l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

SOTIR BUDINA, VEPRIMTARI ME KONTRIBUT TË SHQUAR PËR OBVL-në


Sotir Budina ka marrë pjesë në LANÇ që në vitin 1939. Ka qenë pjesëmarrës aktiv në luftën për çlirimin e Tiranës në kuadrin e Brigadës së IV-t Sulmuese. Ai gëzon Statusin e Invalidit të LANÇ. Është ndër anëtarët më aktivë të kryesisë së OBVL.

Sekretari Organizativ i OBVL-së, Sotir Ilo Budina, është padyshim ndër veprimtarët me kontribut të shquar në mbarëvajtjen e kësaj organizate. Ai ka lindur në qytetin e Korçës në mars të vitit 1927 në një familje patriotike, e cila njihet për kontributin e shquar që ka dhënë për rritjen e ndjenjave patriotike dhe për pjesëmarrjen me armë në dorë në Luftën Nacionalçlirimtare. Nga kjo familje në luftën partizane kanë marrë pjesë katër luftëtarë.
Sotiri, i frymëzuar me ndjenjat patriotike të familjes së tij, ka marrë pjesë aktivisht në luftën për liri që në vitin 1939.
Mbasi mbaroi shkollën Normale të Elbasanit, si i ri antifashist bëhet anëtar i njësitit gueril të qytetit të Korçës dhe me formimin e Brigadës së IV-të S u rreshtua në Batalionin e III-të të kësaj brigade, fillimisht me detyrën përgjegjës rinie kompanie dhe më vonë përgjegjës rinie i këtij batalioni. Si një nga personazhet realë në librin “COPËZA JETE BINVALIDËSH”, (Botim i kryesisë së Degës së Invalidëve të LANÇ, Tiranë), Sotir Budinës i dalin parasysh si në ndonjë film ngjarjet e shtatorit 1943. Në këtë libër janë skalitur ngjarje heroike të guerilasve korçarë, mes të cilëve edhe Sotiri, i plagosur gjatë një përleshjeje massive me armikun. U shërua falë përkujdesjes së mjekut partizan Petraq Progrit, nga dëshmia autentike e të cilit Sotir Budina gëzon edhe Statusin e Invalidit të LANÇl. Duke vlerësuar kontributin e tij, Kryesia e Shoqatës Kombëtare të Invalidëve të LANÇ, me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, më 28 Nëntor 1912, me vendim të posaçëm nderoi Invalidin e LANÇ Sotir Budina me titullin e lartë “ATDHEU JU ËSHTË PËRJETË MIRËNJOHËS”


Si i ri i dalluar që ishte, në gusht 1944 u zgjodh delegat i Brigadës së IV-të S dhe mori pjesë në Kongresin e I-rë të Rinisë Antifashiste shqiptare në Helmës të Skraparit. Mbas çlirimit të vendit, Sotiri si ish pjesëmarrës aktiv në LANÇ dërgohet për studime në ish Bashkimin Sovjetik, ku mbaroi me rezultate të larta shkollën 3-vjeçare të xhenios në Leningrad dhe Akademinë Ushtarake të xhenios “Kujbishev”, 6 vjet në Moskë. Si kuadër ushtarak i përgatitur dhe i pajisur me njohuri të thella të artit ushtarak të kohës, ai mbas mbarimit të Akademisë, në të gjitha funksionet që iu ngarkuan: Shef i Xhenios së Mbrojtjes Bregdetare, Shef i Xhenios së Mbrojtjes Kundërajrore të vendit, Shef i Katedrës së Xhenios në Akademinë Ushtarake dhe më vonë nga viti 1974-1982 për 9 vjet, nëndrejtor i Drejtorisë së Xhenios e Fortifi kimit në Ministrinë e Mbrojtjes, duke punuar me përkushtim dha një kontribut të vyer në përgatitjen xheniere të ushtrisë dhe sidomos në fortifi kimin e vendit. Mbas daljes në pension në vitin 1982 dhe sidomos pas vitit ’90 ka mbështetir vazhdimisht proceset demokratike. Sotir Budina, si anëtar i Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të LANÇ dhe si anëtar i Kryesisë së kësaj organizate ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut të shquar për mbarëvajtjen e saj dhe për zgjidhjen e problemeve që kanë veteranët.




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes