l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

SHENDETI

KARDIOLOGU LEONIDHA PEPPO: KUJDESI QË DUHET TË KENI NGA I FTOHTI DHE SISTEMI KARDIOVASKULAR

Dr. Leonidha Peppo

Në këto ditë shumë të ftohta të dimrit të ashpër paraqiten në spital, poliklinika e në regjim shtëpie, të sëmurë në gjendje të ndryshme shëndetësore, njerëz pa pasur sëmundje. Ato janë në mosha të ndryshme, që nga ata që preken më tepër si fëmijët apo të moshuarit, por edhe të tjerë ndërmjet kësaj moshe.
Por qëllimi i këtij artikulli është ti bëj me dije se çfarë pësojnë të sëmurët kardiak, çfarë masash vetjake dhe ndihme mjeksore duhet dhënë nga personeli i kualifikuar, mjekë, ndihmësmjekë apo infermier, sidomos në zonat ku shërbimi është më i vështirë, apo atje ku nuk ka të tillë, ndonëse qeveria ka bërë oferta të mira, për ata që pranojnë të shkojnë në këto zona.

Por le të kthehemi tek tematika e këtij shkrimi: çfarë ndodh në të sëmurët kardiovaskularë në klima të ftohta, me lagështirë e temperatura të ulta?
Në këto kushte klimaterike të deritanishme, të këqija fillon e rritet tensioni i gjakut, shtohen të rrahurat e zemrës, frymëmarrja shpejtohet, qarkullimi i gjakut bëhet i vështirë, sepse enët e tij ngushtohen; pra këmbët mezi lëvizin, edhe truri që furnizohet pikërisht prej tij fillon e vuan duke shfaqur shenjat e asaj që quhet ishemi e trurit, me pasojat e saj. Të rrezikuar janë ata që pijnë duhan, të sëmurët me diabet (sëmundja e sheqerit), me sëmundje kronike të mushkërive apo të veshkave.
Të fillojmë me semundjet e zemrës.
Ngritja e tensionit të gjakut rrezikon infarkt të zemrës dhe të trurit. Të rrezikuar janë edhe ata që vuajnë nga damarët sepse kërkojnë më tepër oksigjen dhe kjo gjendje nuk ua mundëson këtë.
Natyrisht kjo është më e rëndë. Tek ata që dikur vuajtën nga këto sëmundje shtohen rrahjet e zemrës dhe këto çojnë në insufiçence kardiake; gjendje mjaftë e rëndë dhe e vështirë për t’u kuruar dhe ndjekur me sukses, që i sëmuri të bëjë jetë cilësore dhe të mbijetojë gjatë.
Kjo kerkon konsulta të vazhdueshme dhe qëndrim pranë mjekut, duke zbatuar këshillat e tij dhe duke marrë me rregull barnat e demostruar për këtë semundje. Duhet përmendur që i ftohti sjell grip, bronkopnemumoni, semundje të veshkave apo çrregullime të zorrëve, të cilat rëndojnë shëndetin e këtyre të sëmurëve me pamjaftueshmërinë e funksionimit së zemrës (koronareve), të cilët rrezikojnë infarkt të saj. Tashmë në klimë të ftohtë e me lagështirë te këta të sëmurë mund të kemi rëndim të gjendjes, duke rritur nevojat për oksigjen që nuk mjaftojnë në këto kushte. Këto kombinohen edhe me çrregullim të ritmit të zemrës që i shtohet rrezikshmërisë të vetë sëmundjes bazë, duke rrezikuar edhe jetën.

Më shqetësues mbeten të ekzaminuarit me çrregullim të rrahjes të zemrës, sepse duke u rënduar akoma më tepër, janë më të ekspozuar ndaj goditjeve në tru nga klima e ftohtë dhe rrahjet e çrregullta të zemrës.
Pale të mendosh që të ketë kombinim të të gjitha këtyre sëmundjeve që janë të pranishme në moshat e përparuara dhe më tepër kur kanë fatin e keq të kenë edhe diabet, që përveç rrezikut që ka vetë, rëndon edhe diagnoza e pranishme. Por duhet të ruhen edhe të sëmurët kronikë të mushkërive, të gatshëm të akutizohen në periudhat e ftohta.
Aty mungon oksigjeni normalisht, por duke shtuar edhe ftohjen e herëpasherëshme shtohet mungesa e oksigjenit dhe rëndon edhe organet e tjera. Në këto kushte gati janë të sëmurë edhe organet e barkut që çrregullojnë dhe bëjnë të vuajë gjithë trupin.
Pra të gjitha këto që thamë diktojnë rritjen e kujdesit, sigurisht duke siguruar e përdorur veshjet e ngrohta, të ditura nga të gjithë, por që duhen konsideruar rigorozisht. Po ashtu duhet bërë kujdes në kufizimin e daljeve jashtë banesave të ngrohta, të shoqëruar domosdoshmërisht me marrjen e rregullt të barnave të dhëna nga mjeku si dhe duke shtuar edhe zbatimin e këshillave të nevojshme.
Shembujt janë të shumtë e fatkeqesisht raste të rëndimit apo edhe fatale në klimën e ftohtë. Këto i përmendëm për të qenë vigjilent e jo për frikë.
Evitimi i rrezikshmërisë arrihet nëpërmjet rritjes së nivelit kulturor e mjekësor të popullatës, nëpërmjet ndjekjes të emisioneve të medias dhe lidhjes së ngushtë me mjekët.
Edhe konferenca vjetore e Shoqatës Shqiptare të Kardiologjisë jep kontributin e saj, me temat e shumta të trajtuara, specifike, ku ato pas nderhyrjeve kirugjikale. si ato By-Pass, të koronareve apo të valvulave të diskutuara dhe mjekimi plotësues janë të domosdoshëm.
Në këtë situatë, paralajmërojmë sidomos të kenë kujdes duhanpirësit, të shëndoshët, nga dhjamosja, ushqimet me yndyrë shtazore, tensioni i lartë i gjakut, origjina familiare për semundje, diabeti, tipi i njeriut, por edhe ngarkesat psikologjike që janë të rrezikuar për t’u sëmurur dhe të marrin këshillat e duhura.
*Kardiolog, Poliklinika Nr.4, Tiranë.



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes