l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

NË 85-VJETORIN E LINDJES


VELO CFARKU, kryeredaktori që i dha emër “Ushtimës së maleve”

Në 85-vjetorin e ditëlindjes, gazetarin dhe mësuesin e shquar Velo Cfarku, e urojnë përzemërsisht, jo vetëm familja e tij e mrekullueshme, por gjithë elita intelektuale dibrane, pjesë dinjtoze e së cilës ai ishte dhe është, si dhe miqtë dhe shokët e tij të shumtë në Tiranë, Peshkopi, Elbasan dhe sidomos në fshatrat e Gollobordës. Në memorien dhe vlerësimine tyre, ai është gazetari dhe mësuesi shembullor, që bëri aq shumë për Gollobordën dhe Dibrën.
Velo Cfarku u lind më 5 maj 1935 në Gjinovec të Gollobordës. Mësimet e para i mori në fshatlindje (1946-1949) me mësues z.Sefedin Shabani. Të mesmem në shkollën Pedagogjike “Ndrec Ndue Gjoka” (1951-1955) dhe për plotësim në Shkollën Pedagogjike “8 Nëntori” Peshkopi (1957).
Ka kryer Institutin Pedagogjik “Alelsandër Xhuvani” në Tiranë për matematikë-fizikë (1963-1964). Ka punuar si mësues në fshatin e lindjes (1955-1956) dhe në shkollën 7-vjeçare “10 Dëshmorët e Trebishtit” (1956-1963), drejtor i shkollës 7-8 vjeçare “Spiro Velko të Klenjës dhe njëkohësisht drejtor zone në lokalitetin e Klenjës.
Mbas kryerjes së Shkollës së lartë të Partisë (1970-1972) ka qenë instruktor në aparat në sektorin e edukimit.


Nga muaji gusht 1973 ka drejtuar gazetën “Ushtima e maleve” si kryeredaktor i saj për 17 vite, gazetë kjo që ka qenë tribuna e vetme mediatike e Qarkut të Dibrës për gjatë regjimit, që për afro 23 vjet me radhë ka promovuar ngjarjet, personazhet dhe problemet më të spikatura të trevës dibrane në të gjitha fushat. Kjo gazetë ka promovuar një armatë të tërë shkrimtarësh, të cilët kanë lënë dhe po lënë gjurmë të mëdha në historinë e medias shqiptare. “Ushtima e maleve” që Velo Cfarku e drejtoi me kompetencë e profesionalizëim të lartë, për afro dy dekada ka përcjellë mbi 9 milionë kopje, ku kanë marrë pjesë me shkrime rreth 25 mijë anëtarë, bashkëpunëtorë e korespondentë të saj, midis tyre intelektualë e kuadro të rangjeve të ndryshme, shkrimtarë artistë e sportistë që shkruan dhe u afirmuan falë saj.
Në vitet 1981-1982, Velo Cfarku ka kryer kursin e lartë të Filozofisë dhe ka punuar në vijim 3 vjet instruktor për arsim-kulturën në rrethin e Dibrës, për t’u rikthyer sërish në prill 1985 kryeredaktor i “Ushtimës së Maleve”.


Është dekoruar me Distinktivin “Mësues i dalluar”, me Medaljen “Naim Frashëri” më 1961 për rezultate të mira në mësim dhe me Urdhërin “Naim Frashëri” të Klasit II më 1986 për punë të mirë në drejtimin e gazetës “Ushtima e Maleve”. Më 15 Prill 2014 është shpallur “Qytetar Nderi” i komunës Trebisht.
Velo Cfarku ka botuar librat “Golloborda në optikën e kohës”, “Një jetë mes dibranëve”, “Të parën kemi Dibrën”, “Intelektuali emblematik i Gollobordës” (monografi gjithëpërfshirëse e figurës së tij si vlerësim dhe produkt i Unionit të Shkrimtarëve të Tiranës) dhe “Mozaik episodesh e ngjarjesh, rrjedhës së Drinit të Zi”. Për këtë të fundit, studjuesi, shkrimtari e publicisti veteran Faik Xhani, ndër të tjera shprehet: “Impresionues, i veçantë dhe polivlerash është kontributi i Velo Cfarkut, si gazetar profesionist, si kryeredaktor i gazetës “Ushtima e Maleve”, si studjues e kritik letrar, por edhe si shkrimtar”. Madje sipas studjuesit e shkrimtarit Xhani, librat e botuar me autorësinë e tij, e vendosin plotësisht dhe denjësisht Velo Cfarkun në fronin e shkrimtarëve dibranë dhe shqiptarë. I japin atij, me meritë “Shengenin” e shkrimtarit për të lëvizuar kudo e për të zënë vend nderi në bibliotekat e lexuesve dhe kodikët e bibliografitë e Bibliotetës Kombëtare.
Në 85-vjetorin e ditëlindjes, Velo Cfarkut i përcjell urimet më të mira edhe kryesia e OBVL, duke e vlerësuar si një ndër pasardhësit dhe veprimtarët aktivë e më të denjë të kësaj organizate me histori suksesi.


Me këtë rast edhe unë dua t’i shpreh mirënjohje pa kufi dhe ta uroj përzëmërsisht, të jetojë sa më gjatë dhe i lumtur, jo vetëm për ndikimin që ka patur në formimin tim si gazetar gjatë kohës që drejtonte “Ushtimën e Maleve” (kur me mbështetjen e tij u afirmova dhe botova qindra reportazhe, skica e fejtone), por edhe për vlerësimin që bëri në promovimin e librit tim “Memoria historike e Kombit”, ku në praninë e elitës krijuese të kryeqytetit në sallën e madhe të Akademinë e Shkencave në Tiranë, ai e vlerësoi librin tim si një vlerë të shtuar në letërsinë tonë dokumentare dhe në historinë e lavdishme ët Shqipërisë.

H.RAMA





Kol.Ing. Myfit Guxholli Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes