l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 


Në të gjitha fazat e shkollimit është karakterizuar për nivelin e lartë të përvetësimit të dijeve

ISMAIL SESERI, NGA PARTIZAN I BRIGADES XXIII, NË DEPUTET I KUVENDIT TË SHQIPËRISË

 

Seserajt janë një fis dhe një familje e madhe dhe shumë patriotike në Krujë. Ata kanë qenë tregëtarë të vegjël. Babai i Ismailit, Reshiti gjatë kohës së Zogut është marrë me tregëti me ortakë dhe me vëllezërit e tij.
Mehmet Seseri merrej me tregëtinë e maqinave qepëse. Aty ku i shiste shkonte edhe i mësonte se si të përdornin makinën. Nga Seserajt kanë mbështetur luftën Nacionalçlirimtare Mehmeti, Haxhiu dhe Ismaili duke luftuar direkt me armë në dorë. Nëna e Ismailit, Hajria ka pritur e përcjellur partizanët dhe për këtë është burgosur nga nazistët. Gjyshi i Ismailit, Ismaili i vjetër është marrë me ekonominë e tij dhe ka qenë një burrë i urtë.Babai i Ismailit, Reshiti është marrë me tregëti të vogël dhe me administrimin e ullishteve të familjes.
Në qytetin e gurtë të Krujës, në ballkonin e Shqipërisë, në lagjen Seseraj lindi Ismail Seseri. Ishte 10 qershori i vitit 1926. Megjithse u regjistrua dy vjet më vonë, kjo është ditëlindja e vërtetë. Këtu në këtë qytet të bukur kaloi fëmijërinë dhe bëri mësimet e para Ismaili.
Bashkëkohësit e mbajnë mend për një djalë të shkathët e të zgjuar, por edhe të matur për moshën e tij. Shkollën fillore të sistemit 5 vjeçar e kreu në moshë të re në Krujë, ndërsa shkollën 7 vjeçare dhe të mesme i bëri më vonë me sistemin pa shkëputje nga puna.
Ka kryer arsimin e lartë politik dhe dy specializime afatshkurtëra për bujqësinë jashtë vendit si në Bashkimin Sovjetik dhe në Kinë. Në të gjitha fazat e shkollimit është karakterizuar për nivelin e lartë të përvetësimit të dijeve. Ismaili kudo dhe kurdoherë kërkonte maksimumin e mundshëm.

PARTIZAN I BRIGADËS XXIII SULMUESE
Ndonëse i ri në moshë Ismaili u bashkua me idetë antifashiste dhe me grupet që vepronin në qytet kundër fashizmit. Në janar 1944, në moshën 18 vjeçare, ai doli partizan me armë në dorë . Ai ka qenë efektiv i batalionit partizan Krujë-Ishëm, batalion ku u përfshinë shumica e djemve krutanë. Me formimin e Brigadës së XXIII Sulmuese me 21 shtator 1944 në Zall-Mner të Tiranës me përbërjen e batalionit Krujë-Ishëm, “Dajti dhe “Mati”, Ismaili u bë efektiv i kësaj brigade ku qëndroi deri në çlirimin e plotë të vendit. Ka marrë pjesë në luftimet për marrjen e garnizoneve të Krujës, të Vorës dhe të Urës së Zezës. Më 1 nëntor 1944 u bë e mundur çlirimi i plotë i Krujës nga forcat pushtuese gjermane. Ai ka marrë pjesë gjithashtu në aksionet e kësaj brigade dhe të Divizionit të parë sulmues në luftën për çlirimin e Tiranës. Pas çlirimit të Tiranës forcat e Brigadës XXIII së bashku me forcat e Brigadës XXIV sulmuese më 18 nëntor çliruan Milotin, më 23 nëntor Lezhën dhe së bashku me forcat e tjera çliruan edhe qytetin e fundit të Shqipërisë, Shkodrën.
Por Ismaili dhe Brigada e tij luftoi edhe pas 29 nëntorit 1944 për çlirimin e viseve shqiptare në Jugosllavi.
Kështu Ismailit i takoi që të përballonte dy dimra të egër, atë të vitit 1944 dhe atë të vitit 1945, dimra që e dëmtuan shumë nga shëndeti dhe që i shkaktuan vdekjen e parakohëshme. Pas çlirimit Ismaili shërbeu në rradhët e ushtrisë popullore dhe mori gradën nëntoger. Por sëmundja e rëndë që kishte marrë gjatë operacionit të dimrit 1944 nuk e lejoi të qëndronte në rradhët e ushtrisë. Ismail Seseri mban Medaljen e Kujtimit Nr 5454 datë 16.10.1946 dhe Medaljen e Çlirimit Nr 30825 datë 26 nëntor 1949


Fill pas luftës Ismaili ka punuar në rradhët e Ushtrisë si oficer me gradën nëntoger deri në prill të vitit 1946.
Sëmundja e rëndë e detyroi të shtrohej në fillim në spitalin Ushtarak të Tiranës dhe në një farë kohe edhe në spitalet e Jugosllavisë në Beograd. Në atë kohë midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë egzistonin mardhënie të mira diplomatike të cilat u prishën pas vitit 1948.
Për hir të së vërtetës duhet thënë se sëmundja e Ismailit ndonëse nuk u shërua plotësisht u minimizua së tepërmi. Por ai në bazë të rregullave të komisioneve mjekësore ushtarake nuk mund të punonte më në rradhët e ushtrisë me gjithë dëshirën e tij të madhe. Kështu ai lirohet nga rradhët e Ushtrisë dhe vetëm pak kohë më pas, pasi kthehet në qytetin e tij të lindjes zgjidhet Sekretar i Parë i Rinisë së rrethit të Krujës ku punon deri në maj të vitit 1947. Ismaili gëzonte një popullaritet dhe një respekt të madh në popullsinë qytetare të Krujës dhe në tërë rrethin e Krujës. Nga tetori 1947 deri në fund të vitit 1948 punon në Ministrinë e Bujqësisë.
Me ngritjen e fermave të para në vend gjatë vitit 1948 caktohet nëndrejtor i fermës së Kamzës, fermë të cilën e ngriti nga hiçi dhe e bëri ndërmarrje pararojë të bujqësisë për kohën. Nga viti 1966 deri në tetor 1970 ka qenë kryetar i komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit të Krujës. Pikërisht në këtë periudhë ka qenë edhe deputet i Kuvendit Popullor.
Nga tetori 1970 deri në vitin 1975 ka qenë drejtor i Uzinës së Superfosfatit të qytetit të Laçit. Nga viti 1975 deri në gusht të vitit 1978 ka qenë kryetar i kooperativës bujqësore të Laçit Nga gushti 1978 deri në mars të vitit 1982 e deri sa vdiq ka qenë përgjegjës i Kantierit të Rruga Urave të Veriut. Ai mban Urdhërin „Për shërbime të shquara shtetërore dhe shoqërore të Klasit të III Nr 4156 datë 26.06.1966

DEPUTET I KUVENDIT, PËRFAQËSUES I KRUJËS
Zgjedhja e Ismailit dhe emërimi në detyrën e Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit të Krujës ishte si rezultat i popullarizimit të figurës së tij në gjithë rrethin e Krujës. Pas zgjedhjeve të këshillave popullore të asaj kohe, emri i Ismailit ju imponua nomenklaturës së kohës për ta emëruar në këtë detyrë të rëndësishme.Edhe në zgjedhjet e Legjislaturës së Kuvendit Popullor të Shqipërisë në vitet 1966-1970, emri i Ismail Seserit u propozua nga poshtë, pra nga populli.
Ismaili gëzonte një respekt të veçantë në popull sepse ai zbatonte parimin që puna të bëhet, por njerëzit të mos cënoheshin, aq më tepër të dënoheshin apo të poshtëroheshin.Ai ishte bir i tyre dhe gjithmonë mendoi për njerëzit të cilët e besuan.
Me aq mundësi që kishte dhe që ja lejonte pushteti i kohës, ai luftonte për thithjen e fondeve për Krujën, për zbukurimin e këtij qyteti të bukur historik dhe turistik. Idealistë të tillë si Ismail Seseri rrallë do të gjesh.

Sakip Cami

 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes