l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

MYFIT POÇARI RRËFEN NATËN E SHËN BARTOLOMEUT ME 104 TË PUSHKATUAR

104 DËSHMORËT E PRISHTINËS, DREJT KAMPIT TË VDEKJES ME KËNGË

Ishte gushti i vitit 1944, kishte filluar kthesa e luftës dhe Gjermanët ishin nën goditjen e forcave aleate jashtë vendit dhe të forcave partizane në të gjithë territorin e vendit tonë. Në kampet famëkeqe të shfarosjes në masë, ata vazhdonin të sillnin robërit e luftës dhe të dënuarit në burgjet e fashizmit. Të udhëhequr nga kjo praktikë më 26 gusht të vitit 1944, gjermanët morën nga burgu i Tiranës 92 të burgosur politikë dhe atdhetarë. Këta iu dorëzuan atyre nga Xhelal Staravecka e Mark Berisha, që ishin përkatësisht, i pari komandant i xhandarmërisë dhe i dyti drejtor i burgut. Lëvizja u krye në itinerarin Tiranë- Shkodër- Vau i Dejës- Pukë- Fushë Arrëz - Kukës- Prizren- Prishtinë. Kjo rrugë u bë për 3 ditë .

 

KAMPI FAMËKEQ

Në agimin e ditës së tretë autokolona u ndal nëqytetin e Prizrenit. Me tu ngrysur ,autokolona u nis përsëri dhe afër mesnatës ajo u ndal në periferi të një qyteti, dritat e të cilit dallonin nga larg, ishte Prishtina. Kjo ishte ndalesa e fundit, kishim mbërritur në kampin e internimit të Prishtinës. Në kamp të internuarit mbaheshin në kapanone prej dërrase të ndërtuara apostafat. Kapanonet ishin të ndarë në dhoma, ku në secilën prej tyre mbaheshin 40-50 vetë. Në këtë kamp të internuarit ishin nga nacionalitete të ndryshme, shqiptarë, italianë, jugosllavë, grekë, çifutë etj. Bëheshim mbi 1000 vetë. Rregjimi në kamp ishte monoton. Në mëngjes çoheshim nën ulërimat e kujdestarëve e të gjermanëve që nuk u mjaftonte kjo, por përdornin edhe kamxhikun. Më pastaj rreshtimi, gjimnastika, punë, e përsëri punë, sa herë që kishin nevojë gjermanët. Ushqimi ishte sa për të mbajtur frymën gjallë. Pak bukë, në mëngjes lëng tagjie dhe në drake e në darkë, lëng gruri. Të internuarit shfrytëzoheshin për punë të ndryshme dhe kur nuk kishte punë, na rraskapitnin me gjimnastikë të stërzgjatur, ku disa nga lodhja humbnin ndjenjat e rrëzoheshin për tokë.

NATA E SHËN BARTOLOMEUT ME 104 TË PUSHKATUAR.

Trupat gjermane, të ndodhur nën goditjen e pandërprerë të forcave partizane e në pamundësi për t’i neutralizuar ato, hakmerreshin ndaj popullsisë së pambrojtur duke bërë reprezalje. Me këtë lidhet edhe ngjarja e 23 Tetorit 1944.
Forcat partizane kishin dhënë goditje të njëpasnjëshme në rrugëkalimin Kukës- Prizren, ku gjermanët kishin pësuar humbje të mëdha. Si hakmarrje ndaj kësaj disfate, komanda gjermane kishte vendosur të pushkatonte 104 të internuar në kampin e Prishtinës. Dy ditë më parë në fshehtësi, natën, gjermanët morën një grup të internuarish italianë e jugosllavë dhe i dërguan të punonin për të hapur një gropë të madhe pranë kazermave, që ishin në periferi të kampit. Ata kishin dhënë porosi, që për këtë të mos hapej goja. Por me tu kthyer nga kjo punë, i internuari italian Gildo, fshehurazi e duke rrezikuar veten, erdhi në dhomën tonë e na njoftoi për këtë veprim të gjermanëve, që paralajmëronte diçka të keqe.
Ne u mblodhëm ,e analizuam informacionin dhe porositëm të gjithë shokët që të ndiqnin me kujdes çdo veprim të mëtejshëm të gjermanëve, pa rënë pre e provokacioneve e pa kaluar në panik. Të nesërmen e hapjes së gropës, gjermanët rreshtuan të gjithë të internuarit në oborrin e kampit dhe nën vëzhgimin e forcave, administrata e kampit filloi një apel të pazakontë. Lexohej një emër dhe i internuari që pohonte, nxirrej mënjanë. Kalohej një emër dhe ndonjëherë dy emra pa u lexuar, emri që vinte më pas, lexohej e ky person nxirrej përsëri mënjanë. Kështu vazhdoi derisa u kalua në fund të listës. Të internuarit e nxjerrë mënjanë u numëruan. Kjo shifër iu raportua hierarkëve, të cilët urdhëruan që apeli të bëhej edhe njëherë nga fillimi, po në të njëjtën mënyrë. Si duket nuk ishte plotësuar akoma shifra 104. Kur kjo shifër u arrit, apeli u ndërpre.
Shokët e ndarë mënjanë, i futën në një kaush të veçantë shumë të vogël, aq sa ata me vështirësi arrinin të ngrinin duart, për të na përshëndetur. Ndërsa ne, na urdhëruan të futeshim aty ku kishim qenë më parë. Menduam se kjo ndarje, do të ishte bërë për t’i çuar ata në ndonjë front pune të ri. Por edhe mendimi për ndonjë veprim ogurzi na shkonte, nga gjermanët mund të prisje çdo gjë.
Do të duhej të vinte mesi i natës i asaj dite, që ne të mësonim se shokët tanë i kishin ndarë për t’i pushkatuar. Ajo gropë e hapur një ditë më pare, qe përgatitur për ta.
Pranë kapanonit u bënë dy rreshta me gjermanë dhe në krye të tyre prisnin makinat. Dera e kaushit u hap, gjermanët dy e nga dy rrëmbenin të internuarit dhe pasi i zhvishnin në një dhomë aty pranë, i hipnin në makinën që priste në dalje të kampit.
Ne të gjithë ishim mbërthyer brenda derës së kapanonit tonë dhe nga të çarat e saj, ndiqnim me sy tragjedinë që po ndodhte me shokët tanë, të cilët nuk do t’i takonim më kurrë. Por megjithatë në pamundësi për tu ardhur në ndihmë, filluam të hedhim parulla e të këndonim këngë patriotike për t’i ngritur ata moralisht. Gjithë kampi oshtinte.
Shokëve tanë u takonte të kalonin para derës sonë. Në një moment, njëri prej tyre, duke kaluar lëshoi ngjitur me derën tonë xhaketën, të cilën ata që ishin pranë derës e tërhoqën menjëherë. Në astarin e asaj xhakete ndodhej organizimi i batalionit tonë. Një gjest ky i moralit të lartë të shokut tonë, që edhe në momentet e fundit, kishte forca të mendonte për atë që i ishte besuar.
Të ndodhur përpara një situate të tillë, nga disa të internuar, u mor iniciativa dhe u ça tavani i dhomës ku ishin dhe nëpërmjet tij, u bë kalimi në dhomën tonë. Ky veprim u diktua nga gjermanët, të cilët për një moment i ndërprenë veprimet dhe pasi hapën derën e dhomës sonë, kërkuan me insistim të dilnin të larguarit. Xhandari shqiptar me emrin Veli, që ishte vegël e gjermanëve, përktheu fjalët e kapos gjermane: - Nxirrni të ardhurit, se ndryshe do t’ju vrasim të gjithëve.
Asnjë hap nuk u bë përpara. Gojë më gojë u përhap parrulla, “O të gjithë, o asnjë”! Atëherë gjermanët të vendosur në krimin e tyre, shkuan nga fundi i dhomës dhe morën 3 të internuar, që iu kapi dora. Midis tyre vetëm njëri ishte nga të ardhurit.
I paharruar do të mbetet qëndrimi i shokut tonë të luftës, Musa Agolli, që e përbuzi vdekjen, duke thirrur: -Shokë, lamtumirë, na merrni hakun, luftoni shokë sa të jeni gjallë, copëtojeni fashizmin! Dhe u përlesh me ta derisa oficeri gjerman, që drejtonte këtë masakër, e qëlloi me automatik në pragun e kapanonit dhe ai ra për të mos vdekur kurrë.

