l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Brigada që përshkoi deri 1500 km rruge e la gjatë luftimeve 208 bijë e bija nënash si lapidarë të pëjetshëm

74- vjetori - Rruga e lavdishme e Brigadës së 6-të Sulmuese

Në fillim të vitit 1944, Lufta Nacionalçlirimtare mori permasa te medha. Përballë Operacionit armik të Dimrit ishte e nevojshme të shtohej edhe forca goditese e paartizanëve kunder armikut. Ne keto kushte midis formacioneve te tjera, me 26 Janar 1944, u formua Brigada e 6-të Sulmuese, ne qytetin e njohur per tradita kulturore e atdhetare te Permetit. Në Brigade u rreshtuan kuadro e partizane te sprovuar ne luftime te meparshme dhe formacione ekzistuese si: batalioni “Hasim Zeneli”, “Abaz Shehu”, “Naim Frasheri” etj, me nje efektiv prej 912 luftetaresh. Komandant i saj u emerua atdhetari i shquar Tahir Kadare, komisar Mustafa Matohiti, Zv/Komandant Jaho Gjoliku dhe Zv/Komisar Haki Toska. Si dhe ne batalione e kompani u emeruan kuadro te sprovuar.
Karakteristike eshte se kjo Brigade ne formim e siper, u ballafaqua me luftime, sepse u godit nga gjermanet ne tre drejtime nga Janina, Berati dhe Gjirokastra, sulmi u shoqerua me farsimin e lumit Vjosa, duke perdorur gomone e mjete te rastit. Nderkohe komanda e Brigades mori masat e domosdoshme, duke zene pozita te rendesishme, per te mos u futur ne gracken e armikut, si forcat e vete brigades, ashtu edhe populli i Permetit. Batalioni “Hasim Zeneli” u hap ne rajonin Kutal – Kosine, ai “Abaz Shehu” ne pjerresit e Dhembelit permbi Permet, batalioni “Naim Frasheri” ne malin e Bardhe – Petran, kurse ai i “Baba Abaz” ne Kuqar. Sulmit të partizanëve ju paraprinë masat e marra, ndërkohë që dallohej vetmohimi i efektivit te Brigades. Pas njezetekater ore luftimesh gjermanet u thyen, duke pesuar humbje te medha ne njerez dhe teknike. Kurse nga ana jone nuk pati asnje demtim. Kjo, jo vetem rriti moralin e partizaneve, por dhe terheqjen vullnetarisht ne Brigade te 40 vajzave e djemve te tjere. Armiku i acaruar nga çka pesoi ne ato luftime, filloi masakrat ne drejtim te qytetit duke djegur edhe disa shtepi.
Ishte koha e operacionit Gjerman te Dimrit. Prandaj forcat e Brigades u angazhuan menjehere ne luftime, kunder tyre, si ne krahinen e Permetit e ne rrafshnalten e Zagorise, deri edhe Luginen e Vjoses , sepse ne keto zona ata kishin perqendruar forcat e mbeshtetjes, per njësitë kryesore Gjermane qe vinin, nga Konica ne drejtim Permet – Berat.
Me tej me 29 Mars 1944, Brigades i erdhi urdheri nga lart dhe me nje batalion sulmoi Patosin e kryesisht Kalane e Margelliçit ku ishin te disllokuara rreth 2000 forca gjermano – balliste. Ne mengjez pa u gdhire per rreth nje ore rrethuam dhe morem kalane, duke kapur shume armatim e materjale trofe, si edhe rober. Ne kete luftim na ngelen te vrare “Heronjte e Popullit”, komisari i Brigades , Mustafa Matohiti; Zv/Komandant Batalioni Meleq Gostinishti, komisar i kompanise Lefter Talo.
Gjate operacionit te Qershorit Brigada e 6-te ne bashkeveprim me Brigaden e 12 kreu detyra dhe luftime ne zonen e Delvines, Sarandes, Borshit, Kuçit, Bolenes, Mavroves, Mazharit e Gumenices e ne pergjithesi gjate Lumit te Vlores etj, ku ishin te perqendruara forcat me te shumta te armikut dhe me qe ato ishin te tilla, na erdhi urdheri qe ne veprimet te mos i kryenim kompakte, por me te shperndara e ne grupe te vogla, sa me te manovrueshme, per ta goditur armikun ne befasi e ne shume pika.
Ne muajin korrik, brigada mori urdher te marshonte drejt Shqiperise se Mesme. Ne Salari prane Dukajt shpartalluam nje bande mercenaresh, ku na u vra Heroi i Popullit Mitro Xhani nga Piqerrasi qe bente pjese ne Batalionin “Zaho Koka”. Me tej ne muajin gusht, vazhduam marshimin ne drejtim te Kercyres e Skraparit, ku u inkuadrua ne perberje te Divizionit te Dyte, duke goditur autokollonat gjermane ne Labinot, ku u vra edhe Zv/Komandanti i Batalionit Balil Peçi. Ne vazhdim kaluam ne zonen Martanesh - Mat – Puke, te cilen pas luftimesh te aspra dhe e çliruam. Pastaj vazhduam marshimin ne drejtimin Iballe – Dukagjin te Malesise se Madhe dhe nje dite para çlirimit te Shkodres, brigades ju dha urdheri te kalonte kufirin, per ne Malin e Zi duke u angazhuar ne luftime gjate rruges Podgorice – Kolashin e ne zonen e Verushes deri ne Vishegrad.
Keto luftime beheshin neper ngrica akulli e kushte atmosferike teper te veshtira e megjithate çliruam Kolosianin. Ne ato luftime ra heroikisht Zv/Komisari i kompanise Loni Jani dhe nje komisar kompanie, Muke Ilmi Topi dhe komandanti i kompanise Gjeli Gogo. Ndersa ne Drishtan te Vishegradit duke luftuar ne kushte teper te veshtira moti e terreni na u vra zv/komandanti i Batalionit “Baba Abaz” Lame Kamani.
Gjate gjithe luftimeve deri ne mbarim te luftes, kjo brigade i shkaktoi armikut humbje te renda, si 3500 te vrare, rreth 5000 te plagosur, 1957 rober si dhe iu kapi 400 mitraloze, 100 makina e tanke e shume teknike tjeter. Pershkoi deri 1500 km rruge e la gjate luftimeve 208 bije e bija nenash si lapidare te perjetshem ne nderim te kombit. Brigades i eshte akorduar titulli i larte “Hero i Popullit” si dhe 10 heronj, midis tyre dy te gialle. Shembull i asaj brigade do te ngelet perjete, simbol per sot e brezat e ardhshem si histori e shkruar me gjak.




Rrahman Parllaku

Kryetari i OBVL-së,
(gjeneral-lejtnant në
pension, Hero i Popullit)


 

Arkiva e gazetes