l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Dëshmorët që dha Lajthiza në Luftën e Dytë Botërore treguan se qendresa e burrave të kësaj kurore është vazhdimësi

MARK LLESHI – VETË I SHTATË, BASHKË ME TRIMAT LAJTHIZAKË

ZEF RROZHANI

• Heroi i Popullit Dedë Gjon Luli (1840-1915), Dëshmorët e Atdheut të Lajthizës: Ndue Kola (1975-1915) – Mark Lleshi (1876-1915); Llesh Margjini (1874-1915); Preng Skana (1881-1915); Preng Deda (1890-1915); Zef N.Gjoka –Markaj (1896-1915); Bibë Markola-Vlashaj (1877-1915) janë nderi dhe krenaria e Mirditës, popullit dhe kombit shqiptar

Kujtdo që kalon në rrugën e Kombit për në Morinë e anasjelltas, aty në krah të kësaj rruge kombëtare, në zemër të Mirditës, i shfaqet madhërishëm një obelisk kushtuar Dëshmoreve të Lajthizës së Oroshit. Kjo vepër monumentale e sponsorizuar nga nipi i Dëshmorit të Atdheut Mark Lleshi, Preng Ndue Lleshi dhe nipit Nikoll Kola, njëkohësisht shkrimtar, autor i mbi shtatë librave me vlera të pallogaritshme është frymëzim për rininë e sotme dhe për brezat e ardshëm.


Duhet thënë se shtatë Dëshmorët e ylberit të “Gurit të Kuq” qëndrojnë hijerëndë në panteonin e vlerave. Lajthiza nuk i harron. Ajo është “selia” e gardës së lirisë për Oroshin…
Lajthiza e dëshmoreve të luftës kundër serbëve, Lajthiza e dëshmorëvë të Luftës Nacional-çlirimtare. Lajthiza e bukurive të njerëzve të natyrës. Lajthiza është si një stoli që i jep jetë atdheut me freskinë e saj. Lajthiza është Oroshi i bjeshkëve, që e para i thotë Korabit. “Leshoma diellin”. Emri i saj vjen nga Lajthitë e shumta që dikur formonin një brez në prehër të maleve në lindje me bjeshkët e Oroshit.
Ka një histori tjetër më shumë Lajthiza. Të bukur, të gjatë, të fuqishëm dhe shumë njerëzor e bujarë; Lajthizakët dallohen kudo. Pas njerezisë së tyre fshihet trimëria, besa dhe dituria. Ata kur nuk flasin për vehte, por lavdërojnë miqtë.


Ato ishin mjeshtra të vërtetë të punimeve me dru. Mjeshtrat e këtij vendi kanë zbukuruar tavane e çardakë kullash në Dibër, Mat, Mirditë e Kukës. Dora mjeshtore e tyre ka prekur edhe Shkodrën…
Kur e ka dashur puna, ato kanë treguar edhe trimërinë e dinjitetin që mbartin.
Shtatë Lajthizakët e Luftës së Parë Botërore, kanë nderuar Kombin me heroizmin që bënë. Gjaku i tyre ngrin akull në atë shpellë të ftohtë për të shkrirë qindra e mijra zemra të shtangura para thikave të ushtarëve serb. Dëshmorët që dha Lajthiza në Luftën e Dytë Botërore treguan se qendresa e burrave të kësaj kurore është vazhdimësi.


Të flasësh e të shkruash për Lajthizën dhe njerëzit e saj duhen volume të tëra. Ato mbartin në vehte merita historike që i vulosën me heroizmin e gjakun e tyre.
Udha e jetës dhe vepra e shtatë Lajthizakeve na çon te madhështia që hesht…Shtatë trimëri që u therën nga barbarë, shtatë të vërteta që heshtin në prehër të harresës sonë. Shtatë të vërteta që i rivrasin duke dyshuar, shtatë Dëshmorë të Atdheut që të paktën meritojnë fjalën për atë që folën.
Kur ishin ato burra që thirrën qiellin në atë ftohtësi, që i shoqëroi një shekull, në atë heshtje të pamerituar.


Ja pra: Heroi i Popullit Dedë Gjon Luli (1840-1915), Dëshmorët e Atdheut të Lajthizës: Ndue Kola (1975-1915) – Mark Lleshi (1876-1915); Llesh Margjini (1874-1915); Preng Skana (1881-1915); Preng Deda (1890-1915); Zef N.Gjoka –Markaj (1896-1915); Bibë Markola-Vlashaj (1877-1915) janë nderi dhe krenaria e Mirditës, popullit dhe kombit shqiptar.
Shtatë burrat e Lajthizës së Oroshit janë burrat e besës së Mirditës. Ato dhanë jetën me patriotin e madh, luftëtarin e paepur, plakun dhe mikun e maleve Dedë Gjon Lulin. Jeta e dhënë, gjaku i derdhur dhe qëllimi i shenjtë u bënë themel i bindjes popullore të asaj kohe, se miku nga Hoti, nuk u pre në besë. Në vazhdën e heroizmit Lajthiza i dha Atdheut bijte e saj që ranë për lirinë luftën Nacional çlirimtare Gjin Ndue Kola 1915-1945 dhe Ndue Gjon Kola 1921-1946, të cilët prehen në varrezat e Dëshmorëve në Tiranë. Por dëshmorët e Luftës së Parë Botërore nga Lajthizakët u trashëgua edhe në Luftën e Dytë Botërore.


Bijtë e Lleshajve, Skanajve, Dedajve, Margjinajve, Markolajve, Kolës e Çokut e trashëguan trimërinë, bujarinë e besën ndër breza, po ashtu edhe në ditët e sotme.
Ja pasardhësit e Dëshmorit të Atdheut Mark Lleshi – Frroku vëllai , Gjoni i biri Gjergji, Gjini, Frroku – Prenga, Gjoni dhe Prenga trashëgimtari i denjë shembëlltyre e dashurisë dhe bamirësisë. Njeriu që megjithëse jeton në breg të detit Adriatik. Endrrat I sheh aty në Lajthizën e tij të dashur aty ku lindi dhe u rrit, aty ku u flladit me ajrin e pastër e sot u flet me vepra djemve të tij, u kujton varret e të parëve të tij. Ai Obelisk, një përmendore e përjetshme nuk flet vetëm për gjyshin e tij por shumë më shumë se çdo kapital i vendosur ai me mund e djersë.


Po kështu edhe miku im Avokat Nikoll Kola, nipi i Dëshmorit Ndue Kola së bashku me kushërinjtë e tij, jo pak por një dyzinë su gurë të çmuar të jetës njerëzore duke rrezatuar kudo mirësi e bujari, duke bërë të pavdekshme veprën e të parëve të tyre.
Ndaj ato shtatë Dëshmore të Atdheut, prehen në paqe në varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Rrëshenit.







Kol.Ing. Myfit Guxholli Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes