l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

EDITORIAL

OBVL, promotore e integrimit

Halil RAMA

Organizata e Bashkuar e Veteranëve të LANÇ (OBVL), që me krijimin e saj para më shumë se dy dekadave u përcaktua si mbështetëse e proceseve të integrimit euroatlantik të Shqipërisë. Drejtuesit dhe anëtarët e kësaj organizate, ashtu si gjatë Luftës së Dytë Botërore, me kontributin e tyre e radhitën Shqipërinë me fitimtarët, përkrah Aleancës së Madhe të Popujve të udhëhequr nga SHBA, Britania e Madhe dhe ish BRSS, edhe këto vite të pluralizmit politik kanë mbështetur pa rezerva procesin e integrimit të Shqipërisë në NATO e BE.
Në këtë kuadër OBVL iu ka paraprirë këtyre proceseve duke u bërë anëtare e Federatave Botërore dhe Europiane të Veteranëve, organizata në të cilat ka promovuar orientimin properëndimor të shqiptarëve, që nga koha e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Po ashtu në takime rajonale, si vitin e kaluar në Mal të Zi e Kroaci, edhe para disa ditëve në Beograd, kryetari i OBVL-së, gjeneral-lejtënant Rrahman Parllaku, Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit (ku është pritur si legjendar) ka theksuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit dhe ndërveprimit në interes të integrimit në BE të vendeve të Ballkanit.
Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga vendimi pë çeljen ose jo të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Kryesia e OBVL i bën thirrje klasës politike të shmangë frymën e konfliktualitetit dhe të dëshmojë maturi e prosperitet dhe të punojë maksimalisht për përmbushjen e kritereve të vendosura nga Brukseli.
Aspiratat e Shqipërisë për tu antarësuar në Bashkimin Evropian filluan menjëherë pas rënies së regjimit komunist në vitet 1991 – 1992, moment historik kur Shqipëria dhe shqiptarët për herë të parë po kërkonin njëzëri që të bëheshin pjesë e Evropës Perëndimore në kuptimin e demokratizimit të shoqërisë dhe shtetit. Që nga ato vite të largëta dhe sot në 2018, integrimi i Shqipërisë në BE mbetet i konsoliduar si objektivi strategjik më madhor i shtetit dhe shoqërisë dhe për këtë arsye gjëndet në majen e piramidës së axhendës politike dhe diplomatike të institucioneve shqiptare.






 

 




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes