l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Një libër që i flet të kaluarës me vështrim nga e ardhmja”, mbështetetur në burime historike

“BURRI FISNIK MARK QERIMI DHE VËLLAZËRIA


Xhemal Meçi
Studiues, “Mjeshtër i Madh”

Këto ditë u promovua në Pukë në sallën e leksioneve të pallatit të kultures “NDUE SHYTI” libri “BURRI FISNIK MARK QERIMI DHE VËLLAZËRIA DELIAJ TË BLINISHTIT TË PUKËS” i autorit të mirënjohur Ismet Balaj, me redaktor dr. Nikollë Loka. Moderator i promovimit të librit qe regjisori Fran Vukaj, i cili moderoi me profesionalizëm. Auditori i përbërë prej afro 100 pjesëmarrëshsh: familjarë të vëllazërisë DELIAJ, bashkëkohës të Mark Qerimit, miq, shokë, studiues, mësues e veteranë etj.
Ky botim madhor prej 666 faqesh, i kushtohet kryesisht Mark Qerim Delisë, i shpallur “ Qyetar Nderi i Bashkisë Pukë”, njëkohësisht i kushtohet edhe Vëllazërisë DELIAJ si dhe fshatit Blinisht të Pukës.
Libri në fjalë, ndarë në 6 pjesë me vlera njohjeje e studimore për lexuesit dhe studiuesit për figura, familje dhe fshatra të tillë në krahina të thella si Puka, pak të njohura për historinë, etnografinë dhe rolin e tyre, merr rëndësi e vlerësim për materialin që nxjerrë nga pluhuri i harresës së viteve e shekujve vlerat e botimit.
Botimi, siç shkruan në parathënie dr. Nikollë Loka, është një “Libër që i flet të kaluarës me vështrim nga e ardhmja”, mbështetetur në burime historike, toponime (emra vendesh), dokumenta, hulumtime terreni dhe kujtime e intervista bashkohës etj. me qëllim që të pasqyrohet sa më mirë “trungu familjar i DELI NDOUT edhe sot kur janë bërë një lagje me shumë njerëz me formim të ndryshëm kulturor, shquhen për tipare të përbshkëta si njerëz punëtorë,të ndershëm, besnikë, mikpritës dhe të vëmendshëm ndaj halleve të tjerëve” (f. 23).
Autori i mirënjohur Ismet Balaj, sapo pat përfunduar botimin voluminoz të mirëpritur “KULLA E CURRIT PLOT HISTORI” (Tiranë 2012 në mbi 700 faqe), vjen me këtë botim të ri, me vlera plus në fushën e botimeve për Pukën, figura të shquara , etnografinë e historinë e saj.
Pasardhësit e Mark QERIMIT, sidomos i biri Marash Mark Qerimi, Deliaj dhe i biri i Marashit, Zef Marash Deliaj kanë meritën, që morën nismën për të ndihmuar me interesimin e përkushtimin e tyre të pandërprerë e plotë interesim për të ndihmuar deri sa arritën përfundimisht te botimi, i cili po zë vendin e duhur në biblioteka, që nga ajo kombëtare Tiranë, “Marin Barleti” Shkodër dhe deri te Muzeu Historik Pukë.
Megjithëse botimi ka disa mangësi e pasaktësi lidhur me prejardhjen e vëllazërisë së Delajve në raport me Dakën, pronësinë e shtrirjen hapsinore mesjetare dhe marrëdhëniet me Lekë Dukagjinin, si dhe Blinishtin si qendra e origjinës së familjes fisnike Blinishti me histori të pasur lidhjesh dhe aleancash deri në Kroaci e vetë Papatin etj., prap ky botim do të mbetet i vlerësuar, sidomos për pasqyrimin e figures së atdhetarit e burrit fisnik MARK QERIM DELISË, si dhe vëllazërisë së mirënjohur DELIAJ të Blinishtit të Pukës.

BLINISHTËT, familje fisnike në Blinisht të Pukës

Nuk mund të shkruhet për Blinishtin e Blinishtët pa iu referua për Blinishtin studiuesit Gaspër Gurakuqi , i cili ësht ë pasqyruar më së miri në botimin “KABASHI, PUKA QË NË LASHTËSI 2,( Tiranë, “2012 f. 54-59). Atëhere, lind pyetja: Çfarë e detyroi autorin Ismet Balaj t’i anashkaloi këto burime, që mund t’i jepnin një botim më serioz, i vërtetuaar, duke iu shmangë sajesave dhe fantazisë?!
Para se të njihemi me Fushën e Blinishtit e Blinishtët e hershëm, le të shohim vendbanimet e kësaj Fushe.
Banorët e mijëvjeçarit të parë të erës së re, në mos edhe më parë, në këtë Fushë vendbanimin e tyre e kishin ngritur në tri lagje. Megjithatë, tradita tregon se fillimisht ka pasur një lagje në anën perëndimore një qendër banimi, që Krovët e mbanin mend me emrin “Katraplak”. Njëkohësisht apo më pas ngrihet lagjja në lindje, në perëndim të Bokës, në lartësitë e rrafshit të saj. Karakteristikë e këtyre lagjeve është ngritja e tyre në të filluar të shpatit të Kunorave, bri pyjeve të dushkut, që së bashku me kunorat ( Kunora e Poshtme dhe Kunora e Epërme u shërbenin për mbrojtje në rast të ndonjë sulmi armik.
Lagjeja në perëndim, që te vona u bë pronë e Krovëve të Kabashit, ishte ngritur mbi një prehër të shpatit të Kunorës së Poshtme, që kujtohet edhe sot për emrin Katraplak. Tradita e shpjegon si Katundi Plak, Katundi i Moçëm apo Katundi i Vjetër. Po kishte edhe një shpjegim tjetër: Katër Plak, katër pleq.
Që të dy emërtimet kanë domethënien e tyre. Emërtimi i parë tregon se Katundi Plak ishte vendbanim i hershëm i kësaj FUSHE. Edhe terreni e tregon këtë fakt. Katërplak, ishte mbi rrugën që kalon sipër fushës, ndërsa Lakun e Kunorës së Poshtme e kishte aty afër, ku mund të tërhiqej shpejt për raste pasigurie. Edhe kullotat nuk ishin larg, megjithëse në Lak të Kunorës së Poshtme ka pasë një stan deri nga fillimi i shek. XIX, në mos më vonë. Deri në vitet ’50 pat mbetur një thanë me emrin Thana e Stanit apo Thana e Lakut.
Emërtimi i dytë tregon se aty jetonte një komunitet i organizuar mbi institucionin e katër pleqve, që përfaqësonin vëllazëritë e një fisi apo të katër fiseve me lidhje vendore.
Në të drejtën dokesore (kanunore) zakonisht krerët quheshin pleq. Përveç që ishin krerë, drejtues, ishin edhe pleqnarë që gjykonin simbas traditës dokesre dhe vendosnin për çështje e probleme që shqetësonin komunitetin, që drejtonin. Nga roli e ndikimi i këtyre katër pleqve, mbeti toponimi Katërplak. këtu kemi një shpjegim krejt ndryshe nga sa shprehet në librin “BURRI FISNIK MARK QERIMI....”, f.9.
Katërplak, me sa kuptohet, si u shumua e u forcua, u shtri edhe në lindje të FUSHËS, afër Bokës. Në vazhdim u bë lagja kryesore. Se kur, është vështirë të thuhet, por mundet para se blinishtët paraosman, ndofta kur familja fisnike filloi të formësohej si e tillë, pa lidhje me Dakët e Deliajt. Që prej këtu kaluan edhe në Bokë, ku ngritën forcomën e tyre, një qytezë, për të cilën flasin gjurmët e mureve rrethues. Simbas kujtesës historike, mendohet se banesat e para u ngritën në Gropa, në afërsi të mesit të shpatit të Kunorës së Epër, një prehër i hapur, disi i mbyllur në anët, veç lindjes, duke marrë formën vezake të një grope të madhe; prandaj edhe u quajt Gropat (N’Gropa/N’Gropat), ku ka pasë troje, siç e tregonin rrënojate tyre. Për rrjedhojë mendohet të ketë qenë një vendbanim i hershëm mjaft i mbrojtur, gati i padukshëm. Nga rruga sipër fushës nuk dukej fare. Njëkohësisht Kunorën e Epër e kishte pak më lag se kreun e Fushës, por nëpër pyll. Më vonë zbritën edhe te Lkeni. Lkeni është një si gropë natyrore, pak më poshtë se në Gropa. Gjatë fillimit të pranverës e verës mbetet pa ujë. Më vonë Gropat, si dhe Lkeni janë përdorë për tbuna (stane), derisa erdhi fillimi apo mesi i shek. XVII, kur plasi një shtrëngatë e madhe, e cila çau shpatin e malit të shpyllëzuar dhe rrokullisi fushës mijëra m3 rërë. Ndodhi atë natë, kur roja i vijës thonin “nuk kishte mbyllur vijën e ujit të Nërshejt. Kështu, edhe vija solli shumë ujë tue gërryer Shpatin e Kunorave,aq sa rëra zbriti mbi shtëpitë e lagjes përballë Bokës, duke i mbuluar sikur të mos kishin qenë kurrë. “Tri vjet u ndie gjeli tuj kndue”- tregojnë vendasit.
Rrëshqitja e rërës ka vazhduar gjithnjë e më shumë, jo vetëm duke mbuluar një pjesë të Fushës, por duke krijuar brraka të thella shpatit e Fushës deri në Kokaj posht Fushës. Pjesa perëndimore e Fushës u gërrye aq shumë, sa sot i ka kaluar 30 m thellësi. Kështu nga fundi i shek. XVIII e në vazhdim ka pasë gjithnjë një emigracion në rritje drejt Zadrimës e kryesisht drejt Kosovëku në verilindje të Korishës së Kabashit të Prizrenit, ishte ngritë n lagje sa ngjante me një fshat e quajtur DAKA. Tani Fushë – Blinishti duket një tokë në braktisje dhe pse nuk mungojnë mundësitë e ripërtëritjes së saj në një masë të mjaftueshme.

Kodra Rroms

Kodra Rroms pasohet edhe me toponime të tjera me këtë emër: Rruga Kodër Rroms dhe Vija e Kodër Rroms.
Kjo kodër është përfund Fushës së Blinishtit, me një ngjitje të vështirë prej Kokajve. Prof. K. Luka është i mendimit se Kodra Rroms është dëshmi se aty kanë banuar dikur romë.
Për romë vendasit nuk dinë gjë, sepse janë ardhës më të vonë. Megjithatë vetë toponimet me emrin e tyre romë dëshmojnë praninë e romëve në këto anë,si dhe në Qerret të Vogël, Dedaj etj.
Romët janë larguar që me tërheqjen e familjes fisnike BLINISHTI, apo me shembjen e principatës së Dukagjinëve nga fundi i shek. XV. Por para ardhjes së Zhavellës ( Lohëve të Mbishkodrës), si dhe Dakës e Nezmehmetëve (Delive) etj., përderisa nuk dinë asgjë për to, përveç toponimit.
Pas tyre, Blinishtëve të hershëm, erdhën Krovët prej Qafalive të Grykë – Kabashit. Krovët ngulën në anën perëndimore të Fushë – Blinishtit, që mori emrin Krovë, siç u vendosën të fisit Lohe për fund Fushë – Blinishtit, mbi Kodër Rromë. Në tokat e zëna prej këtyre ardhësve, kanë mbetur toponimet me emrin e Zmajlags (Ismail agës), si: Prozhmi ZmajlAgs, Ksolla e ZmajlAgs, Rruga Prozhmit ZmajlAgs. Mesa shihet Ismail aga i Kabashit ishte pronari kësaj ane, ku futi si Krovët, si të Lohes, Dakën, Nezmehmetët (Deliajt) etj., që e quajnë veten si fis Krasniqe para vendasve, për t’u dukur fis i fuqishëm. Edhe r. Bardhi më 1637 shkruan për familje fisnike në Kabash, që e ndihmuan për rindërtimin e Kishës. “Një turk (mysliman)...birë i një tç krishteni fisnik më dha 3 mijë aspra...edhe një turk tjetër premtoi një ka e një tjetër një ka tjetër.”
Nga hulumtimi në Pla të Krasniqes, në se Pirajt janë fis Krasniqeje. Ato nuk e pranonin si të vërtetë këtë gojëdhënë, dalë prej APRIPËS SË KEQE, Pirajve të Poravit (Apripë e Keqe.) Duke qenë një fis i vogël, por, ndofta nga fiset më të hershëm arbëror ku kanë banuar për qindra vjet aty bregut të Drinit. Por në rrethana të reja historike një pjesë e tyre me të parin e vet Daka, u vendosën te Art e Thatanë në verilindje të Boks (qytezës) së fshatit Blinisht. Më pas zbritln në Kans, ku kishte burime uji dhe një rrafsh pjellor e mjat romantic, se Kansi ngrihej mbi një ndçrmjetës nmes dy brrakave, që dukej si kështjellë, ashtu si edhe sot. Por kur pyjet u keqpërdorën. Vendi pësoi rrënime. Atëher Dakajt zbritën në Liaj dhe kaluan në Baj e Mbasstenë. Rreth viti 1929ku u nda Cub (JakPrendi) Zymeri prej Marash Mark Zymerit,kur Gjoka ishte 23 vjeç, kurse Mark Mirashi ishte 19 vjeç. Jak Prendit i ra Mbasstena. Gjoka ua shiti Delive dhe bleu token eZhavellës në Markapuç, mbi Kokaj. Zhavella (Voci)
Brezat e Dakës, simbas Gjokë Cubit (Jaku) shkojnë sot në 12 brez, (kujtime marrë prej tij më 14 nëntor 1975, kur ishte në moshën 72 vjeç. Duket se nofka “Cubi” i është vënë Jakut që kur ishte i ri për ngjashmëri me një cub nga pamja,siç ka raste të tilla ( p. sh. Musa Meçi u quajt që i vogël murrec se nga pamja ishte ftyrëmurrëm. Kështu edhe GJOKË Jaku (CUBI).
Brezat e Dakës: “Gjokë Cubi (Gjokë Jaku), brezi i katërt, 1906; 5. Jaku, 1860; 6. Prendi,1830; 7. Zymeri, 1770; 8. Nushi,1740; 9. Islami, 1710; 10. Çela, 1680; 11. Mala,1650; 12. Daka i Blinishtit,1620. “ Dakajt kohën e Zogut, Mbretit Zog) ishna 3 shpi: na (Gjok Jaku, Cubi), Mark Mirashi e Nikollë Pashku. Kurse sot (1975) jena 10 shpi. Mark Mirashi e quante veten Mark Daka. .Brezat e Marka Mirash Dakës,brezi i katërt: 1. Roberto Gjovalini, i mitur, 2. Gjovalin Vata,1969; 3. Vat Marku, 1933;4. Mark Daka (Marashi),1908;5. Mirash Marku, 1850; 6.Mark Zymeri,1810; 7.Zymer Nushi,1780; 8.Nush Islami, 1750; 9. Islam Çela, 1720; 10.Çel Mala, 1690;11.Mal Daka 1660; 12. Daka i Blinishtit,1630. Kështu, Daka ka jetuar rreth viteve 1630 -1720.
Me Nikollë Pashkun takohemi në breza te izlami( Islam Çela. brezi i nëntë), Kurse me Mark Mirashin ( Daka) takohna te Zymer Nushi e Gjon Nushi, vllazën. Ne shkojmë me Gjonusht.
Ndërsa shpia Nezë , e Nez Mehmetit ( të Delive, të Mark Qerimit) thonë jena Dakë, po nuk janë se nuk mund të bashkohen brezat e tyne me ne ze Daka”. Kjo tregon se autori i librit nuk duhej të mbetesh rob i një gojëdhëne për mosprishqefje, në vend që të shtrihej edhe mbi burimet që kanë mbledhësit e mëparshëm ose bashkohësve të disa Dakajve,
Pra, simbas kësaj skeme, Daka duhet të ketë jetuar rreth viteve 1630-1720. Kështu,Lidhja gjoja me Lekë Dukagjinin është një sajesë e një fantazi pa vlerë. Deliajt ,simbas një fragmenti kënge humoristike janë të Nez Mehmetit. (12 çobat e Qerretit i hangren qent e Nez Mehmetit). aso kohe NEZ Mehmeti si Daka në kohën e tij kopenë e madhe të bagëtive i dimronte bregut të Drinit Koman-Karmë, si edhe bregut të Gomsiqës së Poshtme të Dushit të Poshtëm( Ky fakt do të botohet më i plotë së shpejti te një libër kushtuar Komanit e Qerretit). Për sa i takon “Shpella Dakës”, diku në verilindje të Komanit nukka qenë pronë e Dakës.
Kishat e Fushë – Blinishtit

Një vend i begatë si Fusha e Blinishtit sigurisht që do të kishte kishat e veta. Me Fushë – Blinisht lidhen tri kisha: Kisha e shënIlisë dhe Kisha e Shën Markut- në lindje e juglindje të Fushë – Blinishtit. Në mal, veri të Krrabit është Kisha e Jeremisë.
Kisha e Shllisë (Shën Ilisë) është në krye të fushës nga ana jugperëndimore e saj. Me fundin e Bokës e ndan një mur që fillon më se 300 m nga kisha, në anën jugore të Bokës, po në vijë të drejtë – një tregues i kufirit të pronës së kishës së Shën Ilisë me Bokën. Nga matjet, në përgjithësi del se pronësia e kishës mbi fushë zinte rreth 3 ha, një kënd anës lindore e juglindore. Edhe sot pjesa juglindore e quajtur Baj është pjesa më e mbrojtur e fushës. Në fund të Bajt ende janë gështenjat shekullore - Kshtejat e Bajt.
Për kishën nuk mbahet mend asgjë, ndryshe nga Kisha e Jeremisë në Krrab dhe Kisha Shën Pjetrit në Buhot. Në këtë kishë ( Shën Ilia) çonte meshë vetëm Blinishti, i cili ka pasë një popullsi të ardhur këta tre-katër shekujt e fundit: Lohe e Piraj. Duket se për këtë arsye ardhësit nuk dinë gjë rreth kësaj kishe të hershme. Por pozicioni afër Bokës, pronat që duken edhe sot në njëfarë mase, tregojnë se do të ketë qenë një nga kishat më të hershme në viset e Pukës, mundet e periudhës para mbretërive sllave. Pra, e periudhës së Bizantit të mesit të mijëvjeçarit të parë, mbështetje kryesore e familjes fisnike Blinishti. Këtë ide e bazon fakti se nuk e lidh asgjë me gojëdhëna e legjenda për Lekë Dukagjinin, i cili i kishte gjoja “sarajet” pak më në perëndim të kësaj kishe, ku përveç “sarajeve”, siç do ta shohim, është edhe Guri i Filxhanave, (njëfarë tryeze kafeje e Lekë Dukagjinit), Mandi i Lekë Dukagjinit, Kroni i Lekë Dukagjinit etj.
Në anën perëndimore të Bajt ka qenë edhe një kishë apo kishëz me emrin e Shën MARKUT. Meqë kjo pjesë e fushës, ashtu si pjesa më e madhe e anës jugore të saj, edhe pse u dëmtua në shekujt e fundit nga gërryerjet, emri i kishës na ka mbetur te toponimi Brraka e Shmarkut, që e ka ruajtur kujtimin e kësaj kishe, për të cilën banortë,si ardhës të vonë nuk din gjë për te. Mundet të ketë qenë para shek. XVII, sepse kur( qershor 1637) kalon rrugës aty pari nga Kabashi për në Arsët (Fushë-Arës ) ipeshkvi i Sapës, Frang Bardhi nuk e përmend , ndërsa përmend “ Shna Prendja” ( Shën Premte) “RELACIONE”...vll.II, Tiranë,1965,f. 77), që gjindej në Kokaj, pak nën Brrakën e Shmarkut, në rrugën Kabash-Blinisht-Qaf’Ajtyrë, sipër së cilës duhet të ketë qenë kisha Shmarkut,që u shkatërrua bashkë me pjesën juglindore të FUSHËS , një tregues ky se grryerjet e shembjet më të fuqishme dhe shkatrrimtare ka qenë para fillimit të shek.XVII.
Prof. dr. K. Ulqini shkruan se në Fushën e Shonit, në një fushë të vogël (podinë) afër Gropave, paskapas dikur një kishë, Kisha e Shonit. Vendasit nuk do ta quanin Shgjoni (Shën Gjoni). Shoni nuk ka pësuar fenomenin e e rënies së bashkëtingëllores –gj- (Shgjone). Pra, Shoni edhe nga ana e zhvillimeve fonetike nuk mund të jetë emër kishe. Por nuk përjashtohet që të ket pasë aty një kishë.

