l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

DOKUMENTARI

FADIL HOXHA- ARKITEKT I KOSOVËS SË LIRË


Pas një pune intensive gati një vjeçare, Organizata e Veteranëve të LANÇ të Kosovës dhe OBVL të Shqipëriosë, në bashkëpunim me Radiotelevizionin Publik Shqiptar, ia dolën të realizojnë Filmin dokumentar kushtuar Fadil Hoxhës : “FADIL HOXHA-ARKITEKT I KOSOVËS SË LIRË”
Ky film dokumentar është një prodhim me metrazh të gjatë 47 minuta, i cili i kushtohet veprimtarisë së Fadil Hoxhës, për periudhën 1932 deri 2001, si lideri kryesor në historinë e Kosovës.
Filmi, jep një përmbledhje të zhvillimeve politike, historike dhe kulturore në Kosovë, duke u fokusuar te kontributi politik dhe patriotik i Fadil Hoxhës në zhvillimin dhe konsolidimin e Pavarësisë së Kosovës.
Filmi është një narrativë dokumentare me efekte letrarizuese ku dimensioni i liderit Kosovar Fadil Hoxha jepet në diskursin e tij politik e patriotik, në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të popullit shqiptar në Kosovë si dhe rolin bashkëpunues në politikëbërje në mbrojtje të kauzës shqiptare.
Skenari dhe materialet filmike, intervistat me personalitetet më të shquara akademike në Shqipëri dhe Kosovë jepen në film në mënyrë etetiko-profesionale me një nivel të lartë, duke përciellë vlera dhe mesazhe aktuale në dobi të përparimit të shqiptarëve.


Në vlerësimet që bëjnë figurat me të shquara kombëtare akademike, historike dhe publicistike si Akademik Rexhep Qosja, Jusuf Bajraktari, Paskal Milo, Nevila Nika, publicistët Veton Surroi, Akif Bajrami etj… pëcaktojnë dhe ridimensionojnë figurën dhe rolin e Fadil Hoxhës në historinë e Kosovës gjatë Luftës së Dytë botërore deri në Luftën e UÇK-së, sidomoas roli i tij vendimtar për Kushtetutën e vitit 1974 që përcaktoi Kosovën krahinë autonome, kufijte e së cilës shërbyen për shtetin e sotëm të pavarur te Republikës së Kosovës.
Një vend të rëndësishëm në film zë roli i Fadil Hoxhës në tejkalimin e prapambetjes kulturoro-arsimore të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, arritjet në fushën e të drejtave politike në kuadrin e autonomisë, lirisë dhe të drejtave politike e kombëtare, dhe arritjet në Kushtetutën e 1974, përpjekjet në Konferencën e Bujanit për bashkimin kombëtar të shqiptarëve etj…
Filmi paraqet formimin, frymën, qëndrimet, vlerat dhe arritjet e Fadil Hoxhës si udhëheqësi më jetëgjatë i Kosovës, duke dhënë në gjuhë filmike, momentet dhe pasazhet më domethënëse që shërbejnë për plotësimin e shembëlltyrës së Fadil Hoxhës, si protagonist kryesor.
Teksti i skenarit ruan koherencën kontekstuale, mbështetet në inserte ndëraktive që ndërthuren në formë kujtimesh dhënë në mënyrë estetike.


Në realizimin e filmit është marrë parasysh asistenca dhe mirëkuptimi i Kryesisë së Shoqatës Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Kosovës e cila është producenti i këtij filmi.







Kol.Ing. Myfit Guxholli Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes