l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Refleksione mbi librin "Rënjët historike të Kastriotëve të Çidhnës"
Dr. Islam Cani , kërkimtari i palodhur i rrënjës së Kastriotëve

 

Nga Namik Selmani shkrimtarAkoma dhe sot nuk i kam të shlyera mbresat dhe emocionet që më dha leximi dhe studimi i librit të parë të botuar para dy vitesh i Dr. Islam Cani "Çidhna dje, sot dhe nesër". Një libër që lexohej me një frymë jo thjesht për intrigën, për dramën, për dhimbjen e dashurinë, por për atë motiv aq të fortë dhe për një dashuri për çdo gjë që kishte dhe ka autori për Çidhnën e tij. Për t'i lënë vendlindjes shumë më tepër se ç'mund t'i lërë një njeri i zakonshëm. Nuk është fjala vetëm për një krenari që e shohim gati dhe të artificialtë në mjediset tona shoqërore.
Kur lexoja dhe punoja më atë libër, mendja më shkonte te rrënjët njerëzore që janë sa të bukura, aq dhe të vështira e të mistershme dhe duhet të jesh fort këmbëngulës për t'i njohur e pastaj filizët e saj më të shëndetshëm t'i mbjellësh për kohërat që ti nuk do t'i jetosh, por do i jetojnë të tjerë. E dobia e këtyre librave është shumë më e madhe sa nuk matet kurrë me disa Mirënjohje që mund të të jepen një ditë mes dritash mes buzëqeshjeve të panumërta të shoqëruara me një gotë vere shampanje. Këtë sfidë njerëzore mentare e ka marrë përsipër dr. Islam Cani për ta bërë në këtë libër. Kodi i Kujtesës së shoqërisë njerëzore në këto libra i dërgon autorët që i bëjnë atonë një hark vitesh shumë më jetëgjatë në kujtesë se ndërtuesët e kalave, të hapjes së rrugëve, të ndërtimit të urave, të hapjes së burimeve në male, të ndërtimit të mullinjve për miellin e bukës së përditshme, etj "


Ishte Porta e parë e një cikli veprash që ai do na i japë njëra pas tjerës. Një lloj kontrate balzakiane do të thoja unë, me lexuesët jo vetëm të Dibrës, por dhe më gjërë, kudo ku flitet shqip e frymohet shqip e mendohet shqip. Një lloj garimi me Balzakun, një garim fisnik se ai nuk merret me Parisin e madh e të zhurmshëm, me Parisin e metrove dhe atë luvrian, me botët njerëzore të të gjithë shtresave, por me Çidhnën e tij. Duket se zoti i ka dhënë një jetë të gjatë dhe kaq prodhimtare në studimet e tij sa ta quajë të qetë veten në të gjithë brezat që do të vijnë në këtë mision të madh nga më të bukurit.


Ishte libri i parë i një cikli që edhe mua, ndonëse nuk jam me rrënjë e degë dibrani, aq më shumë nga Çidhna, e ndjeva veten po kaq dibran e çidhnak sa dhe vetë autori. E libra të tillë të vijnë rrallë në jetë. Madje dhe të bëjnë krenar me veten përtej asaj burravecërie krahinore që na ka përfshirë shumë herë me e pavend në tribuna, në ekrane, për të thënë kudo qoftë dhe me fjalën e shkruar se në x krahinë janë vlerat më të larta të kombit, etj e askund tjetër. etj.
Në profesion në të njëjtën kohë ai është edhe jurist, kimist e të gjitha këto njohuri shkencore, ai i ka përdorur si jo më mirë në librin e tij të parë. E mund të merrte lavdi të përjetshme shkronjore edhe vetëm me atë libër që pati shumë jehonë të madhe në rrethet kulturore, shkencore, pse jo dhe patriotike. Se në të njëjtën kohë atë vepër madhore, ai e kishte ngjizur një jetë të tërë. I kishte dhe i ka të gjitha dobitë që mund të ketë një libër në këtë libromani që na ka përfshirë dhe në shqiptarëve të uritur shumë herë për ballina. Madje ai libër ishte ngjizur me breza të tërë më pare. Jo rastësisht librin ai ia kushton nënës së tij, asaj nëne që e ka edukuar jo vetëm me dashurinë për shkronjën shqipe dhe për shkronjat e të gjithë gjuhëve të botës, por së pari për me dëshirën për të lexuar. Për të kuptuar LIBRIN E KALAVE TË ÇIDHNËS, TË BURIMEVE, TË FJALËVE TË URTA, TË TOPONIMEVE. E të gjitha këto lidhen me vatrën çidhnake. Të atij fshati që me aq argumenta të pakundërshtueshme, mund të quash pa asnjë mëdyshje "Fshati i mbretërve", "Fshati i begatisë", "Fshati i bletëve", "Fshati i Burimeve". Unë do të shtoja sot duke mbyllur së lexuari dorëshkrimin e librit të tij më të ri dhe "fshati i filozofëve, i entografëve, i historianëve." Si mund të quash në 100 vitet e fundit dhe Gjirokastrën atje poshtë në Jug "Qyteti i kadilerëve (gjykatësve)" për nga numri i gjykatësve që ka nxjerrë në këtë shekull.
Libri që po marrin në duar lexuesët, ka një mision shumë fisnik: të tregojë historinë fisnore të Kastriotëve që ka lindur në këtë fshat të njohur të Dibrës dhe që, më tej ka ecur në botë e ka pushtuar "Perandorinë e Kujtesës Kombëtare.".
Ka bërë që të flasin me një zë të fortë cicëronët shumëgjuhësh në të gjithë muzetë e botës që kanë, qoftë dhe një pavion për Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Në traditën botërore të leximit të librave të tillë duhet që të kesh patjetër një laps në dorë. Një mënyrë të tillë leximi dhe studimi doktor Islami, si i thënë shumë njerëz në bashkëbisedimin e përditshëm të tyre, e ka dhe vetë ai. Duke i shtuar dhe lupën që ai e përdor shpesh në mënyrë që të mos i ikë asnjë shenjë sado e vogël që mund të japë gjurmë pasaktësie në atë që lexon, që shënon, që nënvizon. Një laps për të veçuar argumentet. Nje fakt që të zgjon natyrshëm emocionet që të rrjedhin në këtë libër aq natyrshëm. Emocionet që të jep fitimitari i një beteje të bukur, të madhe, të gjatë, në kohë e në vargan libror që më tej të bëhen "brumë" për këtë Libër jete si mund ta quajmë atë.


Duke e parë në këtë kënd të veçantë, libri duket se është një betejë e fituar me të gjithë. Jo me atë brutalitetin e atij që flet me zë të lartë e jo me qetësinë e një të maturi, me qetësinë e atij që nuk ka nevojë që të jetë i tillë, të jetë Grafoman nëse do të përdorja një term klasik të në njeriu që shkruan e nuk di se ç'shkruan.
Vetë motoja e librit të tij, ose motivi si thuhet profesionalisht në letërsi kur duam të themi shtysën e shkrimit dhe të botimit të librit është një thënie që ai e ka vënë që në hyrje të tij "Njeriu pa dijeni për të kaluarën, është si druri pa rrënjë" e më tej ai, duke gjetur simbolikën e Kastriotëve si fis dhe të jetës dhe bëmave të Skënderbeut, thotë se "Dashuria për atdheun është mbi gjithçka. Njerëzit njësohen me veprat e tyre dhe kurrë nuk harrohen."
O ju lexues të këtij libri, pasi ta keni shuar kureshtjen për ato që shkruhen mes sa sa e sa citimeve të marra nga libra, enciklopedive, fjalorëve dhe shumë pak nga gojëdhënat që gjithsesi janë Libri i hapur i së vërtetës kur mungonte shkronja e shkruar, vëreni një çast burimet që e ushqejnë të vërtetën e këtij libri!!!! O. unë nuk jam dorëzanë për të atë Gjyq të së Vërtetës që ka marrë përsipër që të tregojë autori që nganjëherë ka pak laookontizëm me veten!
Më duhet sot që të them një të vërtetë që e prekim të gjithë kur e marrim këtë libër në duar. Për të vërtetuar origjinën e Kastriotëve të Çidhnës si një kryekastriolog ai ka shfletuar fjalorë të panumërt vendas dhe të huaj, si ai latinsht-shqip, latinisht-anglisht, Fjalorin e Mitlogjisë, atë të Gjuhës së Sotme Shqipe, Fjalorin Shpjegues të Termave të Historisë, Fjalorin italisht-shqip, atë të Arkeologjisë, Fjalorin Enciklopedik. botimet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ka thirrur në ndihmë si "Komandant" i vërtetë të gjithë ata që kanë shkruar për Dibrën e për Çidhnën. Dhe nuk janë pak, autorë të huaj e shqiptarë. Është një listë e gjatë. Dhe, si për çudi, ështa maja e studiuesve shqiptarë që jetojnë ose nuk jetojnë. Në listën e studiuesve shqiptarë janë Kristo Frashëri, Eqerem Çabej, Naim Frashëri, Aristidh Kola, Marin Barleti, Aleksandër Xhuvani, Xhevat Lloshi, Shtjefën Gjeçovi, Dhimitër Pilika, Mateo Aref, Muharrem Abazi, Fatos Daci, Hysen Dërvishi, Ardit Miti, Eglantina Serjani, Luan Godo, Gjetë Ndoj, Jaho Brahaj, Skënder Anamali, Frano Prendi, Muzafer Korkuti, etj. Në listën e gjatë të studiuesve të huaj janë Enco Gati, Paolo Petta, Robert D'angely, Milan Shufllaj, Nikos Styllos, Xhuzepe Skiroi, etj. Një sy naiv, por edhe pak dashakeq, mund të shtrojë një pyetje kur sheh këtë listë të gjatë referuesësh që i përkasin vetem një fshati, madje vetëm një argumenti se disa të tilla që lidhen me Çidhnën ai i ka trajtuar më parë: "Çfarë i bashkon këta njerëz që i përkasin profesioneve të ndryshëm në studimet e tyre si: arkeologë, hartografë, gjeografë, gjuhëtarë, filozofë, historianë, poetë, kronikanë, gazetarë, etj?" E thjeshtë. Ai ka marrë të gjithë listë studiuesësh dhe i ka përdorur për të argumetuar këtë tezë duke e bërë garën me veten dhe të tjerët gati ta pakalueshme dhe plotësisht të fituar nga çdo studiues tjetër. Ose për të thënë se të duhet se tërë këta studiues shqitarë e të huaj kanë shpenzuar kaq shumë kohë dhe që doktori i ka mbledhur dhe i ka vënë në radhë të gjykimit të tij shumë të qartë, të saktë.


E duke e parë në atë sfidë të palodhshmërisë këtë libër, do të thoja se ai ka brenda çdo fjale, argumenti në çdo rresht Motivin e Bletës. Bletologët e botës kanë thënë brenda tërë atyre të dhënave që mban jeta dhe aktivititetin e tyre një thënie paksa hyjnore dhe njërën që lidhet me punë e tyre ka të dobishme për njerëzit. E para është se bleta është njëra nga dy gjërat që zoti u ka dërguar njerëzve. I pari është besimi për ta pastruar shpirtërisht njeriun dhe e dyta është bleta që e shëron atë nga të gjithë sëmundjet trupore. E vetëm për të bërë një kilogram mjaltë, asaj i duhet që të shkojë në të paktën dy milion lule e të thithë nektarin e tyre.
Një nga pikat më të forta të këtij libri është pikërisht kjo punë madhe që ai ka bërë. Libri tashmë është pasuri kulturore jo vetëm e çidhnakëve dhe e studiuesve që janë marrë e do të merren me të, por edhe të mbarë kulturës sonë kombëtare, e kastriologëve që do të jenë të shumë më tepër në numër edhe më tutje në Shqipëri dhe në gjithë vendet e botës. Nuk është rastësi që mjaft burime dokumentare autori i ka marrë dhe nga burime studimore amerikane. E për këtë duhet falenderuar urtaku i papërsëritshëm në pasionin e mbledhjes së të dhënave, dibrani, çidhnaku i përjetshëm që jeton me historinë dhe emocionet e këtij fshati kaq të mbarë, të çuditshëm dhe që është bërë të paktën në 500 vitet e fundit një lloj semafori historie për mbarë kombin tonë.




Rrahman Parllaku

Kryetari i OBVL-së,
(gjeneral-lejtnant në
pension, Hero i Popullit)


 

Arkiva e gazetes