Boka – një fortesë qytezë

Boka është një kodrinë gjysmëshkëmbore, me gurë të mëdhenj që dalin në sipërfaqe aty-këtu. Këta gurë shërbejnë edhe për mbrojtje natyrore, edhe për të nxjerrë gurë për ndërtime muresh e godinash, por në pa mundësi gdhendjeje, sepse nuk janë gëlqerorë. Boka sipçr pçrfon në një rrafsh me më se një dynym. Përreth këtij rrafshi ende mund të duken trakte muresh rrethuese.
Nga ana perëndimore e Fushës, ku pjerrësia është e madhe, në ekspeditën që bëmë në vitin 1977 këto trakte muresh dukeshin më qartë. kurse, në ekspeditën e vitit 2004, kur ishi më të rritura pishat e mbjellura në vitet ’80, është vështirë të dallohen, sepse është krijuar edhe një shtresë bimësie si në rrafsh, si përgjatë Bokës. Mbrojtja nga veriu ishte më e vështirë sepse rrafshi lidhej me shpatin e Kunorës së Epër me një lak të sheshtë, rreth 10 m gjerësi. Nga ana perëndimore e veriore rrafshi i Bokës rrethohej me dy palë mure të thata, që ende dukeshin.
Nga lindja dhe jugu i Bokës në largësi 15-20 m zgjaten mure nga lart-poshtë apo nga poshtë-lart në gjatësinë e kodrinës (Bokës). Traktet e mureve vetëm sa duken mbi sipërfaqe, si dëshmi e mureve të dikurshme, që përdoreshin për ndarje të godinave me oborret përkatëse të familjeve patriarkale ose të ndara nga i njëjti trung, apo hapsira në shërbim të mbrojtësve.
Ndryshe nga Qyteza e Grykë – Kabashit, ku ka trakte muresh me llaç gëlqereje janë të dukshëm në ballin kryesor verior, në Bokë nuk ka trakte muresh të tilla. Ndoshta, nga fakti se ajo qytezë e Bokës është rrafshuar me kohë që para mesit të shek. XV, shumë vjet para se të fillonte të merrte famë Lekë Dukagjini.
Edhe pse kjo fortesë nuk bëhet e njohur në burime historike të shkruara, prapëseprapë nuk ka kaluar krejt në heshtje. G. Gurakuqi shënon faktin se në Blinishtin e Kabashit, pos sa gërmadhave të tjera gjendet edhe Kalaja e Leks.
Gjithashtu edhe K.Luka bashkohet me traditën se në verilindje, se ka qenë motit një qytezë, emri i së cilës lidhet me Lekë Dukagjinin, sepse emir Lekë Dukagjinit u bë shumë i njohur dhe i pranishëm në trashigiminë dokesore (Kanu ) dhe në shumë qyteza etj. Pra, Ismet BALAJ nxitohet kur KALANË dhe vetë Lekë Dukagjinin i lidh me Dakën e Blinishtit të shek. XVII. në mos më vonë, sepse Daka nuk del para 12 brezësh të Dakajve3Nga ky krahisem del se Daka nuk shfaqet më par se vitet 1620 apo 1630-1720, kurse LekDukagjini përmendet i gjallë së fundi më 1481. (?!)
Treguan: Mark Qerimi, Pal Delia, Gjokë Cubi (Blinisht); Bafti Reshiti, (Kabash) 1969.
(Vijon nr. e ardhshëm)



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes