l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

105-Vjetori i Pavarësisë festohet me madhështi në Tiranë, Vlorë, Prishtinë, diasporë dhe në të gjithë viset shqiptare

Identiteti shqiptar, unik dhe i pandashëm nga qytetërimi Europian

• Presidenti Meta u uron gjithë shqiptarëve 105-vjetorin e Pavarësisë: Idealet atdhetare të lirisë dhe pavarësisë kanë qenë dhe mbeten ylli polar i ndërgjegjes së popullit shqiptar

Presidenti i Rpublikës, Sh.T.Z. Ilir Meta mikpriti në Pallatin e Brigadave pritjen shtetërore me rastin e Festës sonë Kombëtare: Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit, në të cilën ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryeministri Edi Rama, deputetë të Kuvendit, anëtarë të Qeverisë, ish-Presidentë, ish-kryeministra, drejtues dhe përfaqësues të bashkësive fetare, Ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, akademikë, artistë, intelektualë, familjarë dhe trashëgimtarë të nënshkruesve të Aktit të Pavarësisë, përfaqësues nga Kosova dhe bashkatdhetarë të shumtë nga mbarë trojet shqiptare si dhe miq të shquar të vendit tonë.
Ndërsa e cilësoi pavarësinë si ditën më të lavdishme të kombit shqiptar, Meta theksoi se Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe Ismail Qemali më shumë se kushdo tjetër kuptuan se ndasitë përçarëse mes shqiptarëve përbëjë rrezikun më të madh dhe fuqia qëndron te bashkimi.


“Pa unitet politik dhe gjithpërfshirje nuk mund të projektohen qëllimet madhore. Skënderbeu dhe Ismail Qemali arritën që tiparet e identitetit shqiptar ti vendosin në piedestalin e vlerave më të larta euriopiane.
Identiteti shqiptar është unik dhe i pandashëm nga qytetërimi Europian. Ata na mëshuan se shqiptarët i lidh gjithçka me Europën dhe asgjë nuk i ndan.
Skënderbeu dhe Ismail Qemali lartësuan imazhin e kombit. Ne sot përkujtojmë edhe çlirimin, përkulemi me nderim për dëshmorët që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë”, tha Meta. Në vijim, Presidenti vuri theksin në reflektimin për konsolidimin e demokracisë, përmirësimin e qeverisjes, zhvillimin e ekonomisë dhe anëtarësimin në BE.
“Ne do të punojmë që në 2018 të hapen negociatat dhe të garantohet e drejta e qytetarëve të Kosovës që të lëviznin të lirë në BE”, shtoi Presidenti.


Në këtë pritje festive merrnin pjesë edhe drejtuesit e OBVL: Kryetari Rrahman Parllaku – Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit, nënkryetari, kolonel Myfit Guxholli, Sekretari i Përgjithshëm, av.Halil Rama, si dhe Znj.Tatjana Parllaku. Gjatë pritjes, gjeneral Parllaku u takua përzemërsisht dhe bëri disa foto me kreun e shtetit shqiptar, Meta, me përfaqësues nga Kosova e Mali i Zi si dhe me personalitete të Forcave tona të armatosura.
105-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, u festua me madhështi edhe në Vlorë, ku më 28 Nëntor 1912 u ngrit flamuri ynë kombëtar nga Ismail Qemali. Në këtë ditë feste, në Vlorë ishin dy presidentët e Shqipërisë dhe Kosovës, Ilir Meta dhe Hashim Thaçi, kryeministri Edi rama dhe persnalitete të tjera të të dy shteteve tona.




Rrahman Parllaku

Kryetari i OBVL-së,
(gjeneral-lejtnant në
pension, Hero i Popullit)


 

Arkiva e gazetes