l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Takimi i radhës Thaçi-Vuçiç, presidenti serb i pakënaqur me kushtet e BE-së për Kosovën

Njohja e Kosovës, kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

Presidentët e Kosovës dhe të Serbisë me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Presidenti serb paralajmëron mundësinë që në muajin prill të paraqesë një platformë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Në Bruksel përfundoi takimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç më ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Në një deklaratë të zyrës së zonjës Mogheirni thuhet se “ata diskutuan në kuadër të fazës së re të bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian, përgatitjet për marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve”. Në komunikatë thuhet se ata vlerësuan edhe përparimin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në të kaluarën. Shefja e politikës së jashtme “nënvizoi rëndësinë që i kushton Bashkimi Evropian zbatimit të plotë të marrëveshjeve ekzistuese, dhe theksoi në vecanti urgjencën e fillimit të ngritjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe, marrëveshjes pë energjinë dhe përfundimit të punëve në urën e Mitrovicës”.
Ajo mirëpriti “përkushtimin e vazhdueshëm të dy presidentëve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rikujtoi se përparimi i tyre drejt integrimeve evropiane, është i lidhur ngushtë me përparimin në bisedime”, thuhet në komunikatë.
Takimi i fundit ndërmjet tyre është mbajtur më 20 shtator të vitit 2017 në Neë York, më ndërmjetësimin e zonjës Mogherini, në dritën e zotimeve të bëra në dy takime që u zhvilluan në korrik dhe në fund të muajit gusht në Bruksel, kur ata ishin pajtuar për një fazë të re të bisedimeve ndërmjet të dyja palëve, përtej çështjeve teknike. Të dy presidentët shkuan në Bruksel nga Shtetet e Bashkuara ku qëndruan në vizita të paparalajmëruara.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara se fuqitë perëndimore nuk duan të flasin se kujt i takon Kosova dhe e trajtojnë atë si çështje të mbyllur. “Jam i kënaqur me punën dhe përpjekjen tonë, por nuk jam i kënaqur me rezultatet. Kam shpresuar për mirëkuptim më të madh. Nuk jam i kënaqur me atë që kam arritur. Prej një kohe të gjatë po flasim për të ardhmen e Serbisë, për Kosovën… Po përpiqemi të gjejmë zgjidhje kompromisi, por pala shqiptare po e bën punën e vet, e bashkësia ndërkombëtare të vetën. Nuk jam i kënaqur, sepse vendet perëndimore qëndrojnë fuqishëm në mbështetjen dhe ruajtjen e pavarësisë Kosovës“, tha ai. Presidenti serb ka paralajmëruar mundësinë që në muajin prill të paraqesë një platformë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por për këtë tha ai, ka nevojë edhe për mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare.
“Megjithatë, Perëndimi nuk dëshiron në asnjë mënyrë të flasë për atë se kujt i takon Kosova”, tha ai duke nënvizuar se Serbia po paguan çmimin e vendimeve të gabuara të së kaluarës, përfshirë edhe ngritjen e çështjes së pavarësisë së Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila ka pohuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar. Ai ritheksoi se Serbia është e gatshme për kompromise por jo “edhe të sakrifikojë interesat e saj”, ndërsa hodhi poshtë pohimet se ka zhvilluar takime private me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, apo të ketë biseduar me të për “ndarjen e Kosovës”, një pohim i hedhur nga forcat opozitare në Serbi por edhe nga disa medie evropiane. Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi hodhi poshtë mundësinë që të jetë takuar me presidentin serb gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Ai shkroi në rrjetet sociale se “ditëve të fundit kam zhvilluar konsulta intensive me partnerët tanë strategjikë.


Në Washington, Londër, Berlin, Paris me qëllim të bashkërendimit të agjendës euro-atlantike për Kosovën. Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin në Parlamentin e Kosovës, do të dinamizojë dhe qartësojë agjendën tonë, dhe është argument shtesë për miqtë dhe partnerët tanë. Përderisa po hyjmë në fazën finale të normalizimit të raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë, jemi të bekuar me mbështetjen e palëkundshme të aleatëve tanë strategjikë”, shkroi ai.
Vitin e kaluar presidenti serb hapi një dialog të brendshëm serb për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, pavarësinë e së cilës ajo vazhdon ta kundërshtojë, por është përfshirë në një proces bisedimesh në shkëmbim të afrimit më strukturat evropiane. Ai është zotuar të vazhdojë rrugën evropiane por edhe të ruajë lidhjet me aleatin e saj Rusinë, një dëshirë e nacionalistëve serbë që nuk pajtohen me pavarësinë e Kosovës. Kosova mbetet çështja kryesore në bisedimet e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes