shprehen dëshirën të ngrihet në Manila një bust i Skënderbeut, gjë që pret sponsorizues.


Duhet permendur gjithashtu, se kur në Kosovë luftohej për lirinë e saj dhe UҪK konsiderohej nga gati gjithë bota si “terroriste”, ai pati rastin të shprehet për njollën e pamerituar për UҪK gjatë takimeve me të dërguarit e këshilltarëve në Gjenevë të ish kryeministrit Romano Prodi dhe ministrit të brëndshëm Giorgo Napoletano.


Pas disa takimesh ndërkombëtare, jashtë Zvicrës, me këshillën e autoriteteve zvicerane e faktorëve të tjerë ndërkombëtarë, u arrit bindja tek ata se UҪK ishte një organizatë çlirimtare, gjë të cilën pala italiane e shpalli publikisht në 1998 gjatë vizitës në Gjenevë të delegatit amerikan Gellbard, i njohur si kundërshtar i UҪK. Pas kësaj marrëveshje, lufta në Kosovë mori zhvillime të mëdha dhe u shpëtuan qindra mijëra shqiptarë që do masakroheshin nga ushtria e Millosheviçit, sikurse ndodhi në Bosnje me 250 000 të vrarë.


Kontributi i professor Astritit njihet edhe nga përpjekljet e tij për njohjen dhe prestigjin e organizatës së veteranëve në Federatën Botërore të Veteranëve me seli në Paris (FMAC- Paris), e që edhe në bashkëpunim me kryetarin e OBVL, gjeneral Rrahman Parllaku - hero i Popullit, po me gjeneral Rahmanin morën kontakt në Paris me Federatën Botërore të Veteranëve për anëtarësimin e në vazhdim takuan autoritetet e Gjenevës e të Konfederatës Zvicerane në Bernë, për të bërë të njohur OBVL si dhe Shqipërinë pas përmbysjes së komunizmit; po kështu në vitin 2003 OBVL u përfaqësua (nga Astrit Leka) në Asamblenë e Përgjithshme të FMAC në Johanesburg, ku ish president i saj, deklaroi se 181 organizata veteranësh të botës janë shprehur në favor të pranimit të OBVL. Në atë mbledhje nuk do të harrohet - thonë biografët, propozimi i OBVL drejtuar mbledhjes ndërkombëtare për paqësimin e Izraelit me Palestinën (ku merrte pjesë edhe ish presidenti Xhimi Karter etj.), në Gjenevë, e cila u vlerësua shumë nga nderkombëtarët.
Në vitin 2006 me shkëmbime vizitash e letërkëmbime të profesorit u arrit anëtarësimi i OBVL-së në Konfederatën Europiane të Veteranëve CEAC- Paris, e Shqipërisë dhe atë të UҪK- Kosovë e më pas u arrit të futej aty edhe organizata e veteranëve të UҪK - Maqedoni si edhe ajo e veteranëve shqiptarë të Kroacisë, duke siguruar në këtë mënyrë katër vota në Konfederatën e Veteranëve të Europës.


Më vonë profesori si perfaqësues i Solidest arriti ta anëtarësojë Organizatën e Veteranëve të UҪK, Kosovë në Federatën Botërore të Veteranëve pas disa vite përpjekjesh, që nga Johanesburgu, Rabati, Parisi, Zagrebi, Lisbona, Kuala Lumpur, Singapori etj.
Gjatë këtyre 27 viteve në Gjenevë, si ish bashkëpunëtor i Institutit të Shkencave, profesori ka bërë përpjekje për të zbuluar figura të ndritura në shekuj shqiptare në botë, me qëllim përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në botën perëndimore.


Astrit Laka ka shumë plane të tjera: së shpejti në sajë të bashkëpunimit me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë pritet të realizohet një projekt për ngritjen e një busti të një personaliteti të shquar zviceran prof. antropolog Eugene Pittard, publicist e propagandist i Shqipërisë në Botë etj.



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes