l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

STUDIUESI INJAC ZAMPUTI PËR EMRIN DHE TRADITËN E SKËNDERBEUT NË PËRPJEKJET E SHQIPTARËVE PËR LIRI GJATË SHEKUJVE TË PARË TË PUSHTIMIT OSMAN

Emri i Skënderbeut, i përjetësuar në legjenda

Xhemal Meçi - Studiues, Mjeshtër i Madh

VDEKJA E SKËNDËRBEUT, më 17 janar 1468, NË LEZHË, NUK U BË SHKAK QË SHQIPTARËT T’I LËSHONIN ARMËT, GJITHASHTU AS LUFTA KUNDËR PUSHTUESIT TË MOS VAZHDOJË,PËRKUNDRAZI VAZHDOI EDHE PËR SHEKUJ TË TJERË

Kur, më 17 janar 1468, mbylli sytë në Lezhë Skënderbeu, i gjithë populli shqiptar ndjeu randë humbjen e madhe. Por kjo vdekje nuk u ba shkak që shqiptarët t’I lëshonin armët dhe lufta e qëndresës kundër pushtuesit të mos vazhdojë Dhe këto vazhdimësi luftërash e kryengritjesh kundër pushtuesve ishin rrjedhojë e traditave të shqiptarëve, të rezistencës së tyre qindra-vjeçare kundër pushtuesve sidomos turq, në veçanti edhe pas vdekjes së Tij të udhëheqjes së trimit legjendar të Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, gjë që Autori I. Zamputi, e ka vërejt me aq atdhetari dashuri e respekt, si përkthyes i shquar dhe i mirënjohur sidomos të pushtimin të Shkodrës e vazhdim.
Tue u përqendrue shqiptarët rreth qyteteve -fortesa të fundit të vendit, sidomos Krujës dhe Shkodrës, banë përpjekjen e mbrame, për dhetë vjet, që t’ia mbyllin shtegun vendosjes së pushtimi t otoman përfundimtar ( edhe qyteteve e viseve të tjera me rëndësi- Xh. M.). Por, ma në fund ky pushtim përfundimtar u ba realitet i përgjakshëm e tepër i dhimbshëm më 1479.- Xh: M.), me pushtimin tragjik të Shhkodrës,
Por As me vendosjen përfundimtare të pushtimit lufta e shqiptarëve për liri nuk pushoi.Megjithatë, pak nga pak, kjo luftë nisi të marrë masa dhe tipare të tjera, sepse tashma mungonte udhëheqja unitare, që kishte qenë mbajtë në dorë nga Skënderbeu, por në radhë të parë sepse kishin ndryshue raportet midis forcave të dobësueme të qëndresës dhe forcave të fuqizueme të sulmuesv,-.Nënvizon ky autor.Por luftërat e gjata antiosmane, sollën ndryshime në të drejtën e pronësisë, në të drejtën-ekonomiko-shoqërore,politike dhe në atë fetare.Këto rrjedhime e transformime krijun ndryshime shoqërore deri te formacione në tërësi për zhvillimin e gjithanshëm të vendit që nga fusha juridike,deri te ajo ekonomike me pushtuesit.
Dihen pasojat e randa që patën luftat e zhvillueme gjatë shekullit XV në vendin tonë: qytetet e fshatrat u rrenuen dhe forcat prodhuese pësuen humbje të mëdha, si dhe humbjet njerëzore. Por humbjet ekonomike filluan të përtrihen në saj të NDIKIMIT dhe JEHONËS së kujtimeve,të Skënderbeut, i cili mundi të përballoi ushtri të mëdha osmane. Por shembulli i TIJ vazhdon kudo në Shqipëri e jashtë saj tek luftëtarët në legjenda e këngë trimash e trimëritë e tyre.
Me t’u pushtue qytetet e fundit, shumë tregtarë, zejtarë e njerëz të shkolluem, me familjet e veta, morën arratinë. Shumë fshatarë, nga ana tjetër, braktisën fshatet e veta dhe, ose morën arratinë jashtë vendit, ose u tërhoqën në zonat malore. Së bashku me masat fshatare, në këto zona malore u strehue edhe një pjesë e klasës feudale shqiptare, që nuk kishte marrë arratinë, si kishte veprue shumica e pinjojve të dyerve princore, as nuk kishte ra në marrëveshje me pushtuesin, ashtu si kishte veprue një pjesë tjetër. Tue u vu në krye të popullsisë malore, këta krenë vazhduen të udhëhiqnin qëndresën. Në këto zona malore, të strehuemit e ri u bashkuen në këtë mënyrë me banorët e maparshëm, nganjëherë tue dalë edhe mbi ta e tue marrë përsipër organizimin shoqnor e politik. U krijuen kështu ato vatra të qëndresës që do të losnin në vijim një rol kaq të randësishëm.
Në vatrat e qëndresës ekzistonin kushte për një jetesë, por të vështirë e plot mundime. Kjo jetesë, nga ana tjetër, ishte e lehtësueme nga fakti se banorët e atyshëm nuk i ishin nënshtrue regjimit feudalo-ushtarak e nuk ishin në gjendjen e rajasë. Për të mbrojtë këtë gjendje lirie dhe, me krijimin e kushteve të favorshme, për të synue çlirimin e të gjithë vendit, shqiptarët e vatrave të qëndresës - që nga Labëria e quejtun ndër dokumentat edhe Himarë, nëpër viset e Skënderbeut e quejtuna edhe Lidhja e Arbënit, nëpër Dukagjin e nalt deri në malet e Mbishkodrës – nuk e lëshuen kurrë armën nga dora. Jo vetëm tek shqiptarët, por edhe tek të huejt, u formue bindja se pjesë e territorit dhe e popullit shqiptar qëndronin në liri, pa i qenë nanshtrue asnjë pushtimi. Një udhëtar i vjetëve të parë të shekullit XVI, kështu e shpreh këtë bindje: “Krahina e Shqipnisë asht e ndame në tri pjesë, sepse ajo asht një krahinë e madhe. Pjesa e parë asht nan zotnimin dhe pushtimin e venedikasve, e dyta asht nan pushtimin e sulltanit, e treta asht nan zotnimin e shqiptarëve, nga fakti i maleve të ashpra që ka aty..”.1)
Në këto vatra të qëndresë svazhduen, pak a shumë, po ato kushte shoqnore, në të cilat pat qenë Dhe jo më kot, pas afro dy shekujsh që u vendos pushtimi përfundimtar, shqiptari Mark Kryeziu pa ndrojtje e thonte: “Shqipnia, si ajo që qe e fundit që u vu në zgjedhë prej barbarëve, nuk i ka ndryshue aspak zakonet e veta nga ato që kishte kur jetonte i paepuni princi i saj Skënderbeu..”.2). Padyshim, në këto fjalë pasqyrohej kryesisht shoqnia e vatrave të qëndresës.
*
Krenët udhëheqës të lëvizjeve që vinin nga jashtë ( Perëndimi ) dhe shpërthenin kohë pas kohe në Shqipni, me lidhjet e me kuvendet që organizonin për të bashkue krahinat e ndryshme të vend shqiptarë në arrati,dhe kërkonin të kthenin gjendjen e maparshme për të gjithë Shqipninë, që donte të thonte, sidomos në tridhjetëvjetorin e parë pas pushtimit përfundimtar (1479-1506), kur në mërgim vepronin princat e larguem shqiptarë, të rimëkambnin principatat vendase. Nuk ka dyshim se gjendja e maparshme, për masat popullore shqiptare nuk do të thonte mbrojtje efektive nga sulmet grabitqare të pushtuesve të huej dhe regjimi i dikriminacionit që do të kishte sjellë malësorët në gjendjen e rajasë. Gjendja e maparshme në të cilën kërkohej të ktheheshin masat popullore, ishte e lidhun sidomos me kujtimin e kohës së lavdishme të Skënderbeut. Ata e ndienin mungesën e udhëheqjes unitare që ishte realizue në të kaluemen me pushtetin shtetnor në dorën e Skënderbeut. Kuptohet prandaj përse ata, sidomos nga vendosja e principatës së Kastriotëve, prisnin mundësinë e bashkimit të përgjithshëm shqiptar. Ardhja në Shqipni e djalit të Skënderbeut më 1481, shënoi një hap drejt këtij bashkimi – që qe veç i përkohshëm – kur, që nga zona jugore e Labërisë dhe deri te gryka e Maleve të Mbishkodrës, Gjoni u brohorit si princ i shqiptarëve. E njëjta situatë u përtëri pas 20 vjetësh, kur shqiptarët brohoritën një tjetër princ Kastriotas, të birin e Gjonit, nipin e Skënderbeut, i cili me autoritetin e emnit: Skënderbeu i Ri, doli në Lezhë dhe u vu në krye të lëvizjes së armatosun. Veçanërisht për këtë rast të dytë, shënimet kronikale na kanë ruejtë të dhana me shumë interes. Edhe sot, pas kaq shekujsh, ne na duket se nga dokumentet ndjejmë atë ankth e dëshirë të papërmbajtun, me të cilën Shqipnia, e ngritun me armë në dorë, priste nipin e atij që kishte qenë udhëheqës i luftës popullore dhe ishte bamë simbol i luftës për liri. Nuk asht e rastit që, nga burime të ndryshme bashkëkohore, shprehet pothuajse me të njëjtat fjalë, i njëjti mendim: “E gjithë Shqipnia asht në lëvizje dhe asht mbushë me emnin e Skënderbeut”, “i gjithë vendi rri në roje dhe pritet ardhja e Skënderbeut..”.
