l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Vdekja e parakohshme e Profesorit të nderuar, humbje njerëzore për ne, por Ai na la pas një veprimtari të pasur shkencore

MAHIR HOTI, profesori që i dha aq shumë shkencës shqiptare

 

Nga Xhemal Meçi Studiues,

“Mjeshtër i Madh”

Mahir HOTI u lind në qytetin e Shkodrës janar 1948. Arsimin e tij e mori në Shkodër, U diplomua më 1970, në Universitetin e Tiranës, Fakultetin Histori – Gjeografi . Punën mësimore pedagogjike e fi lloi në shkollat e Shkodrës 1970-’72. Më pas u tërhoq nga Universiteti i Shkodrës “ Luigj Gurakuqi”, ku shërbeu pedagog dhe përgjegjës i departamentit të Gjeografi së, 1973- 1975. Niveli i lartë shkencor e pedagogjik i leksioneve dhe serioziteti me punën në fakultet dhe në departamentin e Gjeografi së, duke u karakterizuar nga korrektesa, modestia e mirëkuptimi me personelin pedagogjik dhe studentor të Fakultetit të Gjeografi së të Universitetit “ L. Gurakuqi”, e solli Rektor të Universitetit të Shkodres “ L . Gurakuqi”, ku drejtoi me dinjitet gjatë viteve 1987- 2007. Profesor Mahir Hoti me punën e Tij hulumtuese, studiuese e botuese u bë pjesë e rëndësishme e shkollës gjeografi ke të Shkodrës dhe një nga themeluesit e Departamentit të Gjeografi së dhe në bashkëpunim me stafi n akademik të këtij departamenti, ndikoi dukshëm në rritjen e autoritetit të kësaj strukture akademike të Universitetit të Shkodrës. Prof. M. Hoti vlerësohet edhe për raportet dhe komunikimet me studentët e Tij, të cilët në përsonin e Tij shihnin jo vetëm lektorin e pedagogun shembull, por edhe shokun e prindin e tyre në problemet e shqetësimet e tyre si në auditor e katedër si dhe në ekspeditat mësimore në viset e tjera brenda dhe jashtë vendit. Bash për këtë interesim e kujdes të tillë këshilli i Bashkisë Pukë e ka shpallë QYTETAR NDERI të kësaj Bashkie. me motivacionin: “I telektual e drejtues me veprimtari të gjerë shkencore kumtuese dhe botuese, me një kontribut të veçantë në zhvillimin institucional e ndërkombëtarizimin e Universitetit të Shkodrës dhe prirje të dallueshme mbështetëse e ndjenja human për njohjen dhe promovimin e potenciale intelektuale dhe turistike të Rrehit Pukë.

” Marrëdhënie të tilla të mira ka mbajtur edhe me kolegët e Tij, gjë që na ra në sy edhe neve të Pukës, më 22 shtator 2003, në veçanti në organizimin në mjediset e Rektoratit të homazheve mortore për Profesorin e nderuar, Prof. Dr. Jup Kastratin, për vdekjen e të cilit Prof. Mahiri dukej mjaft i dëshpëruar, ndërsa mirëpriste vizitorë, që vinin nga anë e anës për të shprehur dhembjen që ndjenin dhe ngushëllimet për humbjen e një personaliteti të tillë, të ndjerin Prof. J. Kastrati. Një rol mjaft i rëndësishëm është, roli i tij publik në qytetin e vendlindjes, Shkodër, për të cilin, me përkrahjen e mjaftë intelektualëve, arriti të krijoi marrëdhënie serioze dhe konkrete me institucione të ndryshme austriake, duke siguruar ndihmën e duhur për fusha të rëndësishme ekonomike, arsimore e turistike. Në këtë kuadër u ndërtua edhe Biblioteka e re e Universitetit, një ndërtesë e bukur trekatesh me salla të mjaftueshme dhe pjesën moderne të fondit të librave e revistave , e cila ia kalon edhe bibliotekës “ MARIN BARLETI”, një nga vlerat e Shkodrës, por me këtë bibliotekë të re, iu shtuan Shkodrës institucionet kulturore-arsimore, Lum si Ti, Shkodër! E mos u struk si plaku në dimër.

Prandaj , ndofta nuk do të ishte shumë sikur kjo bibliotekë, ose një prej sallave kryesore të mbante emrin “ MAHIR HOTI”, duke e ruajtur si një kujtesë të nevojshme për breza studentësh e qytetarë të nderuar të këtij qyteti fi snik. Pra, hapu dhe luaj Bashki e Shkodrës dhe mos heshtë , sikur heshte për personalitete shkencore në rangë kombëtar e ndërkombëtar si për Prof Dr. J. Kastratin dhe MIGJENIN uragan, të cilit me zi i dhe një “mirënjohje”, kur Puka i ka ngritur Muze e përmendore dhe ka botuar për te librat:“MIGJENI NË PUKË” dhe “TRANDAFILAT E MIGJENIT”, ndërsa institucioni i Presidencës e dekreton “NDERI I KOMBIT”. Po kështu ende nuk është shpallë as Dëshmor i Atdheut OSO KUKA, Krenaria e luftëtarëve titan të Shkodrës. Pra, krenohu Shkodër, për bijtë Tuaj të nderuar në shkallë Kombëtare e ndërkombëtare, frymëzoju prej Fishtës e Mjedës, se siç thotë Mjeda vigan: “ Bilbil i vorfën pse po gjimon ?! ...A çil kafazi, bylbyl, fl uturo!” Fluturo, pra, Shkodër e shpalosi pa mëdyshje vlerat që ke, se nuk janë pak “PËR QILL e për DHE!” Dhe mos e le për dhe Seminarin Ndërkombëtar : SHKODRA NË SHEKUJ.”- amaneti i Prof. M. Qukut, i Prof. J. Kastratit , Prof. M. Hotit, Prof. dr. Ahmet Osja, ëilli Kamzit, Prof. David Lukës , i cili edhe me probleme shëndetësore, sapo botoi librin e 19-të etj. e tjerë profesorë . Mirëpritës e human u tregua edhe me mua, kur i shkova , më 2003 për një vërtetim për bashkëpunimin tim shkencor me Universitetin e Shkodrës. U tregua i gatshëm për t’ m’u përgjigjur në çast. Gjithashtu , kur e ftova në promovimin e botimit POETI I MALËSISË, Prendush GEGA, “Artist i Merituar”, u befasova, kur pranoi menjëherë, duke thënë: “Jam dy herë i gatshëm. E para, kur ju e keni hulumtuar për 40 vjet fshat më fshat për të përmbushë porosinë e Migjenit, i cili qe shprehur se“ Do t’ishte punë e mrekullueshme sikur ndonjë arsimtar t’i mblidhte kangët e Tia. Dhe ju, jo vetëm i mblodhtë, por edhe i botuat. E dyta , bile kryesorja, duhet t’ i bajmë nder një rapsodi si Ai.“Kur vetë MIGJENI e ka vlerësuar aq shumë , kur ishte në Pukë më 1936- 1937 , duke thënë për Te :” Këngët e Tia (të Prendushit) janë poezitë ma të mira të poetve tanë ma të mirë.” Mandej e kam për nder, sepse dua ta përkujtojmë Këtë Atdhetar të shquar, I cili edhe pse 60-vjeçar erdhë me armë në dorë bashkë me qindra pukas për të luftuar në mbrojtje të Shkodrës gjatë rrethimit serbo-malazezë. Për më tepër i ka ngritë edhe kangë kësaj lufte mbrojtëse të Shkodrës më 1912-’13: ” Shkodra vogel Asht ba marak,?/ Mos me lshu vendin pa gjak,/ Mos me lshu vendin pa u shkri!/... Ç’ po lufton Shkodra shkret,/ Për Shkipni po don me dek!...” A jam brenda?!- pyeti me krenari, duke buzëqeshur”. E falënderova plot shend, kur dëgjova atë konsideratë për “POETIN E Kabashit”, siç e pat cilësur dom L Shantoja, ndërsa “ prof. Ernest Koliqi e pat cilësuar –“ Poeti i Malsisë!” Për më tepër, Prof. M. Hoti sa herë ftohej në Pukë për ndonjë veprimtari shkencore ose në Ditën e Shoqatës Etno-turistike të 24 gushtit me kryetar studiuesin Gjovalin Alia, Ai do t’ ishte çdoherë i pranishëm.

Për më tepër studentët e Tij prej Puke ruanin kujtimet më të mira për kujdesin e treguar, sa herë kishin ndonjë problem. ( Shihni edhe foton, M. Hoti, Pukë, më 1996, botuar edhe te libri “POETI I MALË- SISË, f. 285, i 4-ti nga e majta). Ndihmesa e Prof. M. HOTIT në fushën shkencore për Shkodrën me përmasa akademike qe jo vetëm në departamentin gjeografi së ku drejtoi më se 8 vjet, si lektor i mjaftë lëndëve bazë, hartues i mjaft planeve e programeve mësimore dhe bashkë me kolegët e tij realizoi dhe mjaftë konferenca shkencore, që ndikuan në rritjen e prestigjit dhe pozicionit të kësaj strukture akademike në kuadrin e Universitetit “L. Gurakuqi” të Shkodrës. Një ndihmesë të tillë dha edhe në themelimin dhe vazhdimësinë e SEMINARIT NDËRKOMBËTAR “ SHKODRA NË SHEKUJ”, ku Ai për mjaft vite ishte bashkorganizator dhe drejtues i seksionit të gjeografi së. Njëkohësisht në karrierën prej mëse 8 vjetësh Rektor i Universitetit të Shkodrës “ L Gurakuqi”, në të cilin punoi me vullnet e përkushtim për t’i dhënë rolin dhe vizionin që duhej të kishte si universitet bashkëkohorë, ku me stafi n e tij akademik ka arritur hapjen e degëve dhe të strukturave të reja universitare, krijimin dhe nënshkrimin e disa programeve kërkimore deri në lidhjen e marrëveshjeve e protokolleve të përbashkëta me universitete homologe në Europë e më gjerë, gjë që e kanë pasuruar në përmbajtje dhe emision këtë institucion të nderuar të Shkodrës e të dijes sonë kombëtare. Në përfundim, duhet theksuar, se veprimtaria e Tij e gjerë shkencore dhe praktika e përvoja e gjallë dhe e gjatë pedagogjike, puna organizative dhe aktivitetet pubike i japin jetëgjatësinë dhe pavdekësinë, duke na kujtuar “Fjalët e qiririt” të Naimit: “ “Kur më shihni se jam tretur,/ Mos pandehni se kam vdekur”!... Jam i gjallë e jam në jetë,/ “si dritës e vërtetë.

 

 




Rrahman Parllaku

Kryetari i OBVL-së,
(gjeneral-lejtnant në
pension, Hero i Popullit)


 

Arkiva e gazetes