l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Logoja zyrtare e Vitit të Skënderbeut, shdriti me një shkëlqim të ri natën e
29 Nëntorit, në ceremoninë festive në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes

VITI I GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBEUT

Veprimtaritë festive për 105-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe 73-vjetorin e çlirimit të Atdheut nga okupatori nazifashist, patën si lajmotiv shpalljen e vitit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Gjatë ceremonisë modeste për të çelur vitin mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta dhe të Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Rama, ndër të tjera tha: “Jo më kot vendimi i parë i qeverisë për këtë mandat, ishte shpallja e këtij viti mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut sepse edhe pas 550 vitesh nga vdekja e heroit tonë kombëtar, ai vazhdon të shfaqet si simbol i një lufte të pathyeshme për liri, si strategu madhështor e mjeshtër i artit luftarak, që prej 550 vitesh ka frymëzuar mbarë kombin tonë. Si ruajtëse, vazhduese dhe kurorëzuese e thesarit të traditave historike e patriotike, shqiptarët e patën Skënderbeun, një figurë që gjithnjë shënjoi ardhmërinë e tyre si komb. Figura e Skënderbeut, ikonës kombëtare të shekullit të 15 -të ka mishëruar përherë një imazh heroik rezistence të spikatur të një populli të vogël, kundër të gjithë pushtuesve dhe kundër çdo kanosje që i ka ardhur atij”.


Ridimensionimi i këtyre vlerave u theksua edhe nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka gjatë cereminisë festive më 29 Nëntor. Kështu, Logoja zyrtare e Vitit të Skënderbeut, që u promovua nga kryeministri Edi Rama në Shtëpinë e Flamurit, pas ceremonialit zyrtar të ngritjes së flamurit në Vlorë, në 105-vjetorin e Pavarësisë, shdriti me një shkëlqim të ri natën e 29 Nëntorit, në ceremoninë festive të organizuar në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes, ku merrnin pjesë kryeministri Rama, ministrja Xhaçka, veteran të LANÇ e pasardhës të tyre, gjeneralë e ushtarakë të tjerë të Forcave tona të Armatosura.

Nderohet kujtimi i Dëshmorëve të Atdheut me rastin e 73-vjetorit të Çlirimit

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta zhvilloi homazhe më 29 Nëntor paradite në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut me rastin e 73-vjetorit të Çlirimit, ku nderoi dhe u përul me respekt para kujtimit dhe lavdisë së tyre të përjetshme, duke vendosur edhe një kurorë me lule te Monumenti i “Nënës Shqipëri”.
Pranë këtij monumenti bënë homazhe edhe kryeministri Rama, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministra e deputetë si dhe autoritete të tjera të vendit.
Homazhe zhvilluan edhe drejtuesit e Organizatës të Bashkuar të Veteranëve të LANÇ (OBVL). Në emër të Kryesisë së OBVL, nënkryetarja e kësaj organizate, Mirjana Ohri dhe anëtari i Komitetit Drejtues Kombëtar, Trifon Llupo vendosën një kurorë me lule te Monumenti i “Nënës Shqipëri”.



Rrahman Parllaku

Kryetari i OBVL-së,
(gjeneral-lejtnant në
pension, Hero i Popullit)


 

Arkiva e gazetes