l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Në 100 - vjetorin e lindjes përkujtohet me nderim të veëantë nga familja dhe nga OBVL

Brahim Uk Demushi, personalitet i shquar i Tropojës

U mbushën 100 vjte nga lindja e patriotit Brahim Uk Demushi. Ai lindi në fshatin Gegehysen të Tropojës më 3 Mars 1918. Trashëgoi nga të parët e farefisit, gjyshi dhe baba i tij, ndjenjën e fuqishme të atdhetarizmit e patriotizmit, që nga Islam Demushi apo Islam Pasha siç e quante populli, një nga prijësit popullore në mbrojtje të trojeve shqipëtare, pjesmarrës i Lidhjes Shqipëtarë të Prizërenit. Ai, në zbatim të vendimeve të saj më 6 shtatore 1878 udhëhoqi me Qerim e Col Selinë e Geghysenit forcat kryengritëse në aksionin e Gjakovës ku rrethuan, sulmuan, asgjësuan dhe shpartalluan forcat e ushtrisë turke të strehuara në sarajet e Abdullah Pash Drenit, duke vrarë komandantin e tyre Mehmet Ali Pashën (Maxharr Pashën).
Gjyshi i tij Zenel Ahmet Demushi ish pjesmarrës i luftës për mbrojtjen e trojeve shqipëtare të Plave-Gucise në betejën e Nikshiqit në dhjetore 1879, ku morën pjesë nga Geghyseni mbi 40 vetë, në përbërje të forcave te Malcise se Gjakovës të cilit i shpartalluan keqas forcat Malazeze të komanduara nga Mark e Teudor Milani.
Baba i tij Uk Zenel Demushi, ish bashkëluftare i Bajram Currit që luftoi në Shkup, Kosovë, Krumë e në Durrës. Ish pjesmarrës në Revolucionin Demokratik të Qershorit 1924.

Vetë Brahim Demushi, i mobilizuar ushtar nga Italia pas pushtimit të Shqipërisë, në repartin e saj(baterinë e mortajave-topave 75/13mm të grupit “Skenderbeg”) të Regjimentit 753 të artilierise se ushtrisë Italiane. Në ushtri kreu detyrën e komandantit të topit 75/13 mm, më të cilin ka bërë mbulimin me zjarr të forcave Shqiptarë në tërheqje nga fronti i Kamenicës së Korçës, gjatë luftës Italo-Greko duke i siguruar ato pa dëmtime. Ka qenë një nga organizatorët e dezertimit të forcave shqipëtarë të kësaj baterie nga ushtria Italiane në nëntorë 1940 bashkë me Brahim Halil Buçpapaj, për të mos u berë mish për top për Italianët kundër Grekëve, për çka vunë në dijeni komandantin e baterisë dibranin, toger Siri Strazimiri i cili i përkrahu në këtë vendim që morën.


Në arrati qëndroi një vit që nga 28.11.1940 deri 22.10.1941 dhe gjatë kësaj kohë ka marë pjesë në luftë kundër çetnikëve të Malit të Zi për mbrojtjen e trojeve shqipëtare të Plavë- Gucisë.
Gjatë luftës Nacional Çlirimtare ka jetuar në Pukë ku ka ndihmuar me strehim e ushqime forcat partizane e sidomos të brigadës 22-te sulmuese në pamundësi për pjesëmarrje aktive direkt në luftë për gjendje shëndetsore të renduar.
Brahim Uk Demushi ka qenë nje prind dhe edukator i shkëlqyer për fëmijët e tij, si nëpërmjet fjalës, mësimeve e këshillave për jetën, por edhe me shembullin personal, si familjar i përkushtuar. Ai ka qenë nje arsimdashës e për këtë qëllim ka sakrifikuar gjatë gjithë jetës bashkë me bashkëshortene tij, që gjashtë fëmijët e tyre të shkolloheshim, gjë që e kanë arritur më se miri ku të katër janë më arsim të lartë dhe dy më arsim të mesëm profesional. Ata kanë krijuar familjet e tyre dhe në tersi i kanë justifikuar sakrificat e prindërve.


Brahimi është ndarë nga jeta me 20 Korrik 2011 në moshën 93 vjeqare në qytetin Bajram Curri. Ai gjatë jetës së tij, ngjarjet në Kosovë nën rregjimin Serb i ka përjetuar me dhimbje të madhe, ashtu siç e ka përjetuar masakrën e Tivarit të vitit 1945 ku u asgjësuan mbi 4000 djem e burra të Kosovës nga rregjimi Titist. Ishte dëshmitarë i torturave ndaj tyre kur kaluan në kolonë në qytetin e Pukës të zhveshur, të zbathur, të rreckosur e pangrënë, por i pafuqishëm për t’i ndihmuar. Më Gëzim të madhe lot ne sy prej gëzimi e priti çlirimin e Kosovës.
Ai ka gëzuar një rrespekt të veçantë jo vetëm në fshatin e tij, Geghyseni, por në tërësi në të gjithë rrethin e Tropojës sepse është shquar për ndershmëri, bujari, sinqeritet e drejtësi. Fakti që në përcjelljen mortore të tij dhe ngushëllimet pranë familjes janë evidentuar mbi dy mijë pjesmarrës tregon për respektin ndaj tij. Kjo pjesëmarrje ua lehtësoi dhimbjen familljarëve e të afërmëve të tij, të cilët në këtë në këtë 100 vjetor të lindjes e kujtojn me shumë rrespekt e dashuri për çka bëri ai për ta dhe për çështjen kombëtare në veçanti.

I përjetshëm qoftë kujtimi tij.
Zoti pastë mëshirë për shpirtin e tij!







Rrahman Parllaku

Kryetari i OBVL-së,
(gjeneral-lejtnant në
pension, Hero i Popullit)


 

Arkiva e gazetes