l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

HOMAZH

LAMTUMIRË ZENEL MALIQ HOXHA

Dy muaj më parë (më 8 dhjetor 2018) ndërroi jetë veterani i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Zenel Maliq Hoxha. Ai kishte lindur 92 vjet më parë në lagjen Krrash të Zall Dardhës të Dibrës.
Fëmija i katërt i Familjes së njohur të Maliq Hoxhës (me 5 djem e një vajzë), nip i Sheh Velisë emërmirë të Reçit, në moshë fare të re shfaqi urrejtjen për pushtimin fashist të vendit dhe sapo iu bë thirrje u rreshtua partizan me forcat e Brigadës së IV-të Sulmuese.
Mori pjesë në të gjitha luftimet e kësaj brigade, por veçanërisht u shqua në luftimet për çlirimin e Tiranës. Për dy javë luftimesh të ashpra ai do të ishte pjesë e Brigadës së IV që i bënte presion të vazhdueshëm armikut mbi Tiranë nga ana e jugut dhe jugperëndimit si dhe kur një pjesë e forcave të saj vepronte në rrugën Tiranë-Elbasan.
Një goditje fatale në Rrugën e Barrikadave për pak sa nuk i mori jetën, por fati e deshi të mbetej i gjallë mes gërmadhave të një ndërtese të goditur e shembur nga artileria armike. Ato çaste ai përjetoi me dhimbje të thellë rënien heroike të kushuririt të tij, Shaban Hoxha, dëshmor i LANÇ.


Pas çlirimit të atdheut nga okupatori nazifashist ishte ndër ata që u mobilizua me forcat e Policisë së Shtetit, fillimisht në qytetin e Burrelit dhe më pas për disa vite në Postën e Policisë të lokalitetit të Muhurrit. Këtu ai zgjeroi rrjetin e shokëve e të miqve, duke fituar admirimin e tyre, falë mirësjelljes e përkushtimit qytetar. Ndërkohë njohu edhe bashkëshorten e tij, Xhemilen (Disha), me të cilën krijoi një familje të mrekullueshme.
Kushtet familjare e detyruan të largohej nga Policia dhe të kthehej në vendlindje, pranë prindërve. Punoi për vite të tëra në punë të ndryshme të ish kooperativës bujqësore të Dardhës, duke qenë gjithnjë në pararojë dhe shembull frymëzimi për të tjerët. Madje përvoja e tij u përgjithësua në disa takime në rang rrethi si dhe rang kombëtar, nga funksionarë e pushtetarë të asaj kohe.
Me vështirësitë e kohës, rriti dhe edukoi me virtytet më të mira tre djemtë: Gëzimin, Rifatin e Hekuranin si dhe vajzën e vetme shembullore, Minen.


Ai demostronte sjellje të mira në shoqëri e në familje dhe për rrjedhojë gëzonte respektin e të gjithëve.
Pas vitit 2000 u vendos familjarisht në Paskuqan Tiranë, ku edhe këtu iu përkushtua maksimalisht Familjes dhe shoqërisë.
Deri në momentet e fundit të jetës pati përkujdesjen maksimale të djalit Gëzimit, nipit Shkëlzenit e bashkëshorteve të tyre të denja, përkujdesje për të cilën ata meritojnë falenderim e mirënjohje Ndërkohë ai përjetoi çaaste të shumta gëzimi në praninë e nipave: Dik, Kurt e Olsi Daci si dhe të nipërve e mbesave të tjera të shumtë.
Zenel Maliq Hoxha u përcoll për në banesën e fundit me të gjitha nderimet që meritonte.
Parajsa qoftë vendbanimi i tij i përjetshëm!



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes