l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

NGJARJE DHE DATA

RRETHANAT E VDEKJES TRAGJIKE TË PJETËR BUDIT’

Nga Xhemal MEÇI,
studiues, “Mjeshtër i Madh”

(25 DHJETOR 1566 NË DRI,VA-KOMAN (VAU I PRIFTIT- Simbas shënimeve të historianit Injac Zamputi)

PJETËR BUDI, Gur i Bardhë, Mat, 1566, qe shkrimtar i mirënjohur i letërsisë së vjetër shqiptare,klerik i lartë katolik, veprimtar i shquar i Lëvizjes Çlirimtare kundër pushtuesve osmanë. P. Budi shërbeu disavjet meshtar në Kosovë e Maqedoni. Më pas u caktua vikar i përgjishëm i kishës katolike në viset ku kishte shërbyer. Më 1515 shkon në Romë për botimin e librave të tia dhe organizimin e kryengritjes antiosmane.Më 1518 në Romë botohet Dokrina e Krishtenë në afro 3000 faqe ( ribotuar më 1536,1664,1868). Më 1521 boton në Romë -Pasqyra e të Rrëfyemit. Doktrina e Krishtenë dhe Pasqyra e të Rrëfyemit nuk janë thjeshtë përkthime, por përshtatje e me shtojca me vjersha e mesazhe, porosi e këshilla të shumta drejuar katolikëve shqiptar, ku ankohet edhe për mungesën e shkollave ( F. E. SH. , Tiranë, 2000, f.316-317),

Gjatë shekullit tonë veprat e Budit u bënë një burim i mirë për njohjen e gjuhës shqipe, të historisë së vendit tonë dhe të etnografisë shqiptare. (Prof Dr. J. Kastrati, -Historia e Albanologjisë, Tiranë,2000,f.77-78).

Kontributi i popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore në pesë këndvështrime

Shqipëria i dha botës alarmin e rrezikut të fashizmit


Në dhjetor1944 me urdhër të Komandës së Përgjithshme mbi 20 mijë forca të brigadave partizane kaluan tej kufijve për të ndihmuar popullin shqiptar të atjeshëm dhe të tjerë për t`u çliruar. Ky veprim është akti shumë i rëndësishëm dhe historik në krah të aleatëve

Nga Ismet BALAJ

Lufta e Dytë Botërore filloi me 1 shtator 1939, ditën që Gjermania sulmoi Poloninë. Si rrjedhim Britania, Franca dhe SHBA-ja i shpallën luftë Gjermanisë. Disa nga shkaqet e zhvillimit të kësaj lufte ishin: konfliktet midis Fuqive të Mëdha për moszgjidhjen e shumë problemeve të mbetura nga Lufta e Parë Botërore, kriza e thellë ekonomike e viteve tridhjetë, zhvillimi i pabarabartë i shteteve, lëvizja komuniste botërore si një rrezik aktual për shtetet kapitaliste etj. Lufta synonte rindarjen e botës dhe zhdukjen e sistemit socialist në Bashkimin Sovjetik (Rusia e sotme) etj. Këto konflikte çuan në grupime të kundërta politiko-ushtarake, prandaj u përballën me njëra tjetrën. Gjermania naziste, Italia fashiste e Japonia militariste dhe satelitet e tyre formuan “Boshtin Romë-Berlin-Tokio”. Këtij “Boshti” agresiv iu kundërvu Koalicioni Anglo-Sovjeto-Amerikan dhe ato që u bashkuan me të. U angazhuan në luftë 61 shtete, morën pjesë 110 milionë ushtarëve; u përdor një teknikë në shifra: aeroplanë, tanke e topa 2 milionë e 400 mijë dhe mbi 50 milionë vetë u vranë; 41 shtete nga Atlantiku deri në Paqësor u bënë fushëbetejë e forcave ndërluftuese. U prekën drejtpërdrejt ose tërthorazi 80% e popullsisë së botës.

65 – vjetori i krijimit të Forcës Ajrore shqiptare

Kodheli:Standardet e NATO-s për fluturimin tashmë janë objektiva të realizuara

Në mjediset e Bazës Ajrore të Kuçovës ështëpërkuijtuar 65 – vjetori i krijimit të Forcës Ajrore shqiptare. Të pranishëm në aktivitet ishin ministrja e Mbrojtjes, znj.Mimi Kodheli, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Ermonela Felaj, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, deputetë të Kuvendit, komandantët e forcave, përfaqësuesit më të lartë të pushtetit vendor, veteranë të aviacionit ushtarak, familjarë të dëshmorë dhe shumë të ftuar.
Siç u shpreh Ministrja Kodheli: “Nderojmë aktin historik kur në 24 prillin e vitit 1951, në përmbushje të një prej aspiratave dhe ëndrrave më të mëdha të popullit shqiptar, atij të të pasurit të një aviacioni luftarak. Historia nisi ashtu siç edhe u tha me fluturimin e parë të një avioni ushtarak të njësisë së parë të aviacionit shqiptar në Laprakë, për të kulmuar pak vite më pas, me njësinë e parë të Aviacionit Reaktiv të krijuar pikërisht këtu në Kuçovë. Ky është materializimi i përpjekjeve të të gjitha qeverive, të nisura në fakt që në vitin 1914, por që u pengua në fakt nga barra ekonomike, hallet e vendit, të cilit ende pa u konsoliduar si shtet, e bënë shtetin shqiptar një shtet të dobët që i duhej fillimisht të përballej me Luftën e Parë Botërore, dhe më pas me të dytën duke mos mundur krijimin që herët të kësaj force”



Rrahman Parllaku

Kryetari i OBVL-së,
(gjeneral-lejtnant në
pension, Hero i Popullit)


 

Arkiva e gazetes