l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

FESTA

Rama në Ditën e Çlirimit: Rruga jonë e përbashkët është drejt BE

Në aktivitetin e ministrisë së Mbrojtjes me rastin e 73-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama vlerësoi lart kontributin e vendit tonë në Luftën e Dytë Botërore. “Në këtë përvjetor të Çlirimit të atdheut kemi mes nesh akoma më pak nga burrat dhe gratë që ishin autorët e drejtpërdrejtë të asaj fitoreje të rëndësishme, e cila na bëri të gjithëve ne, nderin e paçmuar të të qenit pjesë e një populli që u rendit në krah të fituesve të Luftës së Dytë Botërore. Por veteranët dhe veteranet kanë pasues. Ndërkohë që një cikël jete shkon drejt përfundimit, cikle të tjera fillojnë. Janë të rinjtë shqiptarë, ata që duhet të kujdesen për flakën e kujtimit të Luftës Nacional Çlirimtare, si një pishtar i pazëvendësueshëm në ndriçimin e rrugës së të ardhmes, ku përditë duhet të njohim vetveten si komb, si shoqëri dhe si shtet.
Ndërkohë që shumë pak gjëra mbase kanë mbetur pa u ditur nga kjo luftë. Ama ka diçka që mbetet përditë për t’u zbuluar e rizbuluar. E kjo diçka është sensi i përkatësisë dhe zhvillimi i një angazhimi të përditshëm, që lidhet me vlerat dhe me shpresat e ëndrrat që e çuan masivisht rininë shqiptare në mbështetje të Luftës Nacional Çlirimtare”,-u shpreh kryeministri Rama.


Pasi vlerësoi kontributin e veteranëve gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të cilët e radhitën Shqipërinë me koalicionin botëror fitues të Luftës së Dytë Botërore, si dhe pasardhësit e tyre për ruajtjen e çuarjen përpara të vlerave të LANÇ, kryeministra Rama u shpreh: “Rruga jonë e përbashkët e afrimit të përditshëm me familjen evropiane si një aspiratë e kahershme dhe një angazhim i palëvizshëm i të gjithë shoqërisë sonë dhe të gjithë forcave politike dhe padiskutim qeverisë sonë të re.
Në këtë përvjetor kemi akoma më pak nga burrat dhe gratë që ishin autorët e drejtpërdrejt të asaj fitoreje të rëndësishme, që na bëri nderin e paçmuar të të qenit e një populli u rendit në krah të fituesve të Luftës së Dytë Botërore.
FA shfaqen si pol orientues jo vetëm për ne në Shqipëri, por të gjithë botën e lirë dhe sa më shumë e jetojmë këtë botë sot dhe sa më shumë kuptojmë rreziqet se në SHBA ushtarakët dhe veteranët janë kaq shumë të nderuar dhe të respektuar. E ardhmja nuk vjen nëse ne nuk e kërkojmë. E ardhmja evropiane duhet të kthehet në një strehë për ne, prandaj duhet të punojmë ta arrijmë këtë.


Do të luftojmë terrorizmin bashkë me partnerët tanë në NATO. Forcat ushtarake do të ndihmohen për trajnime dhe specializime në vendet aleate, duke u dhënë mundësinë të jenë ashtu siç do vend i NATO” deklaroi Rama.





Rrahman Parllaku

Kryetari i OBVL-së,
(gjeneral-lejtnant në
pension, Hero i Popullit)


 

Arkiva e gazetes