l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Për atë që bëri të ndizeshin llampat e vogla duke shkëlqyer dhe dhënë dritë në malet e Pukës


SHABAN ALI DODA, invalidi i luftës që shërbeu me
devotshmëri edhe në strkturat e Ministrisë së Brendshme


Shaban Doda është lindur në Bardhaj Reç të Dibrës më 28 korrik të vitit 1920. Ai u rrit me mësimet e trimërisë në odën dibrane të të jatit, Ali Dodës .
Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe më pas, sikurse të gjithë fëmijët e asaj kohe nuk kishte se ku të shkollohej pasi shkollat unike ishin të pakta dhe shumë larg. U muar me bagëti deri në moshën 17 vjeç.
Në vitin 1939, në kohën e pushtimit italian, Shabani thirret për të kryer shërbimin ushtarak në vendin e pushtuar, por ai ju shmang shërbimit ushtarak dhe punoi në ilegalitet si tregtar mallrash në kufirin me Maqedoninë dhe Kosovën.
Pas ardhjes së gjermanëve në tetor të vitit 1943 ai bashkohet me lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe në gusht të vitit 1944 rreshtohet në Br. IV Sulmuese që kaloi në Dibër dhe në fshatin e tij. Në një prej luftiumeve Shabani plagoset në krahun e majtë. Arrin të shërohet dhe më pas shërben si ushtarak në forcat e Ministrisë së Brendshme për pesë vjet në Vlorë, më pas në Kukës. Në vitin 1950 Shaban Doda ka qenë komandant i zonës së Kalasë së Dodës. Është martuar me Hane Vladin.
Në vitin 1952 lirohet nga organet e Punëve të Brendshmne dhe punon në Hidrocentralin e Ulzës. Në shkurt të vitit 1953 u shpërngul familjarisht në Synej të Kavajës. Punoi në bujqësi deri sa doli në pension në vitin 1981. Së bashku me bashkëshorten Hanen patën pesë djem, të cilët i rritën, edukuan dhe i bënë djem të denjë për shoqërinë. Djali i madh Ramizi ka mbaruar Shkollën e Lartë ushtarake dhe ka shërbyer si oficer në Forcat e armatosura.
Shabani jetoi deri në vitin 2015 në mes të nipërve mbesave që e donin aq shumë. Ai mban medaljet e Kujtimit, Çlirimit dhe Trimërisë.

Sakip CAMI




Kol.Ing. Myfit Guxholli Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes