l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Në 100-vjetorin e vdekjes të Babait të Pavarësisë së Shqipërisë

Bashkimi kombëtar, porosi e Isa Boletinit

Më 23 janar u bënë 103 vjet që nga vrasja e Isa Boletinit, njërit nga udhëheqësit kryesorë të kryengritjeve shqiptare, ndërsa në nder të këtij vjetori, presidenti i Kosoves Hashim Thaçi ka shkruar një dedikim. Ai ka përmendur edhe porosinë që Isa Boletini ka lënë për çlirimin e trojeve etnike shqiptare. ”U bënë 103 vjet nga vrasja e Isa Boletinit, njërit prej udhëheqësve kryesorë të kryengritjeve shqiptare. Bashkimi kombëtar dhe fuqizimi i kombit tonë ishte porosia që na e la Isa Boletini. Përpjekjet e tij një shekull më parë për çlirimin e trojeve etnike përbëjnë ende frymëzim për shumë breza të rinj dhe amaneti i Isa Boletinit dhe patriotëve të tjerë, që dhanë jetën për bashkimin e shqiptarëve, na obligon edhe sot që të punojmë pareshtur për përmbushjen e aspiratave tona”, ka shkruar Thaci.


Isa Boletini lindi në kullën e Boletinëve, afër Mitrovicës, më 15 janar 1864. Vitet e rinisë i kaloi në vendlindje. Në prill të 1881 mori pjesë në betejën e Shlivovës, ku u ndeshën trupat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me ushtrinë osmane.
Në nëntor 1908, Porta e Lartë dërgoi një ushtri prej 7 mijë ushtarësh për të nënshtruar Kosovën. Komandën e qëndresës antiosmane e mori në dorë Isa Boletini. Gjatë tërheqjes, osmanët i dogjën kullën në shenjë hakmarrjeje. Gjatë vitit 1909, Isa Boletini udhëhoqi kryengritjet e kosovarëve në Prishtinë, Prizren e gjetiu. Ishte një ndër udhëheqësit më kryesorë të kryengritjes së pranverës 1910. Nën drejtimin e tij, shqiptarët bllokuan për dy ditë në betejën e përgjakshme të Carralevës ushtritë osmane që po depërtonin në Kosovë.


Gjatë Luftës Ballkanike të 1912-s, ishte një ndër kryetarët më në zë të çetave në Kosovë. Në nëntor 1912, u vu menjëherë në mbrojtje të qeverisë së parë shqiptare, asaj të Ismail Qemalit. Ishte anëtar i delegacionit shqiptar që shkoi në Londër për të mbrojtur ekzistencën e Shqipërisë së porsakrijuar. Në 1914 trupat e tij mbrojtën qeverinë e Princ Vidit.
“Baca Isë” është bërë i njohur edhe për ndodhinë që i ngjau në Londër. Teksa delegacioni shqiptar shkonte të takonte Eduard Grejin, ministër i Jashtëm asokohe i Mbretërisë, roja i kërkoi Isait me xhentilesë që të dorëzonte revolverin. Isai u bind pa fjalë. Pas bisedimeve Grej, si një anglez i vërtetë bëri shaka: Nesër gazetat do të shkruajnë se atë që nuk e bëri dot ushtria e pamat osmane, e bëra unë. Isa Boletini u çarmatos vetëm në Londër! Thonë se Isai është përgjigjur: Jo besa, as në Londër! Dhe ka nxjerrë një tjetër revolver që e mbante diku fshehur.
Isa Boletini u vra bashkë me shtatë nga njerëzit e tij në Podgoricë, mbi Urën e Moraçës, më 23 janar 1916.
Fakti që postimi i Presidentit të Kosovës vjen në një kohë të trazuar për Ballkanin që lundron në debatin për korigjim kufijsh, do të thotë se një mesazh i koduar fshihet dhe me shumë gjasë mund t’i drejtohet Serbisë.

 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes