l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

19 vjet më parë, SHBA së bashku me aleatët e NATO-s filluan ndërhyrjen ushtarake në Serbi përmes sulmeve ajrore

Fjalimi i Presidentit Clinton që ndryshoi historinë e Kosovës

Më 24 mars 1999, në ora 19:00, fillojnë sulmet ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake, policore dhe paramilitare serbe në Kosovë e Serbi. Sulmet zgjatin 78 ditë, duke rezultuar me çlirimin e Kosovë. Telegrafi më poshtë ju sjellë kronologjinë më të plotë të këtij aksioni ushtarak të Aleancës veriperëndimore në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës.
Fillimi i bombardimeve të NATO-s, më 24 Mars 1999, si për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ashtu edhe për aktorë të tjerë të çështjes së Kosovës, është cilësuarsi një ngjarje historike në vend. Fushata ajrore zgjati 78 ditë dhe u përmbyll me dëbimin e forcave serbe nga Kosova, si dhe me hyrjen e rreth 50 mijë ushtarëve të NATO-s në Kosovë. 15 vjet më parë, më 24 mars 1999, NATO-ja filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, e cila i dha fund luftës gati dyvjeçare. Fushata e NATO-s arriti rezultate të shumta politike, diplomatike dhe ushtarake. Ajo rezultoi me ndërprerjen e katastrofës humanitare dhe kapitullimin e forcave të Miloshevicit, nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës, miratimin e Rezolutës 12/44 të Këshillit të Sigurimit të OKB, tërheqjen e trupave serbe nga Kosova dhe futjen e trupave të KFOR-i.

NDERHYRJA E NATOS NE KOSOVE ISHTE NE PERPUTHJE ME NORMAT E SE DREJTES NDERKOMBETARE

Pas refuzimit të kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq për të vendosur paqen, presidenti i atëhershëm amerikan Bill Clinton dha urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese.
Sulmet ajrore vazhduan deri me 9 qershor, ku edhe u arrit marrëveshja e Kumanovës.
Më poshtë një pjesë nga fjalimi i ish-presidentit Bill Clinton natën kur filluan sulmet ajrore.

“Qytetarët e mi amerikanë, sot forca jonë ushtarake iu bashkua aleatëve tanë të NATO-s në sulmet ajrore kundër forcave serbe, përgjegjëse për brutalitetin kundër Kosovës, kemi vepruar për disa arsye, për të mbrojtur jetët e mijëra njerëzve të pafajshëm në Kosovë nga ofensivat ushtarake si dhe kemi vepruar për të parandaluar një luftë më të madhe. Qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë për të ruajtur paqen.
Duhet të veprojmë në Kosovë para se të ndodhë e njëjta gjë sikurse në Bosnje e Kroaci. Sot ne dhe 18 aleatët tanë të NATO-s jemi pajtuar të bëjmë atë që kemi thënë se do ta bëjmë, atë çfarë duhet të bëjmë për të kthyer paqen. Misioni ynë është i qartë, të demonstrojmë seriozitetin e qëllimit të NATO-s, që udhëheqësit serbë të kuptojnë se nuk do të lejojmë ofensiva të përgjakshme kundër të pafajshmëve në Kosovë. Shkurt nëse presidenti Millosheviq nuk dëshiron të bëj paqe, ne do të limitojmë kapacitetet e tij për të bërë luftë. Tani dua të jem i qartë me ju, ka rreziqe në këtë ndërhyrje ushtarake, për pilotët tanë dhe njerëzit në tokë, mbrojtja ajrore e Serbisë është e fortë, ata mund të vendosin për të intensifikuar sulmet në Kosovë, apo të kërkojnë të na lëndojnë neve apo aleatët tanë. Nëse e bëjnë këtë ne do të çojmë një përgjigje të fuqishme”, tha mes tjerash Bill Clinton.

Operacioni i NATO-s në ish-Jugosllavi kushtoi 43 miliardë dollarë

Trupat e NATO-së numëronin 50.000 ushtarë dhe vinin nga dhjetëra shtete anëtare të kësaj aleance dhe vendeve aleate.
Të parat që kanë zbarkuar kanë qenë njësitet britanike. Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian.
Ndërhyrja e NATO-së në Kosovë, i parapriu një luftë të ashpër në mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe, dhe pas shumë masakrave të kryera ndaj civilëve nga paramilitaret serbë.
Por a e dini se sa kushtuan në total bombardimet e Nato-s.?
Sipas AP, Operacioni i NATO-s në ish-Jugosllavi kushtoi 43 miliardë dollarë.



Rrahman Parllaku

Kryetari i OBVL-së,
(gjeneral-lejtnant në
pension, Hero i Popullit)


 

Arkiva e gazetes