KUSH ISHIN 104 MARTIRËT E LIRISË

1. Abdulla Adem Kastrati
2. Abdurahman Duro Abibi
3. Aleksandër Pandeli Jorgoni
4. Anastas Miti Konomi
5. Avni Emin Bejgo
6. Beqir Caca (Cane)
7. Bilal Sherif Gonxholli
8. Cen Cuf Broja
9. Dhimitër Ilo Dunga
10. Dhimitër Koçi
11. Dhimitër Mema
12. Enver Hamit Velaj
13. Enver Trebishti
14. Faik Bajrami
15. Faik Rexhep Pahia
16. Faslli Rexhep Zogu
17. Fiqiri Osman Begeja
18. Foni Thoma Keko
19. GJikë Kol Kuqali
20. Grigor Dunga
21. Haki Selim Shehi (Shehu)
22. Halil Hysen Lapi
23. Hamdi Rrapi
24. Hamza Sali Shehi (Shehu)
25. Harallamb Thanas Papa
26. Hasan Zeneli
27. Hektor Ibrahim Shyti
28. Hysen Haki Beqiri
29. Hysen Mustafa Koxheri
30. Hysen Mustafa Palluqi
31. Ibrahim Fishta
32. Ibrahim H. Ishmi
33. Ibrahim Halil Hasmema
34. Ilia Baulli (Balliu)
35. Ilia Gjylbegu
36. Ilia Thimi Kote
37. Irfan Rifat Tomini
38. Kasem Mahmut Balluku
39. Kiço Kostandin Dukolli
40. Kostantin Pavllo Mema
41. Kozma Filip Andrea
42. Kristaq Andon Boshnjaku
43. Kristaq Pavllo Mema
44. Lame Thoma Koleta
45. Ligor Ilo Dumga (Duka)
46. Ligor Tingo
47. LLukan Dhimitër Stefani
48. Loni Lili Papuçiu
49. Luçi Pilo Gollani
50. Manol Pano Basho
51. Murat Destan Murati (Sulaj)
52. Muhamet Ismail Tufa
53. Muharrem Bajram Lami
54. Muharrem Riza Gjashta
55. Musa Myftar Ceno
56. Musa Zija Agolli
57. Myftar Hysni Sevrani
58. Namik K. Gjergjani
59. Nasho Duro
60. Nevruz Sherifi
61. Niko Lili Avrami
62. Oresti Aristotel Dilo
63. Osman Hasan Muaxhiri
64. Osman Xhiza (Axhika)
65. Panajot Biri (Bitri)
66. Panajot Mança
67. Pandi Dhiogjen Bode
68. Pandi Z. Foti
69. Pilo Polo Noti
70. Qazim Fetah Llazani
71. Ramazan Sadik Shijaku
72. Ramazan Shaban Farka
73. Reshit Rakip Mustafa
74. Sabaudin Minxholli
75. Sadik Murat Petrela
76. Sejfulla Ram Ahmetaj
77. Shaban Ibrahim Jegeni
78. Shaban Kadri Çelaj
79. Shaban Tahir Kurti
80. Shaban Zeneli
81. Shaqir Xhemal Metani
82. Shefqet Sulejman Haxhiaj
83. Shyqyri Isa Toska
84. Shyqyri Xheladin Bushati
85. Shyqyri Xhemal Greblleshi
86. Shyqyri. Qemal. Bilbili
87. Skënder Skëndo
88. Sotir Shani
89. Spiro Postol Velko
90. STefo Sokrat Guraj(Curri
91. Tajar Fejzulla Guranjaku
92. Tajar Maliq Mitarja
93. Tasim Riza Shehi (Shehu)
94. Theodhor Açiçi (Asisi)
95. Vasil. Theodhor Papingji
96. Vasil Ilo Tela
97. Vasil Llambi
98. Venedik Izet Hoxha
99. Vesel Kapinova
100. Vesel Shefik Dyrko
101. Xheladin Sadik Fishta
102. Xhemal Abeshi
103. Xhemal Osman Mema
104. Xhemal Riza Bushati




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes