l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Letra

HISTORIA E NJë LETRE ANONIME DëRGUAR DIKTATORIT HOXHA

Vajza e Franos, Marie Frano Gjonej, banuese në fshatin Trush-Shkodër, me profesionin agronome në Velipojë deri në fillimet e demokracisë, që ka mbaruar Institutin Bujqësor në Kamëz, i shkruan Enver Hoxhes këtë letër anonime, me dorën e majtë, me rastin e tufëzimit të bagëtive dhe marrjen e tokës fshatarëve, në vitin 1979:

Letër udhëheqësit Enver Hoxha.
Toka është si Nana e mirë që lindë fëmijë të shëndetshëm. Për Nanat tona që lindin fëmijë për ditë dhe që janë brezi i ri e ardhmja e Shqipërisë që do të çojnë stafetën e revolucionit lart e me lartë!!!?? Si do ti ushqejnë Femijet tre herë në ditë me supë me një lugë vaj ?!!! Me tufëzimin e bagëtive dhe me marrjen e tokës fshatarëve, populli do të katandiset drejt një varferie të paparë.
Pershëndetje revolucionare 7 të rinjë të Fshatit Trush.
Ja dhe pergjigjia nga Enver Hoxha:
I dashur popull , Partia gaboj, revolucioni nuk kthehet prapa, personat të kapen dhe të varen në litarë.
I juaji Enver Hoxha.


Hetuesia mori vajzën e Franos si të dyshuarën e parë për verifikimin e shkrimit.(Ajo e kishte shkruar letrën me doren e majtë). Të ngjashme dolën vetëm germa m, n, e ngjashme 30% . Gjatë këtyre viteve qendroi në shënjester nga regjimi komunist por nuk e trembte as vdekja, pasi e shikonte se kjo ishte një mënyrë ekzekutuese avash - avash nga varfëria. “Nuk trembesha për vete, thoshte, por për internimin dhe persekutimin e Fisit”. Djali i Franos, Marash Gjonej ka mbaruar Shkollën e Bashkuar “Skënderbej” në Tiranë por pasi ka filluar misionin e Tijë Oficer i është kërkuar nga nëna e tijë Lula së bashku me hallën e Babes, Mara që ishte Murgeshë ta linte uniformën e oficerit. Kjo pasi sistemi komunist dhe vizioni drejt Europës ishin dy të kundërta që nuk përshtateshin.
Frano dhe bashkëshortja Lula gjatë sistemit komunist nuk reshtën në mënyrë edhe pse të fshehtë, ti edukonin fëmijët e tyre si dhe nipat e mbesat në frymën e Krishterë, duke ju mësuar uratet, duke i Pagëzuar me Meshtarët që jetonin, si dhe duke festuar festat gjithmonë. Porosi e tyre ishte që asnjëherë mos dilni nga shtëpia pa bërë shenjën e Kryqit si dhe kur hani e flini e mos harroni Uratët etj.
Edhe pse kane kaluar mbi 15 vjet që Frano nuk jeton më fizikisht, si dhe bashkëshortja e tijë Lula, Ata mbeten gjithmonë në zemrat dhe mendjet e pasardhësve të kësaj familje me tradita atdhetarie, ndërohë kujtohen e nderohen nga e gjithë zona e Trushit e mbarë Shkodra.

H.RAMA




 



Rrahman Parllaku

Kryetari i OBVL-së,
(gjeneral-lejtnant në
pension, Hero i Popullit)


 

Arkiva e gazetes