l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

HISTORIKU I OBVL

 

Pas përmbysjes së sistemit diktatorial të Enver Hoxhës dhe triumfit të demokracisë në Shqipëri, në dhjetor të vitit 1990, me veteranët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare që aspironin për demokraci, u formua Organizata e Bashkuar e Veteranëve të Luftës (OBVL).
Kjo organizatë, që me krijimin e saj më 1994, kishte për qëllim të mbështeste proceset demokratike dhe shtetin ligjor dhe tí bashkonte veteranët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar në një organizatë të vetme, për të ruajtur më mirë traditat e luftës dhe të drejtat e tyre.
Organizatorët dhe nismëtarët e krijimit të OBVL-së ishin: Ymer Dishnica, Rrahman Parllaku, Nexhip Vinçani dhe Skënder Malindi, figura këto të shquara të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar dhe kuadro të devotshëm të Ushtrisë Kombëtare.

Pas një punë intensive në Tiranë dhe në rrethe të ndryshme të vendit ato organizuan degët dhe më 16 korrik 1994 mblodhën Kuvendin e parë të OBVL me veteranë nga të gjitha rrethet e vendit.
Kuvendi i I-rë i OBVL, pasi vlerësoi gjendjen në vend përcaktoi detyrat që u dilnin veteranëve të LANÇ.
Kuvendi zgjodhi kryesinë e përbërë nga Ymer Dishnica, Rrahman Parllaku, Nexhip Vinçani, Skëndër Malindi, Nexhmi Ballka, Josif Zegali, Pertef Myftari, Janaq Budina, Lavdosh Dule, Koço Rafaeli, Tase Çorri, Muhamer Spahiu etj.
Pas krijimit të OBVL në qendër, u krijuan degët e OBVL të rretheve Tiranë me kryetar Muhamer Spahiu, në Elbasan me kryetar Sami Vinçani, në Korçë me kryetar Haxhi Runi, në Durrës me kryetar Idriz Hoxha, në Shkodër me kryetar Mark Uli etj.

Gjatë afro 20 viteve të ekzistencës së saj (megjithë vështirësitë e krijuara pas rebelimit të ’97-tës ku iu hoqën zyrat dhe mbeti pa mjete financiare), OBVL duke punuar me përkushtim ka bërë një punë të madhe përforcimin dhe zgjerimin e radhëve të saj (sot ajo përbëhet nga mbi 15.000 anëtarë), për propogandimin dhe njohjen e vlerave të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, nëpërmjet mbledhjeve të bëra çdo vit, për përkujtimin e krijimit të çetave, batalioneve, brigadave dhe njësive partizane, si dhe duke përkujtuar figura të shquara të LANÇ, si Spiro Moisiu, Ymer Dishnica, Dali Ndreu, Nexhip Vinçani, Abdyl Këllezi, Vaskë Gjino, Tahir Kadare, Spiro Shalësi etj.
Një punë voluminoze OBVL ka bërë për plotësimine kërkesave të veteranëve, për dhënien e Statusit që gëzojnë sot veteranët, etj.

Në periudha kritike për kombin, siç ishte lufta për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb, OBVL ka përkrahur me të gjitha forcat popullin vëlla të Kosovës, nëpërmjet konferencave, ndihmave etj.
Në përputhje me kërkesat e programit, kryesia e OBVL ka mbajtur lidhje dhe ka bashkëpunuar edhe me shoqatat e organizatat homologë të vendeve të tjera, si me Organizatën e Veteranëve të Konfederatës së Zvicrës, me Shoqatën e LANÇ të Kosovës etj.

Ajo sot është anëtare me te drejta të plota e Federatës Botërore të Veteranëve të Luftës e të viktimave me qendër në Paris, ku aderojnë 84 organizata dhe shoqata të veteranëve nga e gjithë bota.
Gjatë këtyre afro dy dekadave, një rol shumë të rëndësishëm ka luajtur gazeta “VETERANI”(organ i OBVL), e cila gjatë këtyre dhjetë viteve të fundit që drejtohet nga kryeredaktori Halil Rama, me botimet e saj ka ngritur lart vlerat e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar dhe të figurave të shquara të saj; ka pasqyruar me realizëm e në vijimësi problemet që kanë preokupuar veteranët, etj.

Duke u mbështetur në Statutin e saj, OBVL ka bërë një punë të lavdërueshme edhe për pranimin në radhët e saj të pasardhësve të veteranëve, të cilët janë me qindra në të gjitha rrethet e vendit.
Aktualisht OBVL po zhvillon veprimtari të larmishme për të përkujtuar përvjetorët e 70 të krijimit të disa çetave, batalioneve e brigadave partizane (të krijuara në vitin 1943) si dhe ngjarje të tjera kulmore të historisë sonë kombëtare.



Rrahman Parllaku

Kryetari i OBVL-së,
(gjeneral-lejtnant në
pension, Hero i Popullit)


 

Arkiva e gazetes