l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

OBVL, promotore e integrimit


HALIL RAMA

Organizata e Bashkuar e Veteranëve të LANÇ (OBVL), që me krijimin e saj para më shumë se dy dekadave u përcaktua si mbështetëse e proceseve të integrimit euroatlantik të Shqipërisë. Drejtuesit dhe anëtarët e kësaj organizate, ashtu si gjatë Luftës së Dytë Botërore, me kontributin e tyre e radhitën Shqipërinë me fitimtarët, përkrah Aleancës së Madhe të Popujve të udhëhequr nga SHBA, Britania e Madhe dhe ish BRSS, edhe këto vite të pluralizmit politik kanë mbështetur pa rezerva procesin e integrimit të Shqipërisë në NATO e BE.

MBRESA NGA NJË TAKIM I PAHARRUAR NË BEOGRAD

Nikolla Sudar
Përkthyes dhe historian

Është bërë traditë e bukur dhe mjaft domethënëse takimi permanent i veteranëve të rajonit të Ballkanit për probleme kardinale, të cilat shqetësojnë jo vetëm këtë hapësirë , por edhe tërë kontinentin. Takime të tilla janë mbajtur në Mal të Zi, në Kroaci dhe tani së fundi në Beograd. Të ftuar nga “SUBNO-ri” (Organizata e veteranëve te LANÇL të Serbisë), në takimin tradicional të mbajtur në Beograd, në datat 5 dhe 6 maj të këtij viti, mori pjesë edhe një delegacion nga Shqipëria, i kryesuar nga gjenerali legjendar Rrahman Parllaku, kryetar i OBVL-s. Takimi i këtij viti ishte fokusuar në temën mjaft kuptimplote, “Ballkani – zonë paqeje dhe mirëkuptimi”.

MEsymja e pErgjithshme pranverore dhe Brigada e 15-te S

Nga Myfit GUXHOLLI
• Që nga formimi dhe deri në çlirimin e plotë të atdheut Brigada e XV-të u kompletua dhe u rrit numerikisht. Ajo arriti suksese të mëdha në të gjitha luftimet drejt për drejt me armikun dhe u shndrrua në një njësi të vërtetë luftërake, duke fituar admirimin e popullit të qarkut të Korçës dhe mbarë vendit. Ajo shkroi në historinë e saj një varg suksesesh, duke i shkaktuar armikut dëme të mëdha si në njerëz dhe materiale e teknikë luftarake: Mbi 500 ushtarë të vrarë, shumë armë e municione, topa, mitraloza, pushkë e material të tjera, makina të djegura etj Mbështetur në traditat luftarake të popullit shqiptar, Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare kundër okupatorëve nazifashistë gjatë Luftës së Dytë Botërore mori përmasa të gjera. Njësitë e organizyara të Ushtrisë NCÇl dhanë një kontribut të madh në raport me numrin

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT, MANIFEST I SHQIPTARISË

Ismet Balaj
Studiues


Kushtet historike

Gjatë shekullit XIX Përandoria Osmane pësoi dështime të mëdha në Ballkan. Reformat e Tanzimatit (1839-1856 dhe 1856-1876, jo vetëm që nuk e gjallëruan, por e thelluan edhe më krizën e saj. Në të gjithë terrotorët ku banonin shqiptarët shpërthyen kryengritje të njëpasnjëshme me parullën: “Xhelep e të dhjeta nuk ka, është vendi fukara”. Veçanërisht zgjatja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në shtatë vjet rëndonte sëtepërmi jetën e çdo familje shqiptare.
Lufta Ruso-Turke e vitit 1877-1878 tregoi qart se Përandoria Osmane po shkonte drejt shkatërrimit të pashmangshëm. Paqa e njohur si Traktati i Shen Stefanit, në mars 1878, midis Rusisë dhe Turqisë, i hoqi Turqisë humbëse rreth 80% të territoreve të saj në Gadishullin Ballkanik. Shtetet Greqia,...



Rrahman Parllaku

Kryetari i OBVL-së,
(gjeneral-lejtnant në
pension, Hero i Popullit)


 

Arkiva e gazetes