l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

LIBRI

NDJEHEMI ME FAT DHE KRENARË PËR PRINDËRIT TANË FISNIKË

NGA PROF. DR. XHELADIN ÇEKA

PROMOVIMI

Më 13 tetor 2018, Dega e Shoqatës Patriotike Kulturore “Myslim Peza” e bashkisë së Tiranës, në bashkëpunim me Familjen e nderuar të Prof.Xheladin Çekës organizuan në Pezë një solemnitet përkujtimor në 95-vjetorin e lindjes së Ramazan Hazis Çekës – Hero i Punës Socialiste.
Në këtë veprimtari përkujtimore, në sallën e Shtëpisë së kulturës, mbushur plot e përplot me njerëz të ardhur nga të gjitha fshatrat e Pezës, ku u promovua edhe libri “Me tim Atë” i Prof.Dr.Xheladin Çekës, përveç drejtuesve të Degës së Shoqatës Patriotike Kulturore “Myslim Peza”, Pëllumb Luzi, Xhevdet Çelmeta, Daut Kryemadhi e Harun Xhahysa, si dhe administratorëve të nderuar të Njësive Administrative Pezë e Vaqarr të Bashkisë Tiranë, z.Besmir Kola e z.Gentian Myrto, morën pjesë dhe përshëndetën Prof.dr.Dhori Kule, Prof.dr.Petrit Bara, Prof.dr.Artan Hoxha, Prof.dr.Edmond Rapti dhe prof.dr.Dhori Karaj. Ata vlerësuan figurën e Ramazan Çekës si ish-pjestar aktiv në luftën kundër pushtuesve të huaj gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, i cili pas çlirimit u bë një njerëzit më të shquar të Pezës, si Hero i Punës Socialiste.

Idolit tim të përjetëshëm...

Fillimisht pata menduar që këtë libër ta titulloja “Bisedë me timatë”. Ndërkohë që vazhdoja të shkruaja, kuptova, se nuk bëhej fjalë vetëm për bisedë. Aq më pak vetëm për “bisedën” time me të. Por për një bashkëjetesë të lumtur dhe plot vlera njerëzore midis prindërve dhe fëmijëve, vëllezërve dhe motrave, bashkëkohësve dhe bashkëpunëtorëve, shokëve dhe miqve…
Jam për pjekur që në faqet e këtij libri të sjell momentet më të spikatura të kësaj periudhe të paharruar në jetën e gjithësecilit prej nesh. Sikurse, në formën e treguar nga vetë babai, lënë në ditarët e tij; treguar nga të afërm dhe miq të familjes time; nga bashkëkohës dhe bashkëpunëtorë të tij, nga njohja a kujtime të mia dhe të motrave të mia me të, veçanërisht nga kujtime të xhaxhait tim Hasanit, sidhe të kushërinjve të mi, të miqve dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të tij, kolegëve. Dhe të tjerë.
Të gjithë i falenderoj.
Pata menduar dhe atë që mund të realizohej një punim monografik rreth jetës dhe veprës së tim eti. Ku studiuesi të shfrytëzonte tërë dokumentacionin e kohës: shtypin, arshivat e emisione vetelevizive, kronikat a raportet zyrtare. Si dhe gjithshka nga dokumentacioni që posedonte familja jonë.
Por shpejt kuptova se e realizuar në këtë formë, me siguri do të kishim patur një punë me vlera komplekse.
Ama kuptova po kaq shpejt, se e bërë në këtë formë, nga dikush studiues, do të kishte patur rrezikun e parashikuar që do ta largonte babanë tim, nga të qenit babai. Nga të qenit njeriu Baba. Paçka se për ty lexuesi im i dashur, ai Babai im, është në të njëtën kohë dhe Heroi i Punës Socialiste. Është dhe për mua, kështu, sigurisht.
Por, për këto vendosa të “bisedoj” nëpërmjet faqeve të këtij libri.
Që është i pambaruar…
Duke “jetuar” me të.
Për ta sjellë, atë njeriun baba, pra siç të thashë.
Dhe po ta tregoj… jetën…
Ndaj, vendosa ta quaj: “Me tim atë”, në vend të ‘Bisedë me tim atë”.
Për të treguar jetën e tim Eti!
Dhe të njeriut tënd, kolegut a bashkëpuntorit tënd, gjithashtu!
***
Ju kam thënë, se kam menduar që kam lindur me fat.
Që jam bir i dy prindërve të mi të shtrenjtë dhe fisnikë!
I babait tim të dashur, Ramazanit, idolit tim të përjetëshëm, burrit të rrallë që përveç se më dha gjenet e seleksionuara, për përballimin e rrugëtimit të jetës, njëherësh dhe modelin e personit me integritet absolut; më edukoi modelin e fisnikut, më mundësoi shkollimin më perfekt të kohës. Në pafundësi mbetet shenjti im, ku prehem, sa herë që nevoja e jetës ma ka thirrur. Nga më vinë mesazhet e shpirtit për mësimet e jetës.
Nëse do t’i referohesha Kafkës, shkrimtarit hebre, me origjinë nga Praga, me veprën e tij “Letër babait”, do të konsideroja që marrëdhënia ime me tim Atë do t’i shkonte një vepre me titull “Antiletër babait”, ku të dy personazhet e Kafkës, at e bir, do të përshkruheshin me të kundërtën e asaj që pëshkruan ai. Që do ta kishte përshkruar në perfeksion filozofi, esteti, romancieri dhe publicist i njohur spanjoll, Ferdonando Savater, me veprën e tij brilante “Letër tim biri”, që më ngjan se e ka shkruar babai im për mua, por me gjuhën e shembullit, heshtjes dhe shpirtit.
I nënës time të shtrenjtë, Fatimes, gruas shenjtore, më të bukurës në botë, që më dha gjysmën tjetër të gjeneve po aq të seleksionuara, të një race të pastër fisnikësh. Më mëkoi me qumështin e gjirit të saj por më rriti me “qumështin” e fjalës së mirë dhe të ëmbël. Fjalë që më shërbeu deri në kufijtë e të pabesueshmes dhe të papërshkrueshmes. Ajo më edukoi vetëm mirësinë dhe harmoninë në jetë. Nëna ime më mëkoi dashurinë për gjithshka, deri në sublimitet, të kësaj ndjenje hyjnore. Ëngjëlli im!
Prindërit më mësuan dhe edukuan ç’është familja dhe vlerat e traditës familjare; ç’është harmonia familjare dhe trashëgimia e saj dhe ajo e jetës në përgjithësi; ç’është individi dhe përgjegjësia e tij në shoqërisë njerëzore në tërësi.
“Unë s’kam parë njeri që ta ndiente vlerën e punës si bazë të kulturës aq thellë e në mënyrë të gjithanshme, sa A. P. Çehov” shkruan për veprën e tij, Maksim Gorki. Duke abstraguar në atë që janë të rrallë ata shkrimtarë që e kanë ngritur aq lart dhe e kanë argumentuar aq mirë rolin kolosal të punës në jetën e njeriut dhe përgjithësisht në shoqërinë njerëzore.
Të jemi para një personazhi çehovian?!

Të jemi para një personazhi çehovian?!




Rrahman Parllaku

Kryetari i OBVL-së,
(gjeneral-lejtnant në
pension, Hero i Popullit)


 

Arkiva e gazetes