l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Veprimtaria e OBVL

 

Me rastin e 70-vjetorit të Konferencës së Parë themeluese të Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës


Konferenca e Bujanit i njohu popullit të Kosovës të drejtën e vetëvendosjes

• Kryesia e Shoqatës së Veteranëve të LANÇ të Kosovës ka vendosur që, në dhjetor të vitit 2013, ta shënojë me një Tryezë Shkencore këtë përvjetor të rëndësishëm të historisë së popullit të Kosovës e të shqiptarëve të Kosovës dhe të kombit shqiptar në përgjithësi. Këtë Konferencë do ta nderojë me prezencën e tij dhe me me një fjalë përshëndetëse, kryetari i OBVL, Rrahman Parllaku gjeneral-lejtnant (në pension), Hero i Popullit.

Më 31 dhjetor 2013 bëhen 70 vjet nga dita kur në fshatin Bujan të Malësisë së Gjakovës, është mbajtur Konferenca themeluese e Këshillit Nacionalçlirimtar për Kosovë e Rrafsh të Dukagjinit. Në këtë Konferencë, të mbajtur në kohën e luftës dhe në territor të çliruar, është miratuar Rezoluta me të cilën popullit të Kosovës i njihet e drejta e vetëvendosjes për fatin e vet në bazë të pjesëmarrjes aktive në Luftën Nacionalçlirimtare në anën Aleancës së Bllokut Antifashist..

Shoqata e Veteranëve të LANÇ të Kosovës tërë aktivitetin e vet gjatë këtij viti e ka zhvilluar në shenjë të këtij përvjetori. Në këtë kuadër Kryesia e Shoqatës së Veteranëve të LANÇ të Kosovës ka vendosur që, në dhjetor të vitit 2013, ta shënojë me një Tryezë Shkencore këtë përvjetor të rëndësishëm të historisë së popullit të Kosovës e të shqiptarëve të Kosovës dhe të kombit shqiptar në përgjithësi.

Kryesia e Shoqatës të Veteranëve të LANÇ të Kosovës ka kontaktuar prof. dr. Jakup Krasniqin, kryetar i Kuvendit të Kosovës, që të marrë patronazhin e Tryezës (Konferencës) ose edhe të krejt manifestimit. Ndërkohë, kjo kryesi ka kërkuar që edhe Shteti Shqiptar të marrë pjesë në ndonjë mënyrë në këtë eveniment të rëndësishëm për kombin tonë. Për këtë dhe për aktivitete të tjera, që mund të mbahen në shenjë të këtij përvjetori, Shoqata e Veteranëve të LANÇ të Kosovës ka formuar këshillin organizativ dhe këshillin redaktues – të përkohshëm.

Është përgatitur një listë e tezave për punimet që do të lexoheshin deri nga 10 minuta në Tryezë ose Konferencë, por që mund të jenë të punuara edhe në hapësirë më të madhe për në rast se botohen në ndonjë libër, revistë apo formë tjetër. Ndërkohë, anëtari i Këshillit Redaktues, akademik Jusuf Bajraktari, ka siguruar pjesëmarrjen e punëtorëve shkencorë të Tiranës: Prof. dr.Ana Lalaj, e cila do të paraqitej me temën: Rivlerësim për Konferencën e Bujanit; dhe akademik Marenglen Verli me temën: Konferenca e Bujanit – moment kulmor në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Ndërkaq, akademik Beqir Metaj ka deklaruar se do të vinte për të përshëndeturr, por pa temë.

Këtë Konferencë do ta nderojë me prezencën e tij dhe me me një fjalë përshëndetëse, kryetari i OBVL, Rrahman Parllaku gjeneral-lejtnant (në pension), Hero i Popullit.

 



Rrahman Parllaku

Kryetari i OBVL-së,
(gjeneral-lejtnant në
pension, Hero i Popullit)


 

Arkiva e gazetes