l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

HEROI I POPULLIT FADIL HOXHA, IDEATORI DHE LUFTËTARI I PAEPUR PËR PAVARËSINË E KOSOVËS


19 VJETË NGA VDEKJA E
BURRËSHTETASIT QË BËRI EPOKË

Nga Bashkim HISARI

Më 15.mars të vitit 1916, në Gjakovë, u lind Fadil Hoxha, njëri nga figurat më të shquara të historisë moderne të Kosovës. Ishte luftëtar, komandat, politikan dhe burrështetas i cili me punën, përkushtimin dhe me veprën e tij jetësore i dha vulë një periudhe historike për më shumë se 50 vite.
Në Luftën e Dytë Botërore, partizanët kosovarë të udhëhequr nga Fadil Hoxha u rreshtuan në bllokun antifashist dhe kjo bëri që vendi të mos pastrohej etnikisht sipas projekteve që kishte Serbia. Ai, ishte i bindur se nëpërmjet Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ) si pjesë e Koalicionit Ndërkombëtar Antifashisht, do t’i shërbente idealit të kahershëm të popullit shqiptar të Kosovës, i cili, si gjithmonë, ashtu edhe sot dëshiron me u bashkue me Shqipninë, vendim ky i miratuar me Rezolutën e Konferencës së Bujanit si një akt historik, ku roli i Fadil Hoxhës si ideator dhe organizator ka qenë vendimtar.
Në veprimtarinë e tij, Fadil Hoxha, patur parasysh, parasëgjithash, kauzën dhe interesat e kombit të vet, të kombit shqiptar në përgjithësi, që jetonte në Jugosllavi, përkatësisht në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës. Në kushte mjaft të pavolitshme politike, ekonomike, kulturore dhe ndërkombëtare, ai ka bërë atë që ka qenë më e mira dhe më e përshtatshme për shqiptarët. Idealet e tij, si prijëtari i shqiptarëve, ishin zhdukja e analfabetizmit, shkollimi i rinisë, emancipimi i përgjithshëm i popullit, zgjidhja e çështjeve sociale dhe kombëtare, zhvillimi ekonomik dhe ndërtimi i identitetit kushtetues dhe juridik të Kosovës.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Fadil Hoxha formoi njësitet partizane “Zejnel Hajdini”, “Çetën e Sharrit”, Çetën e Karadakut” dhe njësitin “Emin Duraku”, pastaj edhe Shtabin e Ushtrisë Nacionalçlirimtare (UNÇ) të Kosovës. Ishte komandant i Shtabit të UNÇ dhe njësiteve e brigadave partizane në territorin e Kosovës dhe Rrafshit të Dugagjinit dhe ka koordinuar aksionet me divizionet e UNÇ të Shqipërisë.
Në regjimin e ish Jugosllavisë, aq sa ka qenë mënyra e rregullt e zhvillimit të autonomisë së Kosovës, sidomos pas vitit 1966 kur u eliminuan kufizimet e kontrolluara nga hegjemonizmi nacionalist serb dhe u largua Rankoviqi me klikën e tij nga pushteti që keqëpërdornin e ushtronin terror ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë, shqiptarët e Kosovës nën udhëheqjen e Fadil Hoxhës, arritën zenitin e zhvillimit të tyre. Legalizohet flamuri kombëtar, themelohet Universiteti i Prishtinës, Instituti Albanologjik, Instituti i historisë, Radio Televizioni i Prishtinës, Kosova–filmi, Ansambli “Shota”, Teatri krahinor etj. Zhvillohet kombinati “Trepça”, Kombinati i Obiliqit , “Agrokosova”…Ndërtohen liqejtë artificial « Badovci » « Ujmani », « Batllava », « Radoniqi », sistemi “Ibër–Lepenc”, mijëra banesa e pallate, shtëpi të shëndetit e spitale, qindra shkolla e biblioteka, konvikti i studentëve, shtëpi të kulturës, shtëpi për pleqë, fusha dhe salla sportive, aeroporti civil i Prishtinës, xhamia e kisha dhe objekte të shumta të rëndësishme të infrastrukturës. Privatizohen dyqanet dhe tokat. Botohen gazeta e revista si: “Rilindja”, ”Zëri i Rinisë”, “Jeta e Re”, “Fjala”, « Shkëndija », “Kosovarja”, “Pionieri”, “Gazeta e pionierëve”, « Thumbi » etj. Sigurohen bursa për studentët shqiptarë të cilët përveç në Univesitetin e Prishtinës, studionin në qendra tjera si në Beograd, Zagreb, Ljubljanë, Sarajevë dhe jashtë kufijëve të Jugosllavisë së atëhershme.
Një ndër arritjet më me vlerë të udhëheqësisë së Fadil Hoxhës është Kushtetuta e vitit 1974, me të cilën Kosova bëhet element konstituiv brenda Federatës Jugosllave që është baza e shtetësisë që sot është realitet.
Fadil Hoxha me kontributin dhe angazhimin e tij patriotik, ka luajtur një rol të rëndësishëm. Shembulli që politika mund të marrë nga veprimtaria e tij është largëpamësia dhe arritja e suksesit dhe avancimi i kauzës shqiptare dhe të Kosovës. Fadil Hoxha, UÇK–në e ka vlerësuar dhe çmuar si ushtri çlirimtare që me formimin e saj. Vazhdimisht ka qenë më i dyshuari prej të gjithë polikanëve shqiptarë, më i përgjuari dhe kah fundi i jetës më i përndjekuri. Duke respektuar meritat e këtij burrështetasi, Kuvendi komunal i Gjakovës vendosi që Eshtnorja Përkujtimore në Çabrat, ku ndodhen eshtrat e dëshmorëve të rënë në LANÇ të emërtohet me emrin e Heroit të popullit Fadil Hoxha.

 

VLERËSIME TË DISA PERSONALITETEVE PËR HEROIN E POPULLIT FADIL HOXHA

Gjeneral lejtënant Rrahman Parllaku, Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit:

“Për mua, Fadil Hoxha është më i madhi i të gjithë shqiptarëve, qofshin në Shqipëri apo në Kosovë. Më i madhi duhet të ishte Enveri, po të mos kishte pushkatuar të vetët si Pol Poti. Fadil Hoxha ka meritën se e krijoi atë Ushtri, e udhëhoqi, e la Kosovën të banuar nga njerëzit. Nuk fitoi atë që kishte vendosur Konferenca e Bujanit, e vetmja konferencë kombëtare që i jep të drejtën Kosovës për vetëvendosje dhe atë e realizoi UÇK-ja.
Turqit nuk vendosën kufij etnikë, sepse nuk e njihnin Shqipërinë, kur erdhën fashistët nuk vendosën kufij se Mitrovica ishte pjesë e Serbisë. Kufijtë etnikë i ka caktuar Kushtetuta e 1974 e Jugosllavisë, e cila i caktoi kufij Krahinës Autonome. Fadil Hoxha nuk e la Mitrovicën me Beogradin, siç e kishin lënë pushtuesit, por vendosi dhe dy komuna serbe nga sipër që Trepça të ishte e Kosovës dhe jo e Serbisë”.

Akademik Rexhep Qosja:
“Një figurë E veçantë E politikës shqiptare në Kosovë, por edhe të politikës shqiptare në përgjithësi. Ishte politikan dhe shtetar i cili intelektualisht dhe politikisht u formua në Shqipërinë shtetërore, kurse politikën e ka ushtruar në Kosovë.Ishte politikan dhe shtetar i vetëm shqiptar në Kosovë, që kishte karrierë politike të pandërprerë për gati një gjyshmë shekulli. Gjatë një gjysëm shekulli ushtroi ndikim të madh në jetën politike dhe shoqërore të shqiptarëve, dhe në përgjithësi në zhvillimet politike në Kosovë. Ishte politikan dhe shtetari shqiptar që, deri në fund të jetës, ishte i çmuar dhe i dashur në popull”.

Veton Surroi, publicist dhe shkrimtar:
“Për mua Fadil Hoxha është figura më e madhe e popullit shqiptar në shekullin XX për disa arsyra. Është ngritur në formë konsekuente për të drejtat e shqiptarëve, por jo në dëmë të popujëve tjerë, por për të drejtat e shqiptarëve duke respektuar dhe ndërlidhur me të drejtat e popujëve tjerë . Këtë e ka bërë në periudhën më të vështir për popullin shqiptar, në kushtet e përndjekjeve dhe arriti të ngris popullin shqiptar në kushte të okupimit serb”.

Kryesia e Lidhjës së Skrimtarëve të Kosovës:
“Ne si shkrimtarë krenohemi që në figurën poliedrike të Fadil Hoxhës si luftëtar i lirisë dhe i emancipimit të popullit shqiptar të shumëvuajtur të Kosovës, e kemi pasur edhe kolegë të fjalës e të penës, anëtar të shqyar të Lidhjesë Shkrimtarëve të Kosovës që prej themelimit të saj, e mbi të gjitha përkrahës të madh të asociacionit tonë dhe të shkrimtarëve në përgjithësi në ditët tona më të vështira.”

Akademik Jusuf Bajraktari:

“Fadil Hoxha është njeriu, luftëtari, komandanti, politikani dhe burrështetasi që me punën, përkushtimin dhe veprën e tij jetësore i dha vulë një periudhë historike për më shumë se 50 vjeçare, por që me vlerat e saj tejkalon suazat kosovare dhe ato kombëtare. Është pa dyshim një nga figurat e mëdha shqiptare të shekullit që lamë pas. S’ka dyshim se figura e Fadil Hoxhës është në krye të listës së personaliteteve që personifikojnë periudhën 50-vjeçare të historisë së Kosovës në regjimin komunist në ish-Jugosllavi. Idea e bashkimit të viseve shqiptare në një shtet, që ka qenë dhe është ëndrra e të gjith patriotëve tonë dhe ngritja dhe avancimin e Kosovës në shkallën e barazisë me të tjerët në ish-Jugosllavi në aspektin pragmatik, sipas rrethanave të kohës që i është imponuar, ishin dy çështje fundamenta të Fadil Hoxës”.

Akademik Pajazit Nushi bashkëpuntor i Fadil Hoxhës:
“Fadil Hoxha i ri revolucionar, luftëtar, komandant i Shtabit të APK, komandant i Shtabit operativ të AP e UMÇL, kryetar i Parlamentit e i Qeverisë së Kosovës, antar i ish Qeverisë së Feratës Jugosllave, antar i Kryesisë së RSFJ dhe nënkryetar i saj, qytetar i pensionuar, i fyer, i akuzuar, i dënuar dhe i përndjekur nga politika e Millosheviçit, ngeli i qëndrueshëm ndaj avancimit të interesave dhe të aspiratave të popullit shqiptar të Kosovës dhe më gjerë. Interesimi dhe angazhimi sistematik për zhvillimin e shqiptarëve ka qenë konstanta e veprimtarisë praktike të politikës së tij”.







Kol.Ing. Myfit Guxholli Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes