l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Urimi

99-vjetori i Rrahman Parllakut, Luan Rama: Fitimtari i tri kohëve

 

Ish-Ministri i Mbrojtjes Luan Rama, aktualisht deputet I Kuvendit të RSH dhe Zv.kryetari i LSI-së, shkruan se ai është ndër të paktët fi timtarë në tri kohë të ndryshme. Ai ka qenë partizan në luftën Antifashiste, hero dhe komandant, i persekutuar në komunizëm dhe protagonist në Shqipërinë e ditëve të sotme. Shkrimi i Ramës Në 99-vjetorin e lindjes: FITIMTARI I TRI KOHEVE...

Jeta prej heroi e Gjeneral Rrahman Parllakut Sot (17 prill 2018) “Heroi i Popullit”, Gjeneral Rrahman Parllaku mbush 99 vjet jetë; jetë në luftë e përpjekje pafund, jetë në sakrifi ca e privacione, jetë në tri epoka e tri kohë, jetë prej partizani e luftëtari antifashist, jetë prej heroi e komandanti ushtarak, por edhe jetë në ferrin e persekucionit komunist, prej nga na vjen si një feniks, për të qenë ndër ne dëshmitar e protagonist i historisë së Shqipërisë; prej monarkisë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, e prej regjimit totalitar në epokën e lirisë. Rrahman Parllaku në sagën e vet i ka jetuar të gjitha; mjerimin, luftën, paqen, rritjen e lavdinë, fuqinë e pushtetit, por edhe rënien prej armiqësisë së pushtetit që iu dedikua e i shërbeu me idealizëm, rilindjen e lirinë. E përmes këtyre dallgëve, shpirti e karakteri i tij mbeti i pandryshuar, me një jetë prej heroi, si pakkush në botën që jetojmë. Sot ai është fi timtari i tri kohëve e meriton nderim e mirënjohje prej të gjithëve!

 




Rrahman Parllaku

Kryetari i OBVL-së,
(gjeneral-lejtnant në
pension, Hero i Popullit)


 

Arkiva e gazetes