Dhe, për të tregue ç’randësi i jepej prej shqiptarëve ardhjes së princit të ri Kastriotas, që u mbajt për një vjet e gjysëm në paveprim, nga Venediku, një bashkëkohës, tue krahasue shqiptarët me judejt e robnuem, shkruante prej Lezhe me 4 të qershorit1500 se në Shqipni“pritet Skënderbeu si Mesia e Judejve”.
Pritja që iu ba në Lezhë, në ditët e para të marsit 1501, aty 33 vjet ma parë kishte vdekë Skënderbeu e shprehun, ndër të tjera, dhe me frazën lakonike të kronistit që thotë se Skënderbeu i Ri qe pritë “ (congrandissimogiubilo), zemrat e tregon se si në gjithë shqiptarë rronte kujtimi i lavdisë së dikurshme si në forcë mobilizuese për bashkimin e gjithë shqiptarëve rreth princit të ri Kastriotas.
Edhe pse pa rezultate të qëndrueshme, ekspeditat në Shqipnitë djalit dhe nipit të Skënderbeut, treguen se rruga e luftës për liri kalonte vetëm nëpër bashkimin shqiptar, ashtu siç qe realizue në kohën e Skënderbeut.
Kujtimi i lavdive të asaj kohe shkoi tue frymëzue të gjitha luftat e shqiptarëve gjatë shekujve XVI-XVII. Pikërisht në lulëzimin ma të madh të Kuvendeve shqiptare, që hartuen projektet dhe drejtuen luftat për çlirimin e vendit në kalimin prej shekullit XVI në të XVII-in, emni dhe tradita e SKËNDERBEUT së bashku me elemente të tjera të vetëdijes shqiptare u banë simboli i bashkimit shqiptar, simboli i forcës dhe i strategjisë luftarake, i aspiratave dhe i krenarisë së shqiptarëve përballë botës që çuditej me luftën e paepun të tyne.
Kur shqiptarët donin t’i tregonin Europës ku qëndronte e gjithë forca e mbështetja e tyne, i dilnin për para me emnin dhe traditën e Skënderbeut. Kjo gja bante efekt të madh. Shqiptarët e dinin se në EUROPË, qysh pak vjet pas vdekjes së Skënderbeut, ishte krijue bindja se “pas Pirros, i cili luftoi në tokën e Italisë me romakët nuk ka dalë një i tillë (si Skënderbeu – I.Z.) nga shqiptarët me nam kaq të madh”.3)
Tue u paraqitë me emnin dhe traditën e Skënderbeut, shqiptarët donin t’i thonin botës: ne jemi bijt e atyne burrave me të cilët Skënderbeu bani gjithë ato vepra të mëdha, që edhe tashti e mbajmë në kambë luftën dhe prandaj nuk ka përse të mos dalë me sukses kjo lufta jonë, nëse do të plotësohen disa kushte.
Në shkresat, projektet e memorialët e Kuvendeve shqiptare apo të personaliteteve të shekujve XVI-XVII, vazhdimisht ndeshen formulime si këto: shqiptarët “qysh prej shumë vjetësh e tëhu kanë shkuetuemendue se do të mund t’ia dilnin të rivendoseshin në gjendjen e maparshme të lirisë së tyne”4),tue luftue kundër pushtuesit në atë mënyrë sikurse u luftue, si thoshin ata “në kohën e princit tonë Gjergj Skënderbeut”5).
Nuk bindemi lehtë se kjo koha e princit tonë donte të thonte, për shqiptarët e asaj kohe, koha e lavdishme e një bashkimi të përgjithshëm shqiptar, me anën e të cilit u mbrojt me sukses liria dhe pavarësia, bashkim i realizuem nën udhëheqjen e atij që himariotët më 1577 e quajnë “shumë i forti dhe shumë i kthjellti Skënderbe, mbreti ynë i quejtuni Kastrioti”6). Edhe NikollëMekajshi, një nga udhëheqësit më të shquem të lëvizjeve të armatosuna shqiptare të kohës, nuk e linte pa vu në dukje se shqiptarët kishin luftue në të kaluemen“nën udhëheqjen e Skënderbeut, mbretit të tyne”7).
Nëse asht nevoja të thuhet, na po e theksojmë se koncepti i kapedanit, princit dhe mbretit që ndeshim në dokumentet e kohës, shprehte në mendjet e shqiptarëve të atëhershëm udhëheqjen unitare si dhe bashkimin në të cilin kishte arritë populli ynë dhe një i tillë bashkim e një e tillë udhëheqje unitare ata e konsideronin objektivin që duhej të arrinin në përpjekjet e tyne, si kusht për të sigurue lirinë dhe pavarësinë në të gjithë vendin.
Natyrisht, koncepti unik i princnisë apo të mbretnisë, lidhej edhe konkretizimi i bashkimit të popullit shqiptar në një territor shtetnor të quejtun Shqipni. Kruja rrinte përherë në kujtimin e në zemrat e shqiptarëve si “kryeqyteti i atyne vendeve, ku ma të shumtën qëndronte princi Skënderbej” sikurse thonte shqiptari Gjon Kolesi më 16258), apo si e formulon kalorësi i Kotorrit Bolica:“qytet mbretnor, seli e të paepunit Gjergj Kastriotit, të quejtunSkënderbej”9).
Ekzistenca e principatës apo e mbretnisë shqiptare në kohën e Skënderbeut ishte ba pronë e përgjithshme dhe ndër të huejt“Shqipnia – thuhet në relacionin e UrbanoCerrit aty nga vjeti 1675 – ishte një mbretni, por pas vdekjes së të famshmitSkënderbe, që me kaq lavdi e mbajti atë skeptër etj...”10).
Të dhanat që paraqitëm deri këtu, na lejojnë t’i japim përgjegje edhe një pyetjeje që asht shtrue me të drejtë: çka ka qenë ajo që e mbajti në kambë këtë luftë shekullore nga ana e atyne malësorëve të strehuem në vatrat e qëndresës, ku ashpërsia e vendit e kombinueme me aksionet shkretuese të sdanxhakbejlerëve, pashallarëve e sulltanëve e banin jetesën pothuajse të pamundun, se jo ma të ishin aty kushte materiale të favorshme për një qëndresë e një luftë të tillë? Nuk ka dyshim se një nga faktorët e randësishëm që ka shërbye si element mobilizues në këtë drejtim dhe i bani shqiptarët të aftë për të zhvillue atë qëndresë dhe atë luftë tue iu shtrue edhe sakrificave ekstreme, ka qenë ajo traditë e luftës për liri, që ishte konkretizue veçanërisht në kohën e Skënderbeut dhe që e lidhte të kaluemen me detyrat e kohës: “Nga tanët...mund të jemi dyzetmijë burra shpate që trimnisht do të luftojmë, jo ma pak se luftonin në kohën e të sipërthanunit princ Gjergjit”11). A nuk ndjehet në këto fjalë të pleqve të Shqipnisë siguria se asgja nuk kishte ndryshue në traditën e tyne dhe se e ndjenin vehten me gjallninë e dikurshme?
Tradita e Skënderbeut – kjo donte të thonte se bashkimi do të arrihej, jo vetëm për atë pjesë të popullit që rronte në territorin e malësive, me kushte ma të favorshme për luftë, por për të gjithë popullin në territorin shqiptar. Në aktet e kuvendeve del i shprehun vazhdimisht e qartë ky synim dhe na këtu mund ta ndriçojmë me disa copëza të nxjerra nga letra e 15 shkurtit 1602, që doli nga Kuvendi i Madh i DukagjiniNË MAT letër që nënshkruhet nga 52 krenë kryesorë të 15 krahinave shqiptare, qysh nga Shkodra e Shpati, nga Kosova e Myzeqeja: “Jemi betue fshehurazi që të mendojmë për këtë popullin e Shqipnisë, me dëshirë t’ua kthejmë të gjitha ktyne vendeve tona lirinë e vjetër, sikurse qe në kohën e princit tonë, Gjergj Skënderbeut... dhe për ma tepër do të vijnë të bashkohen me ne gjithë shqiptarët ( e tjerë)...”12)..
Pasi nuk dhanë rezultate të qëndrueshme, me gjithë aderimin masiv të popullsisë, ekspeditat e dy pinjojve Kastriotas dhe pasi u vërtetuen disa përpjekje të pinjojve të dyerve të tjera princore – që, sipas së drejtës feudale dhe sipas mentalitetit të shoqnisë së atëhershme kishin titull e mundësi të merrnin në dorë udhëheqjen dhe nga ana tjetër patën gëzue përkrahjen e disa faktorëve ndërkombëtarë – kushtet për suksesin e lëvizjes çlirimtare shqiptare u banë përherë e ma të vështira. Tashti nuk pat ma asnji faktor që të dilte një njeri i aftë për të përqendrue në dorën e vet udhëheqjen e lëvizjes çlirimtare. Nga ana tjetër, pozitat e pushtuesit në kushtet e kontradiktave europiane, sa vinin e forcoheshin. Në këto rrethana bahej gjithnjë e ma e qartë se çlirimi i popujve ballkanas duhej të ishte një çashtje e përbashkët ballkanike. Kështu, krenët shqiptarë të shekujveXVI-XVII krijuen marrëdhënie në kuadër ballkanik për një aksion të përbashkët për çlirimin e Gadishullit. Dhe, megjithëse nuk kishin pasë deri atëherë ndonjë mbështetje efektive nga jashtë, këto krenë u përpoqën të gjenin një udhëheqje efektive ushtarake në luftën e armatosun për çlirim dhe, për këtë, ashtu si gjithë krenët ballkanas të tjerë, disa herë edhe në bashkëpunim me ta, kur kërkuen ndihmën nga Europa, kërkuen edhe një komandant ushtarak. Në këtë frymë, PjetërBudi, kur parashtron më 1621 planin e vet për çlirimin e vendit dhe paraqet forcat efektive, thotë se shqiptarët kanë nevojë “vetëm për një prijës që t’u bahet krah me ushtarë e veçanërisht me njerëz për komandë dhe me municione, sepse ata janë të mjaftueshëm t’i qëndrojnë anmikut turk me forcat e veta”13).
fillim përballë Tue kërkue këto mjete e njerëz, shqiptarët vinin në shërbim të kauzës së përbashkët luftën e tyne, por mbaheshin përherë të dalluem në individualitetin e tyne, i cili gjente shprehje pikërisht në lidhjen e pashkëputun me emnin dhe kohën e Skënderbeut. Figura e Heroit qëndronte mbi të gjitha si ma i nalti simbol, pa zbrite kurrë në nivelin e cilitdo kapedan ose mbret të kohës, të cilit krenët e lëvizjeve i drejtoheshin që të merrte në dorë udhëheqjen e luftës; ai kapedan, princ o mbret vihej që në faktit se shqiptarët luftonin me emnin dhe trashëgimin e Skënderbeut: “Dhe, që të dihet qartë lehtësia e zbatimit të kësaj ndërmarrjeje – shkruen më 1607 shqiptari Aleksandër Kastro – due të përmend kapedanin tonë, Skënderbeun, i cili... bani gjana të tilla që përherë do t’i lanë të çuditun njerëzit për trimërinë e tij”14).
*
Në zemrat e shqiptarëve të kohës figura e Skënderbeut shkoi tue u skalitë e tue u ba legjendare; shkoi tue u radhitë me figurat ma të zgjedhuna të botës mitologjike dhe biblike (sikurse ishte në botëkuptimin e kohës), me figurat e ndrituna të së kaluemes së njerëzimit. Kështu ndërsa Frang Bardhi e quen Skënderbeun “Kulshedra (dragojn- Xh.M) e botës së Arbnit” dhe “lavdia dhe nderja e gjithë dorës arbneshe” 15), dhe kristalizon në këtë mënyrë një epokë të tanë, Mark Gjini, një tjetër nga krenët e lëvizjeve, ia kujton mbretit të Spanjës veprën ”Gjergj Kastrioti”16). Bashkë me këta popuj që luftojnë tashti për liri, thotë më 1603 boshnjaku FranceskoBertuçi, Skënderbeu pat luftue dhe pat fitue. PjetërBogdani e radhit Skënderbeun krahas Lekës dhe malësorët shqiptarë krahas spartanëve të Leonidës, kur thotë se pikërisht malësorët tanë nuk u nënshtrohen turqve, po luftojnë “posi duketë se bani Leka i Madh, Skanderbegu e 300 Maqedonas kundër të panjefunushtëri të Kserksit...”18).
Për ta mbajte gjallë kujtimin e kohës së lavdishme të Skënderbeut, në popullin tonë ushtroi funksion të randësishëm edhe kanga. Pas vdekjes së Heroit, na dëshmon autori bashkëkohës Sabelikus: “popujt të magjepsun nga ky burrë i shquem, pothuajse shihnin tek ai diçka që i kalonte kufijtë njerëzorë”. Kanga e trimnive të Skënderbeut, vazhdon historiani, u jepte guxim burrave, sepse “në mesin e zjarrit të luftës, kur çdo gja shungullonte nga armët e barbarëve, grupe vajzash e kishin zakon të mblidheshin çdo javë në kryqëzimin e rrugëve ndër ato qytete ku ai sundoi dhe i këndonin lavdi princit të vdekur, ashtu sikurse e kishin zakon të vjetrit t’u këndonin lavditë, në mbledhjet e veta heronjve të mëdhaj”19).
Marin Bici, ARQIPESHKV i i Tarit ,më 1610, tue ndeshë, sipas thanies së leshnjanëve në vendin e varrosjes së Skënderbeut, tregon luftat e këtija, “të qituna në vargje, këndohen në atë gjuhë prej gjithë shqiptarëve, edhe në praninë e turqve”20).Dhe, disa vjet ma vonë, Frang Bardhi na dëshmon për zakonet fisnike të banorëve të vatrave të qëndresës, të cilët, veç të tjerash, “sipas zakonit të tëmoçëmve, ndër gostijet e veta, në rrugë e në punë, këndojnë me za të naltë trimnitë e burrave të tyne të mëdhaj, sidomos të të pathyeshmit Gjergj Kastriotit, të thanunit Skënderbej...”21).Frang Bardhi, ipeshkvi i nenshatit, gjatë vizitës në PUKË,qershor 1637 shkruan në relacionin e tij se Popujt e Pukës kanë zakoneShumë fisnike....”simbas zakonit të të moçmve ndër gostit e veta, në rrugë e në punë, këndojnë me za të nalt trimnitë e burravetë tyne të mëdhaj, dhe sidomos të pathyeshmit zot, z. gjergj kastriotit, të thanunit dhe të përndritshmit zot Lekë Dukaggjit, princit dhe zotnisë së tyne,”
Emni i Skënderbeut (si edhe i Lekë Dukagjinit ka qenë përjetësue edhe në legjenda, shpesh të lidhuna me toponiminë. Me emnin e tij ka qenë trashëgue gjithashtu edhe norma kanunore e zonës së Matit,e Arbnisë etj. Legjendat rreth Skënderbeut , kalit të tij, fuqisë dhe disa normave që flasin për quetësinë e Tij etj., edhe sot e kësaj dite ndëgjohen në gojën e popullit tonë. Shumë vende, rrugë e shtigje malore ruejnë kujtimin e Skënderbeut. Krahinat që më 1621 PjetërBudi i quante “Viset e Skënderbeut”, dhe që përfshijnë, sipas tij, Matin, Bendën, Kurbinin, Tamadhen, Çermenikën22), janë ato që ruejnë ma fort këto kujtime.
Populli shqiptar e kujtoi emnin e Skënderbeut që nga ngjarjet ma të thjeshta e deri tek ato që merrnin karakter ma të përgjithshëm shoqnor e politik. Pati njerëz, që kushdi për çfarë trimnije apo burrnijefituen apelativin “Skënderbej”, sikurse na dëshmon më 1610 për “Gjon Tanushin... të mbiquejtun Skënderbej”23).Kishte të tjerë që, tue kapë në dorë rrethana të favorshme për zhvillimin e një kryengritjeje, e nisnin tue krijue rreth vetes një aureolë me emnin e Skënderbeut, si qe për shembull, rasti i një myslimani të Shqipnisë së Mesme i quejtun IdarManesi, i cili më 1607: “Në anë të Krujës, në mes të maleve, me shumë burra pas vetes, kishte hapë fjalën se donte të ishte një Skënderbej tjetër”24).I njëjti qëllim, për të përfitue nga njohja e gjanë që kishte ende në shekullin XVIII Skënderbeu dhe për të sigurue kështu mbështetje në masat e gjana popullore, e shtyni Kara Mahmud pashë Bushatlinë e Shkodrës, i cili entuziazmohej kur dëgjonte tregimet për Skënderbeun, të shpallte se mbahej pasardhës i Kastriotëve e të thonte me za të naltë se donte me i shkue për gjurmë Skënderbeut në çdo gja. Kjo bindje kishte lëshue rranjë edhe në popull, dhe një kronikë e kohës e regjistron këtë kur thotë se Kara Mahmuti, për veprat e tij të shqueme, mund të krahasohej me “të shkëlqyeshmin Kastriot”25).
*
Ashtu sikurse personaliteti i Skënderbeut, sa qe gjallë, erdhi tue fitue peshë ballkanike dhe europiane, po ashtu edhe në funksion të rritjes së lëvizjes së armatosun shqiptare, figura e tij, përveçse frymëzuese për shqiptarët, vazhdoi të kishte edhe kuptim e randësi ballkanike dhe europiane.
Qysh në vjetin 1479, në një projekt për një luftë të përbashkët kundër Turqisë, vepra e Skënderbeut i paraqitej Europës si një shembull unik force e strategjije, që nuk kish qenë pa qysh nga koha e lashtë romake: “Po kush, pas ekspeditave të romakëve (në Maqedoni) mundi të tentonte që ta invadonte, veçse ai Gjergj Kastrioti, i mbiquejtun Skënderbej, princi i paepun i eprotëve , i cili, tue përbuzë të gjitha dhuratat e premtimet e shumta të turqve... ai vetëm u kap deri te Strimoni, kufi maqedonas dhe thrak?”26).Tue sjellë këtë copëz, nuk e kemi fjalën te saktësia e këtyne pohimeve, por te pesha ndërkombëtare që i atribuohet figurës së Skënderbeut dhe luftave që banë shqiptarët nën udhëheqjen e tij ma parë, dhe pastaj me emnin e tij.
Këtu e kishte rranjën edhe suksesi i pashembullt që pat në opinionin publik botnor të shekujve XVI-XVII gjithë ajo literaturë historiko-publicistike mbi luftat kundër otomanëve, në të cilën një vend të randësishëm zinin figura dhe veprat e Heroit tonë. Një rol të veçantë mobilizues në këtë drejtim luejti në radhë të parë biografia e Skënderbeut e hartueme nga shkodrani Marin Barleti, e botueme, e përkthyeme dhe e perifrazueme në kaq e kaq gjuhë e botime. Dhe del si një gja krejt e natyrshme që pastaj, kur sa vinte e rritej lufta e shqiptarëve për liri, dilnin edhe biografi të tjera, po mbi Skënderbeun, mbi këtë figurë që vazhdonte të frymëzonte luftën e shqiptarëve dhe që u paraqitej princave të kohës si shembull për t’u ndjekë. Dhe pastaj, nga historiografia, rruga ishte e hapun për të kalue në prodhime të letraturës artistike që mbushi botën me tematikën e Skënderbeut.
Në një relacion të fillimit të shekullit XVII, kalorësi i thanun boshnjak, Bertuçi, pohon se kush e njeh, si e njihte ai forcën e shqiptarëve dhe ballkanasve të tjerë, “do të mund të çuditet si asht e mundun që popujt e thanun(ballkanikë I.Z.) kanë qëndrue për një kohë kaq të gjatë nën zgjedhën otomane dhe për ç’arsye nuk e ndjekin shembullin e atij kapedani shumë të famshëm atdhetar e paraardhës i tyne, Skënderbeut, që ka lanë një kujtim të shkëlqyeshëm dhe nuk janë përpjekë ta rifitojnë lirinë e vjetër të lashtë të tyne”27).Bertuçie dinte fort mirë çfarë përpjekjesh kishin ba shqiptarët, sepse ai ishte prej kohësh në marrëdhënie me ta, por këtu fjalën ai e kishte për një luftë të përbashkët ballkanike; dhe si shkak për këtë mungesë, ai vinte në dukje se, pasi vdiq Skënderbeu, nuk doli ma një kryetar tjetër që të mund të siguronte një udhëheqje unitare në shkallë shqiptare dhe aq ma pak ballkanike.
Kur popujt e tjerë të Ballkanit luftuen, gjetën tek shqiptarët aleatët e tyne të natyrshëm. Nisën kështu lidhjet e marrëdhaniet që u shprehën sidomos me organizimin e kuvendeve ndërballkanike të fillimit të shekullit XVII. Por, në këtë situatë, disa persona që përfaqësonin disa rryma të kundërta me këtë lëvizje të përgjithshme, u përpoqën të krijonin çorientim në lidhje me trashëgiminë e lavdishme të Skënderbeut. Ashtu sikurse nga të tillë njerëz dhe rrymë u ringjall me keqdashje çashtja e autoktonisë së shqiptarëve dhe u shpall prap “teoria” e ardhjes së tyne nga Kaukazi, po ashtu u banë edhe përpjekje për t’ua heqë shqiptarëve Skënderbeun, tuekërkue një prejardhje sa ma fantastike të Kastriotëve. Kjo përpjekja e fundit u konkretizue sidomos me pretendimet e famëkeqit shkrimtar boshnjak Tomko, i cili në një libër të vet, u përpoq ta nxjerrë Heroin tonë boshnjak nga familja e Marganoviçëve, së cilës i përkiste edhe ai vetë. Me të drejtë ky qëndrim preku thellë zemrat e shqiptarëve të ndritun të kohës dhe urrejtja e krijueme nuk vonoi të shpërthente në përgjigjen që u dha atyne shpifjeve Frang Bardhi ynë në librin e vet të njoftun mbi Gjergj Kastriotin – Skënderbej , në të cilin, autori, sikurse thotë vetë, ua ktheu Skënderbeun “bashkatdhetarëve dhe atdheut të tij”28).
Një rrugë tjetër nëpër të cilën jehona e emnit dhe e lavdisë së Skënderbeut, ishin përpjekjet e bame në shekujt XVI-XVII për të krijue lidhje gjenealogjike, me të cilat një varg familjesh fisnike europiane kërkonin t’i atribuonin vetes prejardhje nga Heroi i madh shqiptar. Kjo tregon, veç të tjerash, edhe për nevojën që patën oborret europiane për të vu një emën kaq të madh në shërbim të synimeve të tyne. Edhe ai njeriu i çuditshëm, që vuni në lëvizje të gjitha oborret princore e mbretnore europiane të gjysmës së parë të shekullit XVII, i quejtunSulltan Jahja, pretenduesi i fronit të Osmanëve, jo më kot e rastësisht kërkoi dhe u martue me një bijë Kastriotësh të Kurbinit, tue i lanë të birit, bashkë me pretendimet politike dinastike, edhe krenarinë e kësaj prejardhjeje.
*
Në kushtet e vështira të robnisë shumëshekullore, kujtimi i emnit dhe i trashëgimisë së Skënderbeut veproi në dy drejtime: në shekujt e parë të pushtimit, synimi i të gjitha lëvizjeve të armatosuna të naltonin si flamur emnin e Skënderbeut, që ka qenë për gjithë shqiptarët “të rifitonin lirinë e vjetër”29),dmth të kthenin kohën e principatave feudale, kryesisht kohën e bashkimit të realizuem me Skënderbeun.
Në shekujt e pastajmë, sidomos në shekullin XX, kur u poqën kushtet ekonomike për përmbysjen e marrëdhënieve feudale dhe vendosjen e marrëdhënieve të reja ma të përparueme, nuk qe ma ajo “liria e vjetër” që i frymëzoi përpjekjet e shqiptarëve. Në kushtet e reja, emni dhe tradita e Skënderbeut vazhduen të luenin rol shumë të madh, por jo për të kthye në gjendjen e vjetër, por për të kalue në një gjendje të re ma të përparueme, për të sigurue me një luftë po aq heroike sikurse qe ajo e Skënderbeut, lirinë e pavarësinë kombëtare mbrenda një shteti të ri kombëtar dhe të përparuem.
Kanga e njohun e çetave të Rilindjes sonë: “O trima luftëtarë, /Të bijtë e Skënderbeut,
Kërkoni ju shqiptarë/Lirinë e mëmëdheut...”. e tregon më së miri këtë botëkuptim të ri,
tregon se mëmëdheu , atdheu tashma ishte një koncept i kristalizuem me një kuptim të ri të përparuem. Tue u frymëzue nga figura vigane e Skënderbeut, simbol i luftës për liri, dhe tue luftue si bashkëkohësit e Heroit, me frymën dhe guximin e tij, shqiptarët e rinj mundën t’i siguronin vendit të tyne pavarësinë më 1912.___________________________________________________
Shënim: 1. Duke u njohur me separatet që më pat dhuruar herë pas here për studimet që botonte në Revistën Shkencore të Institutit të Historisë e të Ghuhësisë të Universitetit Shtetëror TIRANË , ja, ku më doli para ky separat, kaq me rëndësi, dhuruar prej Tij, më 24 janar 1972, shumë aktual, tani në kuadrin 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Shpallur VITI 2018,me VKM RSH, VITI I SKËNDËRBEUT.
2. Gjatë Përpjekjeve që po bëja në vitet’ 60-70 për sigurimin e burimeve historike për të përgatitë dhe botue kolanën “ PUKA QË NË LASHTËSI, DISA VËLLIMESH, PATA FATIN E MIRË TË NJIHEM DHE TË PËRFITOJË SHUMË PREJ INJAC ZAMPUTIT, KËTIJ sudiuesi të nderuar,që më priste me dashamirësi si në zyrën e punës, Institutin e Historisë, si në shtëpi. Ishte njeri buzëqeshur duke reflektuar gjithmonë, mirësi, bujari,respekt, modesti,frymëzim, optimizëm. Kështu edhe familja e Tij shembullore.Sa herë e takoja më përgëzonte dhe më nxiste për punën shkencore në fushën e historisë, folklorit , etnografisë si dhe në onomastikë, toponimi, prej ku me vullnet e përkushtim” mund të dalin diçka e mirë e me rëndësi,- më thoshte,- edhe për PUKËN e më gjerë”. Kështu pak nga pak u bëmë miq, si edhe me prof dr. jup Kastratin, prof. dr Mark Tirtën, prof E. Çabejn, prof A. Uçin, akademikë, prof. dr. David Lukën, si dhe prof dr. Bajram Xhafën etj.. Po është fat i madh me pasë miq të tillë.
3. Se sa atdhetar dhe studiues serioz ishte I. ZAMPUTI, ai burrë famëmadh, e tregon FESH; BOTIMI I RI,Tiraë,2009, f. 2976 (zëri i përgatitur aq shkencërisht nga prof dr.M. TIRTA, akademi). Por qoftë edhe ky separat, për të cilin shpresoj të jetë i mirëpranueshëm prej gazetës “VETERANI” dhe aq e mirëpritur nga lexuesit. Prandaj e përgatita për këtë numër, që po hap REDAKSIA në faqet e veta VITI2018,VITI I SKËNDËRBEUT, në përgjigje të VKM.
4. Lutemi të mirëkuptohemi prej lexuesve dhe Redaksisë së Gazetës që e për përgatita për Gazetën në gegërisht siç e kishte botuar vetë autori, I. Zamputi në REVISTËN SHKENCORE “STUDIME HISTORIKE” ,Nr.4, 1967,f. 93-101, kur kur ende vetë Universiteti i TIRANËS botonte në dy dialektet e Shqipës, sepse ende nuk ishte vënë në zbatim PROJEKTI i DREJTSHKRIMIT TË GJUHËS LETRARE SHQIPE, i cili do të miratohej në KONGRESIN E DR: GJ. L. SH: TIRANË,siç u miratua, NËNTOR 1972.

Xhemal Meçi
Studiues, Mjeshtër i Madh






Rrahman Parllaku

Kryetari i OBVL-së,
(gjeneral-lejtnant në
pension, Hero i Popullit)


 

Arkiva e gazetes