l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Një libër që i flet të kaluarës me vështrim nga e ardhmja”, mbështetetur në burime historike

Atdheu, kryefjala e veprimtarisë ushtarake dhe publicistike të Isuf Imerajt

Halil RAMA

Në plejadën e ushtarakëve shqiptarë që u shkolluan në akademitë e ish – Bashkimit Sovjetik dhe që kontribuan për krijimin dhe modernizimin e ushtrisë shqiptare bën pjesë edhe Isuf Imeraj. Si pinjoll i një familjeje me tradita atdhetare nga Paci i Bytyçit, u mëkua që në fëmijërinë e herëshme me traditat e familjes, të fisit e të fshatit të tij emërnditur në historinë tonë kombëtare dhe mori me vehte “pasaportën” e zgjuarsisë natyrale, dhuratë e genit dhe natyrës së bjeshkëve hijerënda dhe kreshnike. Pikërisht, djaloshi energjik e me trup të shëndetshëm që kishte mbështetur Lëvizjen e Kryezinjve në Malësinë e Gjakovës gjatë viteve të okupimit nazifashist të vendit, në moshën 24 vjeç do t’i përkushtohej armës së aviacionit dhe pasi kishte përfunduar me rezultate të shkëlqyera Shkollën ushtarake në ish-BRSS do të ngjiste suksesshëm shkallët në karrierën e avio-drejtuesit.


Bashkëkohësit e kujtojnë si drejtuesin e talentuar në Repartin e Kuçovës (Ish qyteti “Stalin”), dhe si komisar i Regjimentit të Radio-Lokacionit (R/U 9951), Tiranë; të brigadës dhe të garnizonit ushtarak të reparteve ushtarake të qarkut të Kukësit, kur shpaloste vizionin e ushtarakut bashkëkohor dhe dimensionin njerëzor, të trashëguar nga Familja dhe të perfeksionuar në të gjitha shkollat shqiptare e të ish-Bashkimit Sovjetik. Me kompetencë e profesionalizëm shërbeu Isuf Imeraj edhe si shef i aparatit politik në bazën ushtarako-ajrore R/U.5646 në Gjadër të Lezhës.
Biri i Bytyçit me bukuri të rralla natyrore, me njerëz trima bujarë e të mençur, jo vetëm që i përfaqësoi me dinjitet ato, por nuk e cënoi për asnjë çast betimin që kishte bërë para Flamurit Kombëtar për t’i shërbyer Atdheut në çdo qelizë.
Çdokush që e njohu nga afër, në një kafe apo bisedë të rastësishme e ka të ngulitur në memorien e tij komandantin dhe komisarin largpamës e vizionar, pasi ai ishte dhe është ndër ata njerëz të rrallë që ulej dhe ulet me të gjithë, që bisedonte dhe bisedon me këdo e për gjithçka dhe që përjetonte dhe përjeton shqetësimet e njerëzve më shumë se hallet e tij. E mbajnë mend bashkëkohësit, brezat e rinj të kohës dhe të moshuarit, bujqit, punëtorët, ushtarakët, mësuesit, veteranët, sepse ai ishte njëri prej tyre, i urtë e i thjeshtë si vetë ata..., që nga rinia e tij si veprimtar shoqëror, si referent në Seksionin Arsimit të rrethit, në hekurudhën Durrës-Elbasan, apo edhe si instruktor në ish Komitetin e Partisë Tropojë.
Por ushtaraku shembullor Isuf Imeraj, veçohej nga të tjerët edhe për krijimtarinë e tij të spikatur publicistike.
Pikërisht, si të tillë e njoha edhe unë para 15 vitesh, kur nga Kryetari i OBVL, gjeneral-lejtënant Rrahman Parllaku – Hero i Popullit dhe “Nderi i kombit”, na u besua drejtimi i gazetës “Veterani”, mua si kryeredaktor dhe Isufit si zëvendës. Gjatë atij bashkëpunimi të frytshëm ndjeva nga afër shpirtin e tij të madh, fisnikërinë e tij, thjeshtësinë, mençurinë dhe dashurinë njerëzore, që ai rrezatonte. I jashtëzakonshëm për nga vlerat që kishte dhe transmetonte, i matur, guximtar, fjalëpak e mendjehollë, që dinte të rrinte kudo dhe ishte i aftë t’i jepte përgjigje cilitdo, i çdo moshe qoftë, sepse ai fliste këmbëkryq me njerëzit, fliste gjuhën e tyre dhe po me këtë gjuhë përcillte në kronikat e reportazhet e botuara aktivitetin e OBVL-së.Dhe jo vetëm kaq. Ai kishte mall për Pacin e Bytyçit ku u lind, ndjente mall për gurët, pyjet, ajrin, njerëzit, plakun e moçëm, të riun, legjendat, luftërat, folklorin, zakonet e traditat shekullore, ndjente mall për Bajram Currin, Isa Boletinin e Hasan Prishtinën dhe me mjeshtri të rrallë artistike i përjetësoi ato në librat e tij, me titujt sinjifikativë: “Bytyçi i fisnikërisë tropojane” dhe “Vatra familjare e Zeqir Muzli Imeraj”.


Në këtë libër, të përgatitur me shumë dashuri, por dhe me profesionalizëm nga e bija Violeta Imeraj – Dervishi, gjen rrezatim karriera e shkëlqyer ushtarake 37 vjeçare e këtij misionari të dijes e përkushtimit ndaj atdheut, ashtu si dhe kontributi i tij si veprimtar i palodhur shoqëror në këto dy dekada e gjysëm demokraci.
Atdheu, është kryefjala e gjashtë kapitujve dhe dhjetra artikujve të sistemuar në mënyrë ,kronologjike në këtë libër, kushtuar Isuf Imerajt “Qytetar Nderi i Bytyçit”.

 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes