l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

SPECIALE

SHBA, “dritë jeshile” formimit të ushtrisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i sapokthyer nga vizita e tij në Shtetet e Bashkuara, ka bërë të ditur se ka marrë “bekimin” e Amerikës për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.
Deklarata e tij është mbështetur edhe nga Ambasada amerikane në Prishtinë, që ka njoftuar se e mbështesin krijimin e ushtrisë së Republikës së Kosovës, por duke folur për një ushtri me mandat të kufizuar vetëm për vetëmbrojtje territoriale.


“Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbështesin tranzicionin e disiplinuar dhe transparent të FSK-së në ushtri profesionale, shumetnike dhe në bashkëpunim me NATO-n, me një mandat të kufizuar për vetëmbrojte territoriale. Asnjë vend nuk mund ta përdorë veton për këtë tranzicion”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane në Kosovë.
Sipas selisë diplomatike amerikane, ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të ketë parasysh natyrën shumetnike, pa harruar që çdo gjë duhet të koordinohet me aleatët dhe NATO-n.
“Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës, që të sigurohen se ky proces do të vazhdojë në mënyrë gjithëpërfshirëse, të pasqyrojë natyrën shumetnike të Kosovës. Është thelbësore që Kosova, nga ky moment e tutje, të jetë e koordinuar ngushtë me aleatët e NATO-s dhe se duhet të angazhohen deri në tranzicion me të gjithë qytetarët”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA.
Gjatë vizitës në Amerikë, kryeministri Ramush Haradinaj u takua edhe me Sekretarin e Mbrojtjes, James Matiss, duke marrë mbështetjen e tij për të vazhduar përpara me formimin e ushtrisë. “Kosova ka bekimin e Shteteve të Bashkuara, Ministrisë së Mbrojtjes, për ushtrinë e Kosovës. Është mbështetja më e mirë që sjellim nga Amerika këtë kohë”, ka deklaruar Haradinaj.

Top Channel

 

Meta: Vendim historik për ushtrinë, Kosova e aftë për përgjegjësi

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë i pari nga politika dhe institucionet shqiptare që ka përshëndetur krijimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

Në një postim në “Facebook”, Meta shkruan se ky vendim historik dëshmon se Kosova është e aftë për përgjegjësi të reja.


“Vendimi historik i krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dëshmon qartë që Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe për të kontribuar vendosmërisht për paqen, stabilitetin e rajonit dhe fqinjësinë e mirë. Fryma euro-atlantike qëndron në themel të këtij ndryshimi historik”, shkruan Presidenti i Republikës.

 

SHBA përkrah formimin e Ushtrisë së Kosovës

Teuta Sahatqija

Teuta Sahatqija, Konsulle e Republikës së Kosovës në New York, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin formimin e Ushtria e Kosovës.
Të jesh Mision i Republikës së Kosovës në New York, si shtet jo anëtar i Kombeve të Bashkuara, e bënë misionin mjaftë të vështirë, por kjo aspak nuk na ndalë për të kryer punën në shërbim të atdheut, thotë, Teuta Sahatqija, Konsulle e Republikës së Kosovës në New York.
Ajo theksoi se Serbia, si anëtare e Kombeve të Bashkuara është shumë agresive dhe nuk zgjedhë mjete të minojë sovranitetin e Kosovës në mesin e anëtarëve të Kombeve të Bashkuara.
Por, sipas saj, Kosova ka miq të fuqishëm si ambasadorja Nikki Haley nga Misioni i SHBA-së, që fuqishëm lobon për njohjen e Kosovës nga shtete e ndryshme, dhe për anëtarësim në organizata.
Duke folur për mbështetjen e ShBA-ve, për formimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës, Sahatqija, theksoi se gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, në shtator, kryeministri Haradinaj mori përkrahjen e fuqishme nga Departamenti i Shtetit Amerikan, për formimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Ne kemi edhe një Konsullatë në Iowa, e cila në veçanti merret me bashkëpunimin e armatës amerikane dhe asaj të Republikës së Kosovës. Kjo, tregon përkrahjen dhe angazhimin e veçantë që SHBA, ia kushton fuqizimit të FSK-së dhe shndërrimit në saj në Ushtri”, thonë mes tjerash në intervistë.

 

Sovraniteti territorial i Kosovës është në duar të sigurta

Këshilli i ambasadorëve Shqiptarë, ka përshëndetur votimin e Kuvendit të Kosovës, i cili i hapi rrugë krijimit të Forcave të Armatosura.
Përmes një deklarate për mediat, Këshilli i Ambasadorëve shkruan se krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, është një lajm i mirë për të gjithë pasi tashmë sovraniteti territorial është në duar të sigurta.

Ja deklarata e Këshillit të Ambasadorëve:
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se votimi i datës 14 Dhjetor në Kuvendin e Kosovës në mbështetje të krijimit të Forcës së Armatosur të Republikës së Kosovës është një zhvillim që vjen në kohën e duhur.
Kosova duhet të jete e aftë të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të saj nga çdo kërcënim i jashtëm dhe nuk do të përbëjë rrezik për asnjë nga vendet fqinje.
Transformimi i FSK-së në një Forcë të Armatosur do të forcojë perspektivën Euro-Atlantike të Kosovës dhe do ti shërbejë paqes e stabilitetit rajonal.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet qëllimin dhe dëshirën e Kosovës për tu kthyer nga një konsumuese në një kontribuese të sigurisë në rajon e më gjerë.
Në këtë kontekst, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet iniciativën e Qeverisë së Kosovës për hartimin e projektligjeve dhe krijimin e kuadrit të nevojshëm ligjor për transformimin gradual të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një Forcë të Armatosur të Republikës së Kosovës.

 

OBVL: KRIJIMI I USHTRISË SË KOSOVËS, NGJARJE E PËRMASAVE KOMBËTARE DHE HISTORIKE
Organizata e Bashkuar e Veteranëve të LANÇ (OBVL) ka uruar Kosovën për krijimin e ushtrisë së saj. Në deklaratën e saj të datës 15 dhjetor 2018 OBVL shprehet se “Pas Pavarësisë, ngjarja e dytë e përmasave kombëtare dhe historike. Me Ushtrinë e saj Kosova do të jetë më e sigurtë, rajoni më në paqe, kombi shqiptar i integruar dhe më i forte. Nderim të rënëve për liri, mirënjohje miqve të mëdhenj që na mbështetën!”.


 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes