l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

FORUM

E vërteta e betejës së Pojskës në vargjet e Poradecit

Nga Myfit GUXHOLLI

Më shumë se një poemth, shkruar me vlagën e kohës, “Balada për Reshit Çollakun” është një kronikë e plotë e realizuar me mjetet e poezisë për epopenë e heroizmit dhe sakrificave që demonstruan djemtë e Mokrës dhe Pogradecit në betejën e Pojskës, më 16 korrik 1943. I pandikuar ideologjikisht, Lasgush Poradeci, përtej lëvdatave për komisarë e bolshevikë, himnizon me mjeshtëri qëndresën shembullore të antifashistëve të zonës së tij.
“Një tym një mjegull duket/Ca krisma ndihen larg/Një tufë trimash sulen/Me shpirt e zemër flak...”. Në sfondin e zjarrtë të epopesë legjendare të Pojskës martire, gjeniu i lirikave, risjell çast pas çasti dinamikën e betejës dhe nga fillimi në fund mban në qendër të baladës protagonistët e saj, ata që do të martirizoheshin në krye të frontit. Balada e Poradecit, nuk mban kështu vetëm palcën e ngjarjes, po tërë sfondin dhe kronikën e saj... 

Pojska e 16 korrikut ‘43

Epopeja e Pojskës mban datën 16 korrik ‘43. Ajo ka në qendër të saj protagonistin kryesor, Reshit Çollakun. Gjithçka erdhi natyrshëm, si pjesë e zhvillimeve luftarake të djemve e vajzave antifashiste të Pogradecit. Si pjesë e nevojës për të zhdukur pushtuesin italian nga trojet shqiptare. Vetë beteja e njohur me emrin e zonës së Pojskës u zhvillua nga partizanët e batalionit të Mokrës që komandohej nga Reshit Çollaku, në bashkëpunim me forcat e rrethit të Elbasanit. Vendimi për të sulmuar në Pojskë u përcaktua nga shtabi operativ, para një konsulte paraprake ku u diskutua për ta dhënë goditjen aty apo në anën tjetër të Qafë Thanës. Pasi u përzgjodh goditja në zonën e Pojskës, Reshit Çollaku mblodhi batalionin dhe detajoi detyrat. Sipas planit të tij, partizanët u ndanë në katër grupe. Në krahun e djathtë (nga ana e Pogradecit) do të operonte grupi i komanduar nga Nexhat Hyseni dhe Hetem Haxhiu. Në të majtë partizanët e drejtuar nga Muharrem Çollaku dhe Xhevit Hyseni. Në qendër vetë kreu i batalionit, Reshit Çollaku, që do sulmonte me mitralozin e rëndë. Ndërkaq një grup tjetër i drejtuar nga Abaz Ago do qëndronte i tërhequr për t’i paraprirë goditjeve nga shpina. Me marrjen e urdhrit, forcat nisën lëvizjen nga vargmali në drejtim të fushës. Pavarësisht rezervave që kishte shfaqur për sulmin në fushën e Pojskës, Reshit Collaku u vu në ball të betejës duke zgjedhur pozicionin më të rrezikshëm për vete... 

I pari ra komandanti

Vetëm pak çaste pasi forcat ishin pozicionuar në të dy krahët e rrugës automobilistike, u duk motoçikleta e parë me një civil. Pas saj, 2-3 makina me ushtarë italianë. Pa mbërritur mirë në mesin e fushës, Reshit Çollaku i gozhdoi në vend me sulmin e befasishëm me mitraloz. Thirrjeve të tij “Arrendetini”, (dorëzohuni) italianët do t’i përgjigjeshin me një kundërsulm të rrufeshëm. Reagimin e tyre do ta bënte edhe më agresiv ardhja e një autoblinde me ushtarë të tjerë. Prapa saj një autoblindë tjetër dhe një veturë. Njëherazi me sulmin e Reshitit kishin filluar të godisnin nga të gjitha krahët edhe partizanët e tjerë. Përpjekja sa vinte e bëhej më e ashpër. Komanda italiane mbasi studioi situatën dhe raportin e forcave, i kërkoi shtabit epror për t’i çuar në ndihmë forca të tjera. Sakaq nga Korça, Pogradeci, Struga e Elbasani filluan të vinin përforcime. Po kështu nga liqeni hapte zjarr një motovedetë me topa dhe mitraloz. Nga ajri vepronte një aeroplan, i cili mitralonte pa pushim pozicionet e partizanëve. I gjithë ky rrebesh i kundërshtarëve fillimisht krijoi situatë kërcënuese për grupin e partizanëve që vepronte në qendër. I pari ra komandanti Reshit Çollaku. Pas tij e mori komandën Siri Kodra n/komandant i batalionit të Dumresë. Po dhe ai do të binte pas pak çastesh për ta vazhduar drejtimin Spiro Gjiknuri. Plumbi do të përshkruante ndërkaq edhe trupin e tij. Një tjetër kuadër do të merrte komandën e batalionit të gjendur në darën e rrethimit. Po edhe Ptoleme Xhuvani, ish-anëtar i komitetit të qarkorit të Elbasanit do të binte në ballë të betejës. Dhjetë martirë do t’i kushtonte beteja batalionit partizan në Pojskë deri në momentin e tërheqjes së rrezikshme. Një humbje shumë e madhe që do të ishte katastrofike pa realizuar tërheqjen. Forcat italiane pësuan një humbje jo të vogël, me 25 ushtarë të vrarë dhe shumë armatim të kapur. Pojska do të ishte ndërkaq varri i gjeneralit italian dhe tre ushtarakëve të lartë, që kishin ardhur për përforcime.






Rrahman Parllaku

Kryetari i OBVL-së,
(gjeneral-lejtnant në
pension, Hero i Popullit)


 

Arkiva e gazetes