l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

77 VJETORI I FITORES MBI FASHIZMIN – SHQIPËRIA KRENARE PËR KONTRIBUTIN E SAJ REAL NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE

LANÇ, NJË NGA FAQET MË TË NDRITURA NË HISTORINË E SHQIPERISË
Lavdi dëshmorëve të Kombit tonë të të gjitha Luftrave çlirimtare!

 

Nga Muharrem GJOKA
Nënkryetar i OBVL

Ne shqiptarët kemi të drejtë të krenohemi për Luftën e lavdishme, Antifashiste Nacionalçlirimtare që çoi në çlirimin e vendit nga okupatorët nazifashitë.
Ne krenohemi sepse me luftën e sakrificat mbinjerëzore, dhe gjakun e dhjetra mijëra dëshmorëve u bëmë pjesë e bllokut antifashist të popujve të botës, të kryesuar nga aleanca anglo-sovjeto-amerikane.
Në momentin historik populli shqiptar, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e kudo që jetonte në trojet e tij etnike u bashkua me forcat e lirisë kundër atyre të errësirës. Në bazë të kësaj lufte e sakrificave që bëmë, ne siguruam jo vetëm pavarësinë e Shqipërisë por të drejtën e shqiptarëve në Kosovë për vetëvendosje e të shqiptarëve kudo që jetojnë, të drejtën për të qëndruar në trojet e tyre etnike. Kjo ishte fitorja e dytë më e madhe në historinë tonë kombëtare, pas shpalljes së pavarësisë dhe ngritjes së Flamurit në Vlorë.


Po të mos kishte filluar e zhvillohej Lufta Nacionalçlirimtare, kombi shqiptar do të kishte shkuar në humnerë bashkë me nazifashistët dhe do të ishin plotësuar lakmitë grabitqare sllavo-greke për copëtimin edhe të shtetit shqiptar, për të cilat punonin edhe qeveritë mbretërore greko-serbe në egzil. Ishte zhvillimi i Luftës Nacionalçlirimtare që përfshiu gjithë Shqipërinë dhe që vetëm brenda vitit 1942 ishin krijuar 22 çeta partizane nga Konispoli në Jug deri në Malësinë e Gjakovës në Veri, jehona e kësaj lufte bëri që ministrat e jashtëm të Anglisë-Iden, i Bashkimit Sovjetik, Mollotov dhe i SHBA-Hell në Dhjetor 1942 të bënin deklaratën “që dëshëronin ta shihnin Shqipërinë të çliruar nga zgjedha italiane dhe të vendoset pavarësia e saj. Forma e regjimit dhe e qeverisë që do të vendoset në Shqipëri do të jetë një çështje që do ta vendosë vetë populli shqiptar në fund të luftës”. Megjithëse në këtë deklaratë qeveria angleze mbante një rezervë kur shprehej se “e sheh çështjen e kufijve shqiptarë pas Luftës si një çështje që duhet të merret në shqyrtim në Konferencën e Paqes”. Kjo deklaratë ishte mbështetje për qeveritë greko-jugosllave në egzil që përgatisnin plane për copëtimin e Shqipërisë.


Por Lufta Nacionalçlirimtare kishte marrë zhvillime të vrullshme që me krijimin e reparteve sulmuese të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe me krijimin e Shtabit të Përgjithshëm me 10 Korrik 1943, ky shtab mori në drejtim dhe çentralizoi veprimet luftarake duke u shtuar goditjet kundër pushtuesve u krijuan zona të lira. Në këto momente aleatët e në radhë të parë anglezët dërguan përfaqësuesit e tyre pranë Shtabit të Përgjithshëm të cilët ndiqnin nga afër Luftën tonë dhe u bindën se e vetmja forcë ushtarake e organizuar në Shqipëri që bënte Luftë të vendosur kundër pushtuesve nazifashistë ishte Ushtria Nacionalçlirimtare. Pas kësaj bindje ata i shtuan misionet e tyre në Shqipëri dhe filluan të na ndihmojnë me armatime e materiale luftarake, megjithëse shumë të kufizuara për shtimin e zgjerimine Ushtrisë sonë gjatë viteve 1943-1944. Nga ana tjetër, përfaqsuesit e ushtrive aleate bënë të gjitha përpjekjet për ti bashkuar e futur në luftë forcat nacionaliste të Ballit Kombëtar e Legalitetit, por nuk patën sukses.










 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes