l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Xhavid Nimani ishte burrështetas i drejtëpërdrejt, autoritativ, i matur njeri modest, miqësor

NË PRISHTINË U SHËNUA 100 VJETORI
I LINDJES SË XHAVID NIMANIT

Nga Drita Rexhepi

Me rastin e 100 vjetorit të lindjës, në Prishtinë u përkujtua figura dhe veprimtaria e Xhavid Nimanit. Në tubim muarrën pjesë antarët e familjes, veteranë të LANÇ-së dhe pasardhësit e tyre, antarët e Kryesisë së Organizatës së veteranëve të LANÇ-së të Kosovës dhe të degëve të saj nga Prishtina, Prizreni, Gjakova dhe Vitija si dhe shumë bashkëpunëtor dhe bashkëkohanik të tij
Xhavid Nimani ka qenë figurë e veçant, dhe me krenari mund të flitet për formimin, frymën, qëndrimet, vlerat dhe arritjet e tij për popullin shqiptar dhe për Kosovën. Ishte ndër kuadrot më të shquara shkolluar në Shqipëri, pjesmarrës dhe organizator i LANÇ-së dhe udhëheqës i Kosovës që kontriuboi për lirinë dhe pavarësinë kombëtare.


Duke folur për jetën dhe veprën e Xhavid Nimanin, kryetari i Organizatës së Veteranëve të LANÇ-së të Kosovës, Zija Mulhaxha për veç tjerash tha: “Xhavid Nimani lindi në janar të vitit 1919. Si fëmijë shkoi për t’u shkolluar në Shqipëri, ku kreu shkollën normale në Elbasan. Në Lëvizjen Nacionalçlirimtare u bashkua si nxënës. Ishte në mesin e të rinjëve Kosovar që u gjendën në bërthamën e kësaj lëvizjeje. Në LANÇ ishte në udhëheqjen më të lartë politike dhe ushtarake. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe çlirimit të Kosovës, Xhavid Nimani u angazhua menjëherë në ndërtimin e pushtetit popullor. Fillimisht në sektorin e arsimit e pastaj në ndërtimin ekonomik të Kosovës të cilën e konsideronte si bazë për zhvillimin e gjithëmbarshëm të Kosovës në nxjerrjen e saj nga prapambeturia e trashëguar dhe varfria e imponuar. Me angazhimin e tij dhe shokëve të ngusht u ndërtuan dhe u vunë në funkcion disa objekte vitale ekonomike në Kosovë” tha Mulhaxha dhe shtoi: “ Xhavid Nimani ishte burrështetas i drejtëpërdrejt, autoritativ, i matur njeri modest, miqësor, gazmor në biseda dhe me plotëkuptimin e fjalës një zotëri i vërtet”..


Ndërkaq, nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Kosovës, Bashkim Hisari tha se tubimi i sotëm është “aktivitet i rëndësishëm, sepse nuk ka të bëjë jo vetëm me ceremonin e shënimit të 100 vjetorit të lindjës së Xhavid Nimanit, por është edhe moment që të kujtohet 75 vjetori i çlirimit nga okupimi nazifashist, ngjarje kaq madhore në historinë e shqiptarëve ku rreth 53.000 kosovar u renditën me dinjitet në krahun e fitores botërore”. Hisari përmendi disa çështje shumë të rëndësishme të inicuara nga Xhavid Nimani që kanë lane gjurmë të pashlyer në jetën shoqërore politike të shqiptarëve në Kosovë. Veçmas theksoi se ai fuqimisht ka mbështetur Vendimet e Konferencës së Bujanit, ku ishte pjesmarrës.


Hisari përkujtoi se Kryesia e RSFJ dhe Komiteti Qendror i LKJ, ngjarjet e vitit 1981 kishin vlerësuar si kundërrevolucionare dhe si lëvizje nacionaliste seperatiste, mirëpo Xhavid Nimani nuk ishtë pajtuar me këto vlersime dhe në qershor të vitit 1981, ai si kryetar i deriatëhershëm i Kryesisë së KSA të Kosovës kishte dhanë dorëheqje në këtë funksin.
Figurën e Xhavid Nimanit përkujtuan edhe bashkëpuntorët e tij Qerim Gashi dhe Muhamet Mustafa.







Kol.Ing. Myfit Guxholli Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes