l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Kreu i shtetit vlerësoi gjeneral Parllakun në 99-vjetorin e ditëlindjes së tij si një nga ikonat e luftës antifashiste shqiptare

Legjenda e gjallë - Presidenti Ilir Meta me gjeneralin e tri “botëve”, Rrahman Parllaku

“Me Rrahman Parllakun, legjendën e gjallë që i mbijetoi si fi timtar Luftës së Dytë Botërore, komandantin partizan që ëndërronte e luftoi për një Shqipëri të lirë, burrin me karakter të fortë, që nuk iu dorëzua kurrë shpirtërisht diktaturës, por që triumfoi me dashurinë për jetën, atdheun dhe lirinë, sot në 99-vjetorin e lindjes së tij”,- shkruan Presidenti Meta në një postim në Facebook Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka bërë një vizitë gjeneral Rrahman Parllakut, në shtëpinë e tij, pikërisht në ditën e 99-vjetorit të ditëlindjes, më 17 prill 2018. Pasi e ka uruar përzëmërsisht, kreu i shtetit vlerësoi gjeneral Parllakun si një nga ikonat e luftës antifashiste shqiptare. Për afro një orë në mjedisin e tij familjar, gjatë një bisede të ngrohtë dhe miqësore, Presidenti Meta dhe Heroi i Popullit e Nderi i Kombit, Parllaku folën për ngjarje të LANÇ e të Ushtrisë Shqiptare, si dhe për aspekte të jetës shoqërore.

“Me Rrahman Parllakun, legjendën e gjallë që i mbijetoi si fi timtar Luftës së Dytë Botërore, komandantin partizan që ëndërronte e luftoi për një Shqipëri të lirë, burrin me karakter të fortë, që nuk iu dorëzua kurrë shpirtërisht diktaturës, por që triumfoi me dashurinë për jetën, atdheun dhe lirinë, sot në 99-vjetorin e lindjes së tij”,- shkruan Presidenti Meta në një postim në Facebook. Në 99-vjetorin e ditëlindjes gjeneral Parllakun e kanë uruar përzemërsisht miq, bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë të shumtë. I ftuar në një ceremoni dekorimi nga Shoqata “TIRANA”, në Akademinë e Shkencave, Parllakut iu dhurua një buqetë me lule nga kreu i kësaj shoqate z.Arben Tafaj, ndërkohë që e uruan: nënkryetari i Bashkisë Tiranë Abaz Hado, nënkryetarët e OBVL, Myfi t Guxholli dhe Mirjana Ohri si dhe dhjetra personalitete të artit, kulurës e shkencës, të pranishëm në këtë ceremoni.

 




Rrahman Parllaku

Kryetari i OBVL-së,
(gjeneral-lejtnant në
pension, Hero i Popullit)


 

Arkiva e gazetes