l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Veprimtaria e OBVL

 

Organizata  e Bashkuar e Veteraneve te Luftes NACÇl (OBVL)
                                                     K r y e s i a

                                                                                        

                                                   DEKLARATE

        Organizata  e Bashkuar e Veteraneve te Luftes Nacionalçlirimtare (OBVL) shpreh indinjatën e saj për vendimin e fundit të qeverisë shqiptare lidhur me ndryshimin e destinacionit të Qendrës Kulturore te Ushtrisë.
      

Ne e konsiderojmë absurd këtë vendim për faktin se nuk ka asnjë vend anëtar të NATO-s që të mos ketë një Qendër Kulturore  të Forcave të Armatosura, ku struktura të ushtrisë, vetëranë dhe ish ushtarakë të mund të kryejnë aktivitetet e tyre.

     Disa anëtarë të OBVL, ish ushatarakë të karrierës kanë përjetuar kohën kur ish Shtëpia Qëndrore e Ushtrisë (sot selia e Ministrisë së Kulturës) iu dha Lidhjes së Shkrimtareve, ndërsa u miratua vendi ku u ndërtua Qendra aktuale Kulturore e Forcave tona të Armatosura. Ata mbajnë mend se si me punën vullnetare të ushtarakëve të të gjitha niveleve u ndërtua SHQUP-i dhe për dekada të tëra ajo u shërbeu brezave të ushtarakëve për aktivitete të ndryshme.

     Ne mbështesim protestën e ligjëshmë të organizatave të ushtarakëve të liruar e në pension dhe ngremë zërin tonë për anullimin e këtij vendimi.

                                                                                       KRYESIA E OBVL
                                                                                          KRYETARI
                                                                                    RRAHMAN  PARLLAKU
                                                                            Gjeneral-lejtnënt në pension, Hero i Popullit

 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes