l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Ekzistojnë fakte, dokumente e dëshmi të pakontestueshme se në Kosovë forcat ushtarake
paramilitare dhe policore të Serbisë kanë kryer krimet më mizore

DIALOGU PRISHTINË - BEOGRAD NË RRUGË PA KRYE

Nga Bashkim Hisari

Njëzet vjet pas ndërhyrjës së NATO-së, Kosova është e pavarur por Serbia ende nuk po pranon faktin që e ka humbur atë si rezultat i krimeve të forcave të tyre ndaj njerëzve të pafajshëm në vitet 1998-1999. Përkundrazi, rilindja e vulgaritetit politik serb nuk ka fund. Në Sërbi besimi pa merita po blihet, historia po “hekuroset” duke synuar të nivelizohen partizanët dhe çetnikët, po rehabilitohen četnikët fashist si Drazha Mihailoviç, Nedic dhe Ljotiç, pastaj edhe të dënuarit për krime lufte dhe ata që nuk heqin dorë nga politika luftënxitëse, vrasëse, që përhapin urretja, injorancë, inat e ksenofobi. Të gjitha këto janë degraduese dhe frikësuese për raportet Kosovë-Serbi, të dëmshëme për marrëdhënie të mira fqinjësore në rajon dhe shpiejnë arritjen e një marrëveshjeve në qore.
Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë. Në institucionin më të lartë ligjëdhënës të Kosovëa, rezoluta u miratua me 79 vota, pa asnjë votë kundër e apstenim dhe pa pjesëmarrjen e deputetëve serb. Deputët pretendojnë se rezoluta da të hapi rrugën e nismës për krijimin e një Tribunali që do të ndjekë dhe gjykojë krimet të kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë të vitit 1998-99. Mirëpo, rezolutat nuk janë akte ligjërisht të detyrueshme, andaj ajo nuk do të ndikojë në realizimin e të drejtave të viktimave dhe familjeve të tyre në drejtësi, reparacion dhe në gjetjen e së vërtetës. Kuvendi i Kosovës bashkë me të gjitha institucionet tjera duhet të angazhohen më shumë dhe të veprojnë në mënyrë të koordinuar e më me guxim në intesifikimin e ndjekjeve penale kundër të gjithë atyre që kanë kry krime, të vërtetojnë faktet mbi krimet e luftës në Kosovë dhe të mbështesin të mbijetuarit, viktimat dhe familjet, sipas sundimit të ligjit.
Ekzistojnë fakte, dokumente, e dëshmi të pakontestueshme se në Kosovë forcat ushtarake paramilitare dhe policore të Serbisë kanë krye krime më mizore. Kanë dëbuar afro 1 milionë Kosovar. Kanë vrarë dhe masakruar më shumë se 13.500 shqiptarë të cilët nuk kanë marrë pjesë në luftime, prej tyre 1.393 fëmijë, 1.379 gra. Çështja e mbi 1.600 personove ende të pagjetur mbetet njëra ndër temat kryesore për familjarët të cilët presin ndonjë lajmë të mirë. Një plagë tjetër e luftës janë edhe rreth 20.000 gra e burra të ciët janë viktima të dhunës seksuale. Gjatë konfliktit forcat serbe shkatërruan mbi 100 mijë objekte banimi, ndërtesa shkollore, objekte fetare e kulturore. Dëmet materiale që Serbia i ka shkaktuar Kosovës llogariten të jenë më shumë se 15 miliardë euro. Pra, e vërteta është se populli i Kosovës jo vetëm që ishin viktima, por mbi ta janë ushtruar aktet e gjenocidit dhe ato patjetër duhet të sanksionohen me efekte juridike.
Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime në ish-Jugosllavinë, e njohur si Gjykata e Hagës, e ka lënë në gjysmë drejtësinë për krimet kundër njerëzimit të kryera nga shteti serb në Kosovë. Edhepse krimet e forcave serbe janë dokumentuar dhe denoncuar kriminelët nuk janë gjykuar për aq sa është e duhur sepse edhe në disa raste të përfunduara, ka ndodhur që krerët e gjenocidit kanë marrë dënime minimale. Disa prej tyre tanimë janë liruar dhe marrin pjesë në aktivitete politike. Parada ushtarake e Serbisë që është mbajtur sivjet më 9 maj në Nish me rastin e Ditës së fitorës mbi fashizmin dhe Evropës, është udhëhequr nga gjenerali serb, Vladimir Lazareviç, ish-komandant i armatës së tretë që ka vepruar gjatë kohës së ish-Jugosllavisë në Prishtinë i cili nga Tribunali i Hagës është dënuar me 14 vjet për krime kundër njerëzimit, për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës dhe për trajtime çnjerëzore.
Në gjykimet e UNMIK-ut, EULEX-it dhe në Gjukata Kosovare janë dhënë 189 vjet burgim për shqiptarët dhe vetëm 20 vjet burgim për serbët. Të dënuar në Kosovë janë: 34 shqiptarë, 4 serbë, 1 rom. Të dënuar në Serbi: 15 serbë, 1 shqiptar dhe qindra të tjerë shqiptarë me aktakuza të shtetit serb.


Të dënuar në Hagë: 6 serbë, 2 shqiptarë. Veç kësaj, Republika e Kosovës e ka edhe Zyrën e Prokuroris të Specializuar që është një prokurori e ndërkombëtarizuar dhe e zhvendosur në Hagë, e krijua për hetimin dhe, nëse është e nevojshme, për ndjekjen penale të individëve për krimet e pretenduara në raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropë.
Megjithëatë në Serbi po ringjallen elementë profashistë. Serbia ende nuk ka kërkuar falje, po fsheh faktet e krimeve, po vazhdohet me mohimin e krimeve që janë bërë dhe po përpiqet që të ndërroj të vërtetën duke u paraqitur si viktim. Me deklarata ofenduese ata po provojnë të mohojnë rreth 400 masakrat të bëra nga forcat e tyre mbi civilët e pafajshëm. Kriminelët serb të dënuar për krime të luftës, bashkë me serbët “të mëdhenjtë” nga rajoni të cilët nuk kanë pasur mundësi të dëshmojnë serbizmin e tyre gjatë viteve 90-ta, me kapacitet të plotë nën kontrollin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit janë duke punuar në çështjen e Kosovës, përkatësisht për të mbrojtur serbizmin në të gjitha ish shtetet serbe, si preferojnë të trumpetojnë dhe quajnë jo vetëm Kosovën por edhe Bosnjë-Hecegovinën e Malin e Zi. Individëve ekstrem racist e neofashist dhe monstrumet politike serb të cilët me ulërimet e tyre përhapin urretje dhe iden e Serbisë së madhe, janë bashkangjitur edhe luftënxitësit kleronacionalist të kishës ortodokse serbe që po përdorin parimin e rrejshim historik, mitin mbi Kosovën, shtetin mesjetar serb, kishat dhe manastiret të cilat marrin si argument kryesor për të pohuar se Kosova i takon atyre. Por, kishat dhe manastirat në Kosovë janë ndërtuar në kohën e Bizantit, nuk kanë qenë serbe as shqiptare por krishtere. Kosova kurrë nuk ka qenë pjesë e Sërbisë por ka qenë pjesë e Bizantit. Në shekullin XIII pasi pushtohet Kostantinopoja dhe dobësohet Bizanti, mbretëria e vogël serbe shfrytëzon këtë situate, pushton Kosovën.dhe sundon 50 vjet. Kishat dhe manastirat krishtere gjithnjë kanë gëzuar respekt ndër shqiptarët.
Pikëpamjet e Prishtinës dhe të Beogradit lidhur me zgjidhjen e çështjës së Kosovës janë akoma diametralisht të kundërta. Derisa për Prishtinën njohja e pavarësisë së Kosovës është çështje më e rëndësishme, për Beogradin pavarësia është absolutisht e papranueshme, pavarësisht nga marrëveshja e nënshkruar në Brukselit në vitin 2013, e cila u nënshkruar nga kryeministri i atëhershëm i Serbisë Ivica Daçiç së bashku me Hashim Thaçin, përfaqësuesin e Lartë të BE-së Catherine Ashton dhe Zëvendëssekretari e Përgjithshëm të NATO-s Alexander Vershboë, me të cilin pala Serbe faktikisht pranoi pavarësinë e Kosovës dhe më 22 prill të të njëjtit vit, qeveria serbe dha pëlqimin. Mirëpo, ajo u refuzua fillimisht nga përfaqësuesit e serbëve të Kosovës dhe Kisha Ortodokse Serbe dhe pastaj përfaqësuesit e qeverisë aktuale ndryshuan mendimin dhe vazhdimisht përsërisin se Kosova është Srbi dhe kurrë nuk do të njohin pavarësinë e Kosovës.
Këto ditë edhe një përbërje e Komisionit Evropian përfundoi mandatin. Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit vazhdon të ngeli në një rrugë të pakryer kurse arritja e një marrëveshjeje është gjithnjë më larg. Përkundër faktit se Bashkësia ndërkombëtare konsideron se është koha për të zgjidhur problemet në Ballkanin Perëndimor ashtu siç dëshiron edhe Rusia të mos arrijë zgjidhja, dhe rajoni të jetë grope e zezë në Evropë, negociatat e deritashme me ndërmjetësimine BE nuk dhënë rezultate. Është më se e qartë se ngecja e negociatave nuk kontribuoi në arritjen e një Marrëveshjeje për zgjidhen e çështjes së Kosovës .


Kjo u dëshmua edhe në samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor që u mbajt nën drejtimin e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit të Francës Emmanuel Macron ku morrën pjesë edhe udhëheqësit më të lartë të Kosovës dhe Serbisë. Edhe një here u vërtetua se për zgjidhjen e kësaj çështjeje është më e rëndësishme pajtushmëria dhe kohezionin midis SHBA dhe BE. Deri sa nuk arrihet një marrëveshje lidhur me një kornizë dhe përmbajtje ndërmjet SHBA dhe BE për negociatat për Kosovën nuk do të ketë përparim në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Problemi qëndron në BE e cila ka pengesa për të intensifikuar dialogun. Nga ana tjetër, palët në negociate nuk ofrojnë ndonjë solucion për zgjidhje konkrete, Mungese e unitetit të partive politike shqiptare të cilët kryesisht prioritet kanë interesat e tyre politike, pastaj edhe skandale të shumta në shërbimin e jashtëm të Kosovës ku pa kritere të mirëfillta akomodohen kuadrot partiake dhe familjarët e politikanëve që nuk arrijnë të sigurojnë njohje të reja e as antarsimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, edhe më shumë komplikojnë situatën. Andaj, pa përfshirjen e SHBA është vështirë të gjendet një zgjidhje për një problem evropian, atë mes Kosovës dhe Serbisë.





Rrahman Parllaku

Kryetari i OBVL-së,
(gjeneral-lejtnant në
pension, Hero i Popullit)


 

Arkiva e gazetes