l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

“Qytetar Nderi” në qytetin Heren të Belgjikës në vitin 1997-të, për mbrojtjen e jetës së dy shtetasve belg që ndodheshin në Shqipëri në atë kohë

KOLONEL QAZIM BAJRAM DAUTAJ, MODELI MË I MIRË I USHTARAKUT TË USHTRISË SHQIPTARE

 

Ali Demushi
Kryetar i OBVL-dega Shkodër

Me 04 Shkurt 2020 familja, të afërmit, shokët dhe kolegët, miqtë dhe dashamirët e shumtë nga qyteti i Shkodrës i dhanë lamtumirën ish kuadrat të lartë të Ushtrisë Shqiptare, Kolonelit në pension Qazim Dautaj.
Qazimi lindi me 10 Janar 1933 në fshatin Ahmataj të Tropojës ( Malësisë së Gjakovës) në një familje me tradita atdhetare dhe patriotike që ishte rreshtuar me djemt e burrat e malësisë sa herë e kërkonin interesat e mbrojtjes së trojeve amtare, në luftë me armiqtë e shumtë që nga ata osmanllinj, serbo-sllav, çetniko-malazezë e nazi-fashist, ku në Luftën Nacional Çlirimtare të Popullit Shqiptar vëllai i tij Ibrahim Dautaj dha jetën duke luftuar kundër armikut, i cili tashmë është shpallur Deshmor i Atdheut.
Qazimi mbasi mbaroi shkollën fillore edhe atë 7 vjeçare në vendlindje në vitin 1947, vazhdoi e përfundoi studimet në shkollën Teknike Bujqësore në Kavajë me rezultate shumë të mira në vititn 1950. Mbas përfundimit të kësaj shkolle u emërua dhe kreu për dy vjet 1950-1952, detyrën e nën drejtorit të Kooperativave të Bashkuara në rrethin e Tropojës. Puna në këtë sektor të ekonomisë e aftësoj si kuadër por një herësh i lindi dëshira për të vazhduar studimet në fushën ushtarake, i nxitur edhe nga disa kuadro të kësaj fushe, bashkëvendas të tij.
Kështu ai studioi dhe përfundoi Shkollën e Bashkuar të Oficerëve në Tiranë, në vitin 1952-1954, në armën e këmbësorisë. U titullua oficer me gradën N/Toger dhe u emërua në Divizionin e Shkodrës në detyrën e komandantit të togës së zbulimit për divizionin. Duke punuar me përkushtim dhe devotshmëri dhe i vlerësuar nga komanda eprore dërgohet në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve për tu specializuar në armën e Artilerisë Tokësore nga viti 1957-1959. Aty mori gradën e kapitenit dhe në përfundim u riemërua në Korposin Ushtarak të Shkodrës të asaj kohe.
Qazim Dautaj që nga viti 1959 e deri sa doli në pencion (rezervë) në vititn 1988 shërbeu në ish Divizionin (Korpusin) e Shkodrës në detyra të niveleve të ndryshme në armën Artileri Tokësore, si në atë të nivelit të specialitetit, të oficerit të shtabit të repartit e njësisë deri në Korpus si dhe të nivelit komandues e drejtues në njesi (Brigadën e Artilerisë Tokësore) që i përgjigjej gradës kolonel.
Qazimi studioi e përfundoi edhe Akademinë Ushtarake të Mbrojtjes-Tiranë 1968-1970 ku u kompletua me dije më të plota shkencore mbi Artin Ushtarak dhe mbrojtjen në tërësi, të nivelit Operativeo – Strategjik, të cilat i shërbyen më së miri për të realizuar me sukses planifikimin e zbatimin e detyrave të stërvitjes e të gadishmërisë luftarake të njësisë që komandonte e drejtonte.
Specializimi që kishte bërë për topo-gjeodezi ia mundësoi kryerjen e detyrës së shefit topograf të Artilerisë Tokësore të Korpusit në vite 70-të. Kështu ai ishte i kompletuar me njohuri të mjaftueshme në fushën ushtarake dhe kudo në repartet dhe njesitë e Korpusit të Shkodrs ndihej nevoja e dorës së tij në planizimin e detyrave të zjarrit të Artilerisë Tokësore në të gjithë brezin e mbrojtjes që nga fronti në thellësi e në prapavija të kundërshtarit (armikut). Gjatë gjithë karrierës së tij ushtarake mëse 35 vjeçare, Qazimi shërbeu me devotshmëri duke kryer me ndër të gjitha detyrat që ju ngarkuan. Ai vërtet në vitet e fundit të karrierës ushtarake kreu detyrën e Komisarit të Brigadës së Artilerisë Tokësore, por realisht ai ishte komandant më shumë sesa komisar e kjo shihej qartë tek aftësitë dhe ecuria në karrieren e tij.
Qazim Dautaj ishte i pajisur dhe i brumosur me cilësitë më të larta dhe më të pastra morale e njerëzore. Ishte i dashur dhe i respektuar me shokët, kolegët, eprorët dhe vartësit e tij, ishte masovik në kuptimin e lidhjeve me efektivat ku punoi si dhe në bashkëpunimin e ngushtë me komunitetn vendas Shkodran, ku shtrihej e vepronte njësia e tij ushtarake, në interes së kryerjes së detyrave për mbrojtjen e Atdheut, ndaj kudo flitej më shumë respekt për personin e Tij.
Pas daljes në pension (rezervë) Qazimi kontribuoi në Organizatën e Ushtarakëve në Rezervë e në Pension, për ruajtjen e dinjitetit të ushtarakut dhe transmetimin tek brezat e rinj të vetive dhe virtyteve më të mira të ushtarakut.
Ai proceset demokratike në vend dhe reformat në ushtri i priti dhe i mbështeti me kënaqësi, por gjëndjen që u krijua në ushtri në vitin 1997 e përjetoi me dhimbje por pa e humbur shpresën se ajo (ushtria) do e merrte veten duke u përfshirë në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO).
Qazimi njëherësh ishte edhe familjar shembullor. Ai me bashkëshorten e tij Talen, lindën, rritën, shkolluan dhe edukuan gjashtë fëmijë që janë për tu marrë shembull pozitiv, prej tyre një djal Besnikun dhe pesë vajza, Vjollcën, Valbonën, Mimozën, Lilin dhe Irmën. Aq shumë e deshti jetën ushtarake Qazimi saqë djalin e tij Besnikun e dërgoi në shkollë për oficer e ky për aq kohë sa shërbeu në detyrën e komandantit të baterisë kundra ajrore, qe një nga kuadrat e rinj shembullor.
Për punën e tij në Forcat e Armatosura Qazimi është vlerësuar duke u dekuruar me Urdhëra e Medalje të ndryshme nga autoritetet e larta shtetërore.
Ai është shpallur “Qytetar Nderi” në qytetin Heren të Belgjikës në vitin 1997-të, për mbrojtjen e jetës së dy shtetasve belg që ndodheshin në Shqipëri në atë kohë.
Shoqata “Malësia” e rrethit Malësi e Madhe “Nderi Kombit” e ka nderuar me Çertifikatë Mirnjohje mbas vdekje për kontributin e dhënë në fushën e mbrojtjes në atë rreth kufitar ndër vite.
Me rastin e ndarjes nga jeta të Kolonelit Qazim Dautaj, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjenral Brigade Bardhyl Kollçaku, i bëri telegram ngushëllimi familjes në emrin e Tij personal dhe të gjithë personelit të Forcave të Armatosura, me 4 Shkurt 2020, duke vlerësuar punën dhe veprën e Qazimit, që ishte dhe do të mbetet shembulli dhe modeli më i mirë i ushtarakut të Ushtrisë Shqiptare.
Shoqata “Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë” (AKUSH), dega Shkodër dhe Organizata e Bashkuar e Veteranëve të Luftës së Popullit Shqiptar (OBVL)-dega Shkodër në bashkëpunim me repartin ushtarak të Vau Dejës, organizuan ceremoninë mortore për të ndjerin Kolonel Qazim Dautaj, duke i shprehur ngushëllime familjes se Tij, të afërmve, shokëve, kolegëve e dashamiresve, me premtimin se Qazimi do të kujtohet përherë në aktivitetet e tyre.

I përjetshëm qoftë kujtimi i Tij






Kol.Ing. Myfit Guxholli